-
-
Çfarë thuhet në aktakuzën për Banjskën?
Aktakuza që ngriti Prokuroria Speciale e Kosovës kundër 45 personave për sulmin e armatosur në Banjskë, i ngarkon shumicën e tyre për kryerje të terrorizmit dhe të veprave të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës
12 Shtator 2024, 23:56 -
'Lum' kërkesash për të punuar në BE! EUROSTAT: BE dha 75 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në 2023
Ritmet e emigracionit të shtetasve shqiptare në vendet e Bashkimit Europian janë përshpejtuar vitet e fundit dhe kjo reflektohet në numrin e lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna nga shtetet e BE-së.
12 Shtator 2024, 21:52 -
SHBA stërvit trupa elitë për të ndihmuar Tajvanin nga Kina: Po trajnohet njësia që vrau Osama bin Ladenin në 2011-n
Financial Times ka zbuluar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej kohësh po stërvitin trupa ushtarake elitare që t’i vijnë në ndihmë Tajvanit, në rast se do të pushtohet nga Kina.
12 Shtator 2024, 21:10 -
-
'KMSH pronari i dytë më i madh pas shtetit', publicisti: Në 30 vite sekti gylenist që e drejton ka abuzuar me pronat! Ende nuk dihet kur do hapet 'Namazgjaja'
Problemi me pronat e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u diskutua këtë pasdite me publicistin Florian Arapi, i cili në Studio Live akuzoi KMSH se e udhëhequr nga një sekt gulenistësh po shet pronat e komunitetit pa bërë transparencë. Kjo ka krijuar edhe vonesën e hapjes së xhamisë së Namazgjasë në kryeqytet, që ende nuk ka një datë.
12 Shtator 2024, 19:42 -
Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Gjergj Kastrioti’ në Lezhë! Në inaugurim të pranishëm zyrtarja e lartë e OKB-së dhe ambasadori i BE
Shkolla ‘Gjergj Kastrioti’ në Lezhë, rindërtuar me fondet e BE-së u inaugurua sot në një ceremoni ku mori pjesë dhe zyrtarja e lartë e OKB-së, Živković, e cila gjendet për vizitë zyrtare në vendin tonë
12 Shtator 2024, 18:50 -
-
-
-
Debate në Kuvend për drejtorin e Policisë së Shkodrës/ Bardhi lexon kodet e SKY ECC: E emëroi krimi! Ministri: Bisedat janë të 2021, u emërua në 2023! Reagon Sulaj: E padis
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ngriti akuza të forta ditën e sotme në seancën parlamentare, duke artikuluar disa biseda sekrete dhe të koduara nga platforma SKY ECC, të kapura nga partnerët ligjzbatues europianë.
12 Shtator 2024, 15:04 -
Ekspertët e tragjedisë së Gërdecit i përgjigjen pyetjeve të Mediut
Në një seancë maratonë të mërkurën më 11 shtator për çështjen penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ekspertët që kanë hartuar akti-ekspertimin financiar për tragjedinë e Gërdecit iu përgjigjën një liste të gjatë pyetjesh të drejtuara nga Mediu dhe avokatët e tij mbrojtës
12 Shtator 2024, 13:59 -
Dosja ‘Partizani’/ Dëshmia e Fatmir Bektashit në 2023 në SPAK: Malltezi dhe Begeja pronarë me 60% të aksioneve te ‘Homeplan’ pavarësisht se prej tyre nuk u dha asnjë lekë
Xhimi Begeja, aktualisht me statusin e biznesmenit si ortak dhe trashëgimtar me Jamarbër Malltezin në dosjen “Partizani” që po heton SPAK, nuk është emër i panjohur.
12 Shtator 2024, 13:08 -
-
Protestat në Thumanë-Kashar/ PD: Projekti u ndryshua për llogari të 'Gener 2'! Qeveria: Do të ndërtohet një nyje e dedikuar në hyrje të Thumanës! Provizorisht do të hapet mbikalimi i Gramzës
Banorët e Thumanës do marrin zgjidhje përfundimtare për të pasur akses në autostradën Thumanë-Kashar vetëm pasi të ndërtohet loti tjetër i këtij korridori, nga Miloti në Thumanë, për të cilin ende nuk është firmosur kontrata me të njëjtën kompani që ndërtoi edhe autostradën, Gener 2. Zv.kryeministrja bëri me dije se banorët do të aksesojnë provizorisht mbikalimin e Gramzës që në ditët në vijim dhe do të përdoret derisa të bëhet rreth rrotullimi në hyrje të Thumanës.
12 Shtator 2024, 12:07 -
-
Ndihmës/Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara inauguron shkollën “Gjergj Kastrioti” të Lezhës
Shkolla ‘Gjergj Kastrioti’ në Lezhë, rindërtuar me fondet e BE-së u inaugurua sot në një ceremoni ku mori pjesë dhe zyrtarja e lartë e OKB-së, Živković, e cila gjendet për vizitë zyrtare në vendin tonë.
12 Shtator 2024, 11:03 -
Afera 'Partizani'/ Pas Berishës e dhëndrit të tij, SPAK merr të pandehur për pastrim parash 2 ortakët e Malltezit, Xhimi Begeja, e Bektashi! Ndërtuesi akuzohet dhe për korrupsion
SPAK ka marrë 4 të pandehur në lidhje me dosjen e aferës së privatizimit të të ish-kompleksit ‘Partizani’. Dy prokurorët e dosjes i komunikuan sot akuzën biznesmenit Xhimi Begeja, një nga trashëgimtarët e tokës dhe ortaku i Jamarbër Malltezit si dhe Fatmir Bektashit ndërtuesit të kullave.
12 Shtator 2024, 09:58 -
Australia u heq medaljet disa komandantëve pas krimeve të dyshuara në Afganistan
Disa komandantëve dhe ish-komandantëve të ushtrisë australiane u janë hequr medaljet, pas dyshimeve për krime të luftës gjatë luftës në Afganistan, tha të enjten ministri i Mbrojtjes i Australisë, Richard Marles.
12 Shtator 2024, 09:34 -
67.1 milionë persona ndoqën debatin Harris-Trump, më shumë se ai me Biden në qershor
Rreth 67.1 milionë njerëz ndoqën debatin presidencial midis demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump, një rritje e theksuar e shikueshmërisë nga debati i qershorit që përfundimisht çoi në tërheqjen nga gara të Presidentit Joe Biden
12 Shtator 2024, 08:17 -