-
Vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos! Gazetarja Rista për Report Tv: Dyshohet se urdhri u dha nga një grup kriminal shqiptar
Gazetarja Katerina Rista u shpreh se prej 6 muajsh, disa persona kanë tentuar ta vrasin Jani Aliajn në burg dhe se ngjarja nuk u parandalua nga autoritetet. Sipas Ristës, nuk përjashtohet mundësia që urdhri për ekzekutimin e Aliajt të jetë dhënë nga një grup kriminal shqiptar.
20 Janar, 17:41 -
Pas ligjit për të huajt, e ardhmja e arsimit dhe shëndetësisë serbe në Kosovë e paqartë
Ai thotë se Ligji për të huajt në opinionin publik perceptohet si një “mekanizëm potencial anashkalues”, përmes të cilit Qeveria e Kosovës mund të nisë mbylljen e institucioneve terciare të arsimit dhe të shëndetësisë.
20 Janar, 17:26 -
Balla takim me ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian
Në fokus të takimit ishte agjenda e ngjeshur ligjvënëse e këtij sesioni, ku parashikohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh, si edhe avancimi i dy reformave të rëndësishme, Reformës Zgjedhore dhe Reformës Territoriale.
20 Janar, 17:15 -
-
Belina Bedini: Përse të rinjtë nuk marrin pjesë në politikë?
Që të bëhesh votues duhet që të jesh i socializuar me politikën. Kjo do të thotë që në jetën e një qytetari, të ndodhë një proces ku zhvillohen vlerat, idetë, sjelljet dhe perceptimet mbi atë që është e drejtë dhe e gabuar, mbi të mirën e përbashkët dhe vendimmarrjen politike në funksion të kësaj të mire
20 Janar, 16:40 -
Normandy Index 2025: Kosova dhe Shqipëria lidere për sigurinë strategjike në Ballkanin Perëndimor
Kosova dhe Shqipëria janë dy vendet e Ballkanit Perëndimor me nivelin më të ulët të kërcënimeve dhe rreziqeve strategjike ndaj paqes dhe demokracisë. Sipas Indeksit Normandy 2025, të dy vendet lënë pas Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë
20 Janar, 16:33 -
Europa përballë Trump-it: A duhet të përdorë forcën për të mbrojtur Groenlandën?
Disa europianë duan të kundërpërgjigjen me një luftë tregtare. Të tjerë duan të godasin industrinë amerikane të teknologjisë. Dhe disa ligjvënës në Britani dhe Gjermani madje kanë shqyrtuar opsionin për bojkotimin e Kupës së Botës FIFA këtë verë, e cila organizohet pjesërisht në SHBA.
20 Janar, 16:23 -
Seanca në Kushtetuese për rritjen e pagave të gjyqtarëve, Rama: Farsë e paimagjinueshme! Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëzie
Gjyqtarët kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve ligjore që u bënë për pagën e tyre në vitin 2023 nga qeveria, e cila zbatoi kështu vendimin e një viti më herët të Kushtetutës dhe përcaktoi se rroga e gjyqtarëve do të ishte sa 36% e pagës së Presidentit.
20 Janar, 16:19 -
Fitim Zekthi: Ftesa për Ramën nga SHBA dhe konspiracionizmi që mund ta shkatërrojë PD-në
Ajo që nuk e lejon kurrë një parti apo një organizatë të reflektojë, të shohë veten, të ndryshojë, është konspiracionizmi: shpjegimi i botës dhe i vetes, shpjegimi i gjendjes së vet dhe i zhvillimeve politike, ndërtimi i strategjisë së mbijetesës dhe fitores me anë të konspiracionit.
20 Janar, 16:02 -
Macron në Forumin Ekonomik të Davosit: Tarifat doganore të Trump të papranueshme, po përdoren si mjet për të bërë presion për çështjen e Groenlandës
Emmanuel Macron i cilësoi si të papranueshme tarifat doganore të presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj vendeve të cilat kanë dërguar trupa ushtarake në Groenlandë. Sipas Macron, tarifat po përdoren nga Trump si një mjet për të bërë presion për çështjen e Groenlandës, teksa shtoi se Evropa i kushton rëndësi të madhe sovranitetit dhe rregullave ndërkombëtare
20 Janar, 15:58 -
'Media Hub', Kuvendi projekt për një televizion të vetin me 500 mijë € investim në 2026: Transmetime live, kronika, intervista
Kuvendi i Shqipërisë parashikon të hapë një kanal televiziv, ku redaksia të bëjë lajme dhe intervista mbi punën e parlamentit. Dhoma mediatike do t’i kushtojë buxhetit 500 mijë euro gjatë vitit 2026.
20 Janar, 15:51 -
‘Më falsifikuan firmën’, Veliaj kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: S’kam marrë dijeni në qeli për një vendim të Apelit të GJKKO-së, nuk e kam nënshkruar unë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, depozitoi një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për falsifikim dokumentesh. Veliaj pretendon se në një vendim të marrë në mungesë të tij dhe avokatit nga Apeli i Posacëm, është edhe firma e tij sikur ka marrë dijeni për vendimin. Mungesa e njoftimit për këtë vendim gjyqësor, thekson kryebashkiaku, ka bërë që të digjen afatet ligjore për ta ankimuar atë në Gjykatën e lartë.
20 Janar, 15:39 -
-
Ligjet ‘OK’ aktit normativ të buxhetit 2025, Malaj: 150 mln euro në llogarinë e pensioneve, do përdoret për skemën e re!
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe Administratës Publike, ministri i Financave Petrit Malaj prezantoi në mënyrë të zgjeruar Aktin Normativ nr.11 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2024 ‘Për buxhetin e vitit 2025’”, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje të domosdoshme për mbylljen e vitit buxhetor dhe ruajtjen e ekuilibrave fiskalë.
20 Janar, 15:22 -
-
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin
Më 18 dhjetor të vitit të kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump e ka firmosur ligjin e ashtuquajtur Akti për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili, mes tjerash përcakton se SHBA-ja nuk mbështet asnjë politikë që synon ndryshimin e kufijve në Ballkan përgjatë vijave etnike.
20 Janar, 15:15 -
Në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar për vrasjen e ish-snajperistit në vitin 2019, Armando Marku vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës
Armando Marku ishte shpallur në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar, pasi akuzohej për vrasje. Sipas autoriteteve të huaja, i riu ishte nën akuzë për vrasjen e ish-snajperistit në Hartlepool në vitin 2019.
20 Janar, 15:14 -
Champions League dhe gjithë kampionatet elitare të futbollit, bashkohen në ekranin e DigitAlb
Viti 2026 ka nisur i magjishëm në DigitAlb, që si asnjëherë më parë e askush në botë sjell paketën më të plotë sportive. Kampionatet më elitare dhe komepticionet më të rëndësishëm në kontinent vijnë ditë pas dite në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve me një maratonë transmetimi që nuk ndal për asnjë moment, në 15 kanale të dedikuara për sportin.
20 Janar, 15:07 -
Blackout-i në Tiranë/ Gjeneratori i QSUT nuk funksionoi, Reanimacioni 30 minuta pa energji! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën
Jeta e asnjë të sëmuri nuk u cenua nga ndërprerja e energjisë elektrike në reanimacionin qendror në QSUT, tha shefi i shërbimit Krenar Lilaj. Ai sqaroi se pas defektit që preku disa zona të Tiranës mbrëmjen e së hënës, pajisjet respiratore që mbanin në jetë 9 pacientë, nuk u fikën në asnjë moment, pasi kanë bateri që rezistojnë deri në disa orë. Për 30 minuta godina mbeti në terr, pasi gjeneratori nuk u vu në punë. Prej shtatorit të 2025-ës, ka përfunduar shërbimi i mirëmbajtjes.
20 Janar, 14:59 -
Anglia i thotë ‘po’ planeve të Kinës për të ndërtuar ambasadën gjigande në Londër
Ambasada e re do të jetë në një zonë shumë të privilegjuar të Londrës e cila ‘rrihet’ nga shumë kabllo fibrash optike që përçojnë të dhëna shumë sensitive, duke rritur frikën se mund të përdoren nga Kina për tu infiltruar në sistemin financiar të Mbretërisë së Bashkuar.
20 Janar, 14:56 -
KLGJ do vendosë për fatin e saj, kush është Irena Gjoka, gjyqtarja e dosjeve të bujshme ndaj politikanëve! 32 vite në drejtësi
Disa prej dosjeve më të bujshme, kryesisht ndaj politikanëve, janë gjykuar në GJKKO nga Irena Gjoka. Nga dënimi i Fredi Belerit, masat ndaj Berishës e dhëndrit Malltezi, procesi ndaj Fatmir Mediut e deri te çifti Meta-Kryemadhi dhe ish-ministri Beqja kanë qenë apo janë në dorën e gjyqtares, fati i së cilës varet nga KLGJ nëse do të jetë apo jo në sistemin e drejtësisë.
20 Janar, 14:36