-
Vendi nën ‘pushtetin’ e ujit/ Kthupit: Durrësi përmbytet nga mungesa e kanalizimeve! Sefa: Kosto e madhe për bizneset e dëmtuara! Meçe: Duhet zgjidhje
Avokati Rezart Kthupi deklaroi se Durrësi përmbytet nga shiu për shkak të mungesës së kanalizimeve dhe abuzimeve me ndërtimet. Ai tha se duhet që të ndërtohet një sistem funksional kanalizimesh që të mundësojë shkarkimin e ujit dhe të shmangë rrezikun për përmbytje.
6 Janar, 22:53 -
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do bëhet me tatim 5%, Begaj dekreton ligjin! Për herë të parë do njihet edhe vjetërsia
Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme u miratua në dhjetor në parlament, dhe do të zgjasë përgjatë gjithë vitit, duke ju dhënë mundësi qytetarëve dhe bizneseve të rrisin vlerën e pronës së tyre.
6 Janar, 14:02 -
Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
SHBA-të tashmë kanë një bazë ushtarake në Groenlandë - Bazën Hapësinore Pituffik - por Trump dëshiron të gjithë ishullin. Ishulli i gjerë Arktik, pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, ndodhet afërsisht 3,200 km në verilindje të SHBA-së.
6 Janar, 09:08 -
Zjarri në diskon në Zvicër/ Dera e sigurisë ishte e fshehur dhe e kyçur! Pronarët donin të zgjeronin verandën
Autoritetet po hetojnë rreth klubit ku të paktën njëqind të rinj ishin duke festuar së bashku, ku flakët u përhapën me shpejtësi në tavan si pasojë e fishekzjarreve të vendosura në shishet e shampanjës
6 Janar, 08:44 -
Ish-zëvendëskryeministrja e Kanadasë lë parlamentin, pranon detyrën si këshilltare për Zelenskyn
Freeland tha se detyra e saj si këshilltare për zhvillimin ekonomik në Ukrainë do të jetë pa pagesë. Zelensky tha se ajo kishte “përvojë të gjatë në tërheqjen e investimeve dhe zbatimin e shndërrimeve ekonomike.” Detyra e saj e re ka shkaktuar reagime kundërshtuese nga opozita.
6 Janar, 08:16 -
-
E pazakontë! Njihuni me universitetin ku studiojnë spiunët francezë
Profesori nuk di emra të vërtetë, studentët nuk bëjnë pyetje dhe disa prej tyre nesër mund të zhduken nga çdo regjistër publik: në periferi të Parisit, ekziston një universitet ku studiojnë 'fshehurazi' agjentët e inteligjencës franceze.
5 Janar, 15:54 -
-
-
Fyerje, shpifje dhe teori konspirative kundër Brigitte Macron, 10 të dënuar në Paris
10 persona janë dënuar në Paris pas fyerjeve dhe shpifjeve online në drejtim të Zonjës së Parë Brigitte Macron. Në vendimin e gjykatës, këtyre personave u janë pezulluar edhe llogaritë në rrjete sociale.
5 Janar, 14:26 -
I dënuar me 32 vite burg për vrasje në Angli, personazhi i TikTok i njohur si 'Babalja' gati për t’u transferuar në Shqipëri (EMRI)
Merizaj ishte pjesë e një bande që joshi tregtarin e kanabisit Hemawand Ali Hussein në një shtëpi në Hartlepool, në vitin 2019 përpara se ta qëllonte me një pushkë gjahu.
5 Janar, 10:44 -
-
Kërcente salsa me Maduron dhe ishte arkitektja e tij politike, “Luftëtarja e Parë” e Venezuelës krah presidentit edhe në gjykatë
Cilia Flores është parë prej kohësh si një prej figurave më të fuqishme në Venezuelë. Në prapaskenë, mendohet të ketë qenë një nga këshilltaret kyçe të Maduro dhe një arkitekte e mbijetesës së tij politike.
5 Janar, 10:13 -
Vrasja e 67-vjeçarit në Shkodër, Gert Bushati pranon krimin: Tritolin e vendosa unë, por më thanë që duhej vetëm për ta trembur! Gjykata lë në burg 4 të akuzuarit
Gert Bushati ka rrëfyer se 3 të tjerët janë personat që e kanë kontaktuar për të vendosur lëndën plasëse. Sipas tij, porositësit i kishin thënë se do ta vendoste tritolin për të trembur dikë dhe jo për ta vrarë. Burime për Report TV bëjnë me dije se ai është paguar 1500 euro për të kryer aktin në fjalë.
5 Janar, 10:08 -
New York Times: Rodriguez si presidente e përkohshme në Venezuelë, Uashingtoni në dijeni! Administrata e Trump ka bërë marrëveshje disa javë më parë
Uashingtoni beson se Rodríguez mund të përparojë interesat e kompanive amerikane të naftës dhe të garantojë mbrojtje për investimet e ardhshme amerikane në industrinë venezueliane
4 Janar, 22:21 -
Trump dëshiron naftën e Venezuelës, a do të funksionojë plani i tij?
Presidenti amerikan dëshiron që firmat amerikane të naftës të investojnë miliarda dollarë në vendin e Amerikës së Jugut, i cili ka rezervat më të mëdha të naftës bruto në planet, për të mobilizuar burimin kryesisht të pashfrytëzuar.
4 Janar, 19:08 -
-
A do e rikthejë 2026 'shkëlqimin e valutave'? Kursi i këmbimit dhe i dollarit si 'përrallë nga e kaluara', prej zhvlerësimit me 30% në raport me lekun
Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro në 2025-ën është këmbyer me rreth 2% më pak se në 2024-ën, dhe i njëjti trend i luhatur pritet të vijojë edhe përgjatë vitit 2026.
4 Janar, 17:19 -
Prapaskenat e operacionit amerikan në Venezuelë, droni ‘Bisha e Kandaharit’, hipotezat për ‘tradhtinë’ nga zëvendësja e Maduros (dhe fotot e Trump pa ‘mbrojtje’)
Dalin detaje të reja rreth Operacionit Absolute Resolve për kapjen e Maduros nga SHBA-të. Amerikanët përdorën një numër të madh sistemesh, më të mirat e arsenalit të tyre. Dhe u rishfaq RQ-170 Sentinel, droni i zbulimit i njohur si Bisha e Kandaharit.
4 Janar, 17:08 -
-
Pas Venezuelës, Groenlanda? Danimarka në alarm! Trump përforcon dyshimet: Na duhet për mbrojtjen! Kryeministrja Frederiksen: Mjaft me kërcënime
Në një intervistë për revistën The Atlantic, Trump u shpreh se u takon të tjerëve të nxjerrin konkluzione mbi lidhjen mes operacionit në Venezuelë dhe Groenlandës, duke shtuar se SHBA “ka nevojë absolute” për ishullin për arsye mbrojtjeje.
4 Janar, 16:42