-
Japonia vijon kërkimet për helikopterin ushtarak të zhdukur me 10 persona në bord, gjenden pjesë nga helikopteri por jo trupat
Një helikopter i ushtrisë japoneze, i zhdukur nje ditë më parë me 10 anëtarë të ekuipazhit besohet se është rrëzuar në det pranë një ishulli jugor pasi objektet që duken se ishin pjesë avioni u pikasën në zonë
7 Prill 2023, 13:34 -
-
Mallkimi që ndjek Berishën!
Një mallkim që e ndjek Berishën për 23 vjet është për Dame Audrey Francis Glover, gruaja që i ka prerë disa herë ëndrrat në mes Berishës. Një herë ishin zgjedhjet e vitit 1996 dhe pastaj ato të vitit 2015. Është me të vërtetë një Damë. Vjen nga një karrierë e ndritur përsa i përket të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve.
7 Prill 2023, 11:47 -
ODIHR nis misionin në Shqipëri, Glover: Financimi i fushatave dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve do të jetë në fokusin tonë! Fryma e fushatës dhe aksesi i të gjithëve, kyç
Një ekip prej më shumë se 300 vëzhguesish të huaj do të mbikëqyrin zgjedhjet e 14 Majit, para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve. Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të këtij viti në Shqipëri, Audrey Glover zhvilloi sot konferencën e parë për mediat, pas mbërritjes në Shqipëri dhe takimeve të para që zhvilloi.
7 Prill 2023, 11:22 -
Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, Apeli i GJKKO kthen për rigjykimin dosjen për Moisi Habilajn, e dënuar me 10 vite burg, dhe 3 anëtarët e grupit të tij
Apeli i GJKKO-së ka kthyer për rigjykim me një trupë tjetër gjykuese dosjen ndaj e Moisi Habiljat, dhe 3 anëtarëve të grupit të tij, Nezar Seitit, Meridian Sulajt dhe Fatmir Minajt, të dënuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
7 Prill 2023, 09:53 -
Protestuesit kundër reformës së pensioneve në Paris, i vënë flakën restorantit të preferuar të presidentit Macron (VIDEO)
Protestuesit në Paris të Francës i kanë vënë zjarrin njërit prej restoranteve të preferuara të presidentit francez Emmanuel Macron në Paris të enjten gjatë përleshjeve me policinë.
7 Prill 2023, 09:20 -
Zgjedhjet në veri të Kosovës, Vuçiç: Që nga 24 prilli, Kurti do ta drejtojë Mitrovicën e Veriut
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës, dhe se qeverisja e formuar pas atij procesi nuk do të ketë legjitimitet.
7 Prill 2023, 07:56 -
Projeksionet e pranverës nga BB: Ekonomia e Shqipërisë rrezikohet nga PPP-të dhe rënia e popullsisë
Ekonomia e Shqipërisë përgjatë vitit 2023 rrezikohet nga normat e larta të inflacionit, frenimi i aktivitet ekonomik në Eurozonë dhe së brendshmi nga kontratat koncesionare me Partneritet Publik-Privat (PPP) lajmëroi Banka Botërore në projeksionet e pranverës për vendet e rajonit ECA (Evropa Lindore dhe Azia Qendrore)
7 Prill 2023, 07:33 -
Pse fshihet Putin? Media gjermane: Presidenti rus ka frikë për jetën e tij! Pranë resortit të skive ka godinën 4 katëshe që ka sistem kundër raketave
Presidenti rus Vladimir Putin, i cili prej më shumë se 1 viti ka nisur luftën në Ukrainë, ka dëshirë të luajë rolin e gjeneralit të madh por duket se është i frikësuar se në cdo moment mund të përballet me një sulm. Kështu shkruan gazeta gjermane Bild.
6 Prill 2023, 22:40 -
Guvernatori Ron DeSantis në një tubim të republikanëve në Miçigan
Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, i cili pritet të shpallë kandidaturën për president, vizitoi për herë të parë këtë vit Miçiganin, një shtet i rëndësishëm për zgjedhjet presidenciale, i transformuar nga shumica demokrate nën udhëheqjen e guvernatores Gretchen Whitmer
6 Prill 2023, 22:27 -
PD e Vaut të Dejës: Policia ka ndaluar 3 kandidatët tonë për Këshillat Bashkiak me qëllim intimidimin! Çuçi të reagojë
Partia Demokratike e degës Vau Dejës ka pretenduar se efektivë të policisë kanë ndalur sot 3 kandidatëve për këshillat Bashkiak. Sipas tyre, 3 kandidatët janë janë ndaluar nga një patrullë e policisë së shtetit, pa asnjë motiv.
6 Prill 2023, 22:09 -
U bë preteksti për të përballur Trump me drejtësinë amerikane, rrëfehet ylli i pornos: Dua ta shoh në burg
Ylli i filmave porno, e cila aktualisht është kryefjalë e mediave të huaja si shkaktarja e përballjes së ish presidentit Trump me drejtësinë amerikane ka komentuar të gjithë situatën. Stormy Daniels ka thënë se Donald Trump e meriton të shkojë në burg, madje ka thënë se ajo do të dëshmojë personalisht nëse ai del në gjyq për pagesën e parave ‘nën dorë’ që ka marrë nga ai
6 Prill 2023, 20:45 -
Kosovë, 70% e grave besojnë se ka ngacmim seksual në vendet e punës
Në Kosovë 70 për qind e grave besojnë se ngacmimi seksual është dukuri e pranishme në vendin e punës, ndërsa vetëm 9 për qind deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht vet ose njohin dikë që ka përjetuar një gjë të tillë
6 Prill 2023, 20:11 -
-
Ylli Pata: Pse 14 maji është kthyer në një teatër politik, e jo ballafaqim kandidatësh!
Zgjedhjet vendore të përgjithshme sido që janë administrative, kanë të fortë përbërësin politik në çdo vend të botës. Në fund të zgjdhjeve, analiza e në të nxehtë pas rezultateve të para përqëndrohet te reagimet e partive politike.
6 Prill 2023, 19:25 -
Ekspertë ndërkombëtarë: E vështirë të shpallen fajtorë ish-krerët e UÇK-së
Prokurorët e specializuar në Hagë do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fajtorë për krimet e supozuara, thonë për Radion Evropa e Lirë dy ekspertë të drejtësisë tranzicionale, Mathias Holvoet dhe Aidan Hehir.
6 Prill 2023, 17:49 -
-
-
Ferrari regjistron fillimin më të dobët të sezonit që nga viti 2009
Në tre garat e para të sezonit 2023 të Formula 1, skuderia e Ferrarit shënon vetëm 26 pikë dhe regjistroi pozicionin më të mirë në vendin e katërt, i arritur nga Carlos Sainz në Çmimin e Madh të Bahreinit që hapi kampionatin.
6 Prill 2023, 16:01 -
PS kërkoi ç’regjistrimin, kandidati i Berishës për Shijakun: U dëbova se shkela lejen e qëndrimit! Prokuroria: Zvicra s’na dha informacion në 2021, po verifikojmë
Në kërkesën që PS dorëzoi dje në KQZ thuhet se Rezeart Tusha rezulton i dëbuar nga Zvicra në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike, duke iu ndaluar hyrja për pesë vite’. Por këtë e kundërshton vete kandidati Tusha. Në një dalje për mediat ai thotë se ai ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit edhe këtë herë por edhe në zgjedhjet e vitit 2021 kur ishte kandidat për deputet.
6 Prill 2023, 14:28 -