-
45 mijë familje gjermane pa drita! Radikalët e majtë marrin përsipër sulmin në rrjetin energjitik të Berlinit
Grupi Vulkangruppe deklaroi se synimi ishte “t’u pritej energjia klasave sunduese” duke e lidhur sulmin me krizën klimatike dhe konsumin e madh të energjisë nga qendrat e të dhënave për inteligjencën artificiale.
4 Janar, 17:56 -
PAMJET ME DRON/ Sërish radhë kilometrike në aksin Elbasan - Bradashesh, makinat u bllokuan për disa orë! Shkak edhe punimet në rrugë
Shkak për krijimin e radhëve të gjata janë bërë dhe punimet që po kryhen për zgjerimin e rrugës në aksin Librazhd - Fushë Labinot. Fluksi i lartë i automjeteve përveç festave, lidhet dhe me rikthimin në punë për vitin 2026 ditën e nesërme.
4 Janar, 17:29 -
Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Qeveria e re formohet pas certifikimit të rezultateve, me opozitën bashkëpunim për marrëveshjet urgjente
Kryeministri në detyrë, partia e të cilit mori mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, nënvizon se Kosova nuk duhet të vonohet më në përfitimin e rreth 880 milionë eurove nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, si dhe 90 milionë eurove mbështetje buxhetore nga Banka Botërore.
4 Janar, 17:23 -
-
A do e rikthejë 2026 'shkëlqimin e valutave'? Kursi i këmbimit dhe i dollarit si 'përrallë nga e kaluara', prej zhvlerësimit me 30% në raport me lekun
Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro në 2025-ën është këmbyer me rreth 2% më pak se në 2024-ën, dhe i njëjti trend i luhatur pritet të vijojë edhe përgjatë vitit 2026.
4 Janar, 17:19 -
Prapaskenat e operacionit amerikan në Venezuelë, droni ‘Bisha e Kandaharit’, hipotezat për ‘tradhtinë’ nga zëvendësja e Maduros (dhe fotot e Trump pa ‘mbrojtje’)
Dalin detaje të reja rreth Operacionit Absolute Resolve për kapjen e Maduros nga SHBA-të. Amerikanët përdorën një numër të madh sistemesh, më të mirat e arsenalit të tyre. Dhe u rishfaq RQ-170 Sentinel, droni i zbulimit i njohur si Bisha e Kandaharit.
4 Janar, 17:08 -
-
Pas Venezuelës, Groenlanda? Danimarka në alarm! Trump përforcon dyshimet: Na duhet për mbrojtjen! Kryeministrja Frederiksen: Mjaft me kërcënime
Në një intervistë për revistën The Atlantic, Trump u shpreh se u takon të tjerëve të nxjerrin konkluzione mbi lidhjen mes operacionit në Venezuelë dhe Groenlandës, duke shtuar se SHBA “ka nevojë absolute” për ishullin për arsye mbrojtjeje.
4 Janar, 16:42 -
Pas sulmit të Trump, Venezuela në duar të një gruaje! Dilema nëse Rodríguez do t’i ‘nënshtrohet’ SHBA-së
Arrestimi i Maduros ishte mahnitës për Trump, por Venezuela do të vijojë të qeveriset nga besnikët e tij. Gjykata i kaloi të gjitha fuqitë zv/presidentes Delcy Rodriguez, anëtare e lëvizjes politike të themeluar nga Hugo Chavez dhe vijuar nga Maduro. Megjithëse SHBA-të morën pushtetin në Venezuelë, udhëheqja amerikane lë të hapur mundësinë e dialogut që zv/ presidentja të qëndrojë në pushtet në marrëveshje me Uashingtonin
4 Janar, 16:41 -
-
I cilësuar i neveritshëm, ç’duhet të dini për burgun ku po mbahet Maduro! New York Times: Ai refuzoi ultimatumin e Trump për të marrë azil në Turqi
Pas operacionit të SHBA-së në Venezulë një ditë më parë Maduro, është transferuar nga jeta e tij luksoze në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit (MDC) në Brooklyn
4 Janar, 16:22 -
-
Kush është tani në krye të Venezuelës dhe çfarë pritet të ndodh më pas?
Dyshja u transportuan më pas në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit, një strukturë federale në Brooklyn. Zyrtarët amerikanë kanë treguar se sulmet ajrore rreth Karakasit u përdorën si mbulesë për operacionin e nxjerrjes.
4 Janar, 15:51 -
Kush është Delcy Rodríguez, juristja që mori frerët e pushtetit në Venezuelë me bekimin e amerikanëve
Delcy Rodriguez ishte një nga figurat më të pushtetshme në qeverinë e Maduros në Venezuelë. Ajo ka marrë komandën e vendit me bekimin e amerikanëve dhe pritet të forcojë bashkëpunimin me Washingtonin.
4 Janar, 15:51 -
Maduro është rrëzuar, por aleatët e tij kryesorë ende e mbajnë pushtetin në Venezuelë
Për më shumë se 10 vjet, pushteti i vërtetë në Venezuelë është mbajtur nga një rreth i vogël zyrtarësh të lartë. Megjithatë, analistët dhe zyrtarët thonë se sistemi varet nga një rrjet i gjerë besnikësh dhe organesh të drejtësisë, i ushqyer nga korrupsioni dhe mbikëqyrja.
4 Janar, 14:09 -
Ish-ministri Beqaj kritika drejtësisë: Të paraburgosurit po gjykohen pa e lexuar dosjen
Pas kërkesave të shumta në gjykatë, ish-ministri Ilir Beqaj reagoi edhe publikisht duke ngritur shqetësimin për mungesën e aksesit të të paraburgosurve në dosjet mbi të cilat është ngritur procesi ndaj tyre. Ish-ministri i Shëndetësisë, thekson se proceset në Gjykatën e Posaçme po zhvillohen mbi mijëra faqe që SPAK ia ka dorëzuar në mënyrë elektronike avokatëve, por që vetë të pandehurit, nuk mundet t’i lexojnë në ambientet e paraburgimit.
4 Janar, 13:59 -
Brizida Gjikondi: Shqipëria ose pushteti banal i së keqes!
Lufta dinake por edhe frontale që tashmë ka filluar kundër Prokurorëve të SPAK na kujton rrëfimin e librit të Gjenezës për Sodomën dhe Gomorrën, kur dy engjej paralajmërues vajtën në Sodoma dhe u rrethuan dhe sulmuan nga mëkatarët e atij qyteti.
4 Janar, 13:55 -
Vuçiç kundër SHBA-së për arrestimin e Maduros, i trembet aleancës Shqipëri-Kosovë-Kroaci: Kërcënim për sigurinë, dyfishojmë kapacitetet ushtarake
Pas ngjarjeve në Venezuelë, presidenti Aleksandër Vuçiç shprehu shqetësim për aleancën ushtarake të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes të cilën e konsideroi si kërcënim për sigurinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.
4 Janar, 13:53 -
-
100 mijë dollarë për çdo dergesë kokaine, si u përfshi Zonja e Parë e Venezuelës në trafikun e drogës!
Cilia Flores, bashkëshortja e presidentit venezuelian Nicolás Maduro, përballet me akuza të rënda nga prokurorët amerikanë, të cilët e lidhin atë drejtpërdrejt me skema ryshfeti dhe lehtësim të trafikut ndërkombëtar të drogës.
4 Janar, 12:27 -
Dëmtimi i kabllove nënujorë të telekomunikacionit, Finlanda publikon pamjet kur forcat ushtarake ndalojnë anijen ruse! Qëllim sabotimi i lidhjes me Estoninë
Kjo anije mallrash me flamur të Shën Vincentit dhe Grenadineve, kishte hedhur spirancën në ujërat e Finlandës ndërsa dëmtimi ishte shkaktuar në territorin e Estonisë.
4 Janar, 11:55