-
-
Projekti i Kushner në Serbi, New York Times: Ligjvënësit serbë votojnë për hotelin luksoz të Trump në vendin historik të bombardimeve
Ligji i ri anashkalon të gjitha rregulloret ekzistuese që përcaktonin përdorimin e kompleksit, përfshirë mbrojtjen si trashëgimi kulturore e Serbisë. Legjislacioni u hartua përmes një procedure kushtetuese të jashtëzakonshme, që sipas ekspertëve, ishte menduar të përdorej vetëm në raste ekstreme.
7 Nëntor 2025, 19:33 -
Misteri rus në Detin e Kuq/ Pse Moska po ndihmon Houthët kundër Perëndimit (dhe gjithashtu po sulmon Italinë)
Vetëm një gjë ka mbetur e pandryshuar në muajt e fundit: Deti i Kuq, ku milicitë Houthi, me sulmet e tyre, kanë ndaluar tregtinë. Kush vazhdon t'i furnizojë ata me armë? Dhe cila është strategjia e tyre?
7 Nëntor 2025, 18:39 -
-
3 superndeshje në një fundjavë, pasion i çmendur në Serie A
Në një sezon ku duket se gara për titull do të vazhdojë deri në ndeshjen e fundit dhe do të jetë krejtësisht e paparashikueshme, për kënaqësinë e të gjithë tifozëve, raundi i 11-të që luhet këtë fundjavë do të sjellë 3 supersfida përcaktuese.
7 Nëntor 2025, 17:37 -
-
Kuvendi i Serbisë miraton ndërtimin e hotelit të dhëndrit të Trump në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm
Njëqind e tridhjetë deputetë votuan për këtë ligj, ndërsa 40 ishin kundër. Gjithashtu, Kuvendi serb e miratoi edhe një propozim për të përcaktuar ekzistencën e arsyeve veçanërisht të arsyeshme që ligji të hyjë në fuqi më herët se dita e tetë nga data e publikimit.
7 Nëntor 2025, 17:34 -
Paqja fiskale/ Nga fshirja e mbi 1 mld euro detyrime tek marrëveshja për tatimin mbi fitimin, si do të funksionojë ‘amnistia’?
Projektligji i hartuar nga Ministria e Financave për “Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, sqaron se përfitues do të jenë të gjitha bizneset e mëdha, që nuk përfitojnë nga normat e reduktuara tatimore, kanë detyrime të papaguara, janë të dënuar me vendim të formës së prerë dhe janë subjekt hetimi nga administrata tatimore.
7 Nëntor 2025, 17:25 -
Arrestimi i bujshëm i këngëtares shqiptare në Zvicër, skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës!
Rasti i këngëtares çon drejt e në mes të botës së klubeve të Ballkanit. Ka dhjetëra të tillë në Zvicrën qendrore, dhe të gjithë funksionojnë sipas të njëjtit koncept: Balkan beats, koncerte dhe valltare.
7 Nëntor 2025, 17:09 -
-
Kuvendi i Serbisë miraton ndërtimin e hotelit të Kushnerit në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm
Kuvendi i Serbisë e ka miratuar të premten një ligj të posaçëm për shembjen e godinës së bombarduar të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave në qendër të Beogradit, për t’i hapur rrugën ndërtimit të një hoteli luksoz nga Jared Kushner - dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump.
7 Nëntor 2025, 16:38 -
Berisha sulmoi Gonzaton, KE për Report Tv: Ligji i barazisë gjinore s'ka të bëjë me agjenda personale, hap kyç drejt anëtarësimit
Komisioni Evropian ka reaguar për Report Tv për miratimin e ligjit për Barazinë Gjinore: Kjo është një tjetër shenjë e përkushtimit të Shqipërisë për të zbatuar reformat kyçe në kuadër të anëtarësimit në BE.
7 Nëntor 2025, 16:15 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Akuzohen për shitblerje votash në Kurbin për llogari të PS, SPAK dërgon për gjykim 3 persona (EMRAT)
Sipas SPAK, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, premtuan, ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik, Partia Socialiste.
7 Nëntor 2025, 16:05 -
-
-
Rusia ‘kërcënon’ sërish, Putin prodhon nëndetësen e rrezikshme bërthamore
Ekspertët e industrisë së transportit detar thonë se nëndetësja do të drejtohet nga një ekuipazh prej rreth 100 vetash, do të ketë një rreze qitjeje praktikisht të pakufizuar dhe do të qëndrojë nën ujë për muaj të tërë pa dalë në sipërfaqe.
7 Nëntor 2025, 15:39 -
Projektbuxheti/ Qeveria parashikon rritje ekonomike 3.9%, turizmi e ndërtimi me ndikimin më të madh! GDP në 2026-n shkon 28.3 mld euro
Prodhimi Kombëtar i Shqipërisë pritet të arrijë në 28.3 miliardë euro në fund të vitit 2026, duke u rritur me gati 1.4 miliardë euro në raport me vitin 2025. Në relacionin e projektbuxhetit thuhet se kontributin kryesor në rritjen ekonomike do ta ketë turizmi e ndërtimi, ndërsa bujqësia dhe industria do japin efekt minimal.
7 Nëntor 2025, 15:35 -
-
Autor i disa grabitjeve në Elbasan, arrestohet 31-vjeçari! Sendet e vjedhura i fshihte në lokal
31-vjeçari i identifikuar me inicialet Xh. M., u denoncua ditën e djeshme nga pronari i shtëpisë që kishte grabitur më datë 19 tetor, kohë kur në shtëpi nuk ndodhej askush. Ai ka vjedhur gjithashtu disa materiale në një magazinë në lagjen “Katund i Ri”.
7 Nëntor 2025, 15:02 -
Ekskluzive/ Shkodra “strehë” e kanabisit. Kultivon 87% të totalit të zbuluar në gjithë vendin (Korça vetëm 4 fidanë)
Nga janari deri në ditët e para të nëntorit, mbi 213 mijë rrënjë kanabisi janë asgjësuar në Shqipëri. Shifrat kanë rënie me mbi 30% krahasuar me vjet. Shkodra më problematikja: 87% e totalit të zbuluar në gjithë vendin i përket këtij qarku. Sipas shifrave që Report Tv siguron, të paktën 182 persona janë identifikuar të implikuar në kultivimin e kanabisit.
7 Nëntor 2025, 15:02 -
‘Daily Mail’: Britanikët po preferojnë Shqipërinë më shumë sesa Spanjën për të kaluar pushimet për shkak të kostove më të ulëta
Shqipëria përmendet si një nga vendet që ofron pushime në plazh me kosto shumë më të ulët krahasuar me destinacionet tradicionale të Evropës Perëndimore si Spanja.
7 Nëntor 2025, 15:00