-
-
-
Ekskluzive/ Gjyqtarja që ndihmoi gruan e Gjin Gjonit për dyqanet në Rinas mori 35 mijë euro dhuratë, makinat e shtrenjta dhe shtëpitë
Nis Vetingu për gjyqtaren e Tiranës Mimoza Brahimi (Kajo) që vendosi në favor të Elona Çaushit për kontrollin ambienteve Duty Free në Rinas pasi kishte humbur tenderin, pasuria e çuditshme nga viti 2003 deri në vitin 2018, makina me vlerë 52 mijë euro, 42 mijë euro, 27 mijë euro, 11 mijë euro dhe 8 mijë euro
27 Janar 2020, 16:06 -
Bie helikopteri në Kaliforni, vdes tragjikisht legjenda e basketbollit Kobe Bryant bashkë me vajzën e tij (PAMJET)
Ndërron jetë në mënyrë tragjike nga një aksident ajror ish-basketbollisti i njohur i NBA-së Kobe Bryant së bashku me vajzën 13-vjeçe. Kampioni 41-vjeçar ishte në bordin e helikopterit të tij privat me vajzën, shoqen e saj me të atin, por së bashku me pilotin të gjithë humbën jetën. Bryant luajti për dy dekada me Los Angeles Lakers. Ai ka qenë pjesë e ekipit të NBA All Star për 18 herë.
26 Janar 2020, 20:53 -
Avokatët e Presidentit kundërshtojnë argumentet e demokratëve
Ekipi ligjor i Presidentit Donald Trump ka paraqitur të shtunën kundër-argumentat në Senat, pasi ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve që shërbejnë në proces si prokurorë i dhanë fund të premten tre ditëve të paraqitjes së argumenteve të tyre në gjyqin historik që synon shkarkimin e zotit Trump.
26 Janar 2020, 05:02 -
KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin dhe dy ish-përgjegjës sektori të ish-drejtorisë së ALUIZNI-t Tirana Jug
Pas një auditimi të nisur prej 31 tetorit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-drejtorin I.SH. dhe dy përgjegjës sektori të legalizimit A.A. dhe I.K. në ish-drejtorinë rajonale të ALUIZNIT Tirana, jug.
25 Janar 2020, 16:44 -
Gjykata mbylli dosjen 'CEZ'/ Balla: Anëtari i KÇK-së që rrëzoi akuzat ndaj Bashës shkeli sërish ligjin! Do e ankimojmë menjëherë
Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka sulmuar ashpër gjyqtarin e çështjes, Lazër Sallaku e cili pushoi sot hetimin për dosjen CEZ, duke e cilësuar anëtar të ‘KÇK’-së, ‘Kap Ça të kapësh’, pasi po ai pushoi edhe akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha për çështjen e falsifikimit të dokumenteve.
24 Janar 2020, 18:08 -
Punonjësit e stacionit të ujësjellësit në Fier në protestë: Kemi 27 muaj pa marrë rrogat, na gënjejnë ditë për ditë
17 punonjës të stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe elektrik në Poçem të Fierit kanë dalë në proestë pasi nuk kanë marrë pagat prej 27 mujash. Ata kanë ndaluar punën e tyre duke lënë pa ujë dhe energji elektrike një pjesë të fshatrave të Mallakstrës dhe qytetin e Ballshit.
24 Janar 2020, 17:39 -
I njëjti gjyqtar që mbylli çështjen për 'Lobimin rus' në favor të Bashës, firmos pushimin e dosjes së 'CEZ'
Gjyqtari Lazër Sallaku i cili vendosi pak ditë më parë mbylljen e çështjes së lobimit rus për PD si dhe lirimin për 6 të dyshuarit e dosjes “Toyota Yaris”, pas një hetimi 3-vjeçar ka vendosur sot pushimin për dosjen 'CEZ' në Gjykatën e Tiranës, ku është i përfshirë edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.
24 Janar 2020, 16:06 -
-
Meta i kërkon opinion Venecias për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses: Kuvendi tentoi rrëmbimin e kompetencave të Presidentit
Sipas Metës nuk është bërë asnjë reflektim nga Kuvendi ndaj këshillave të Komisionit të Venecias. sipas zyrës së shtypit të Presidentit, Meta i ka dërguar informacion të plotë Komisionit të Venecias si dhe një listë pyetjesh që qartësojnë kushtetueshmërin e veprimeve.
23 Janar 2020, 14:46 -
Gjyqtari që i hoqi dënimin e përjetshëm Viktor Ymerit, bleu shtëpi me para dhuratë nga vjehrri, më pas ia shiti vjehrrës 3 herë më shtrenjtë
Lëvizjet e çuditshme të gjyqtarit të Apelit në Durrës Arjan Balliu për të justifikuar pasurinë, më parë ka qenë drejtor në Drejtorinë e Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave, mori vendim në favor të administratorit të kompanisë ku kishte blerë një apartament tjetër me çmim të lirë.
23 Janar 2020, 10:06 -
EKSKLUZIVE - INVESTIGIMI/ Ja historia e 15 gjyqeve, si Endrit Dokle përdori gjyqtaren e Krujës për të fituar lirinë
Zbardhet skema e ndjekur nga Endrit Dokle, që çoi në lirimin e tij. Të gjitha kërkesat e gjykuara nga Enkeleida Hoxha, janë pranuar dhe asnjëra nuk është rrëzuar. Një shkrim investigativ nga gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, transmetuar ekskluzivisht në emisionin "Repolitix" në Report Tv shoqëruar nga debati mbi paketën ligjore "Anti-KÇK".
22 Janar 2020, 21:51 -
Studimi: Shëndeti i dobët mendor në punë po u kushton shumë punëdhënësve
Numri i përgjithshëm i ditëve të sëmura të marra për punonjës ra nga 5.3 në 4.4 ndërmjet vitit 2008 dhe 2018, ndërsa sasia e kohës së humbur për shkak të kushteve të shëndetit mendor u rrit. Hulumtimi i ri nga “Deloitte” tregoi se kostoja e dobët e shëndetit mendor në Mbretërinë e Bashkuar ishte më shumë se 43 miliardë paund në vitin 2018.
22 Janar 2020, 18:43 -
Dosja '272'/ Gjykata e Posaçme jep vendimin e parë: 6 dekada burg 10 trafikantëve të shqiptarëve drejt SHBA
Si pjesë e grupit dosja “272” në kërkim dhe hetim janë edhe 32 persona të tjerë. Ata u arrestuan në 2016 ndërsa hetimi dhe procesi gjyqësorë zgjati tre vite duke sjellë e dënimin e tyre.
22 Janar 2020, 16:57 -
I thyen dhëmbët me çekiç kushëririt/ Arrestohet Vladimir Gjuta! 5 vite më parë kërcënoi ish-ministrin Tahiri, rrahu dhe babanë
Vladimir Gjuta është arrestuar në datë 4 janar të këtij viti nga policia, pasi akuzohet se ka rrahur kushëririn e tij me çekiç, duke i thyer dhëmbët dhe duke i lënë të dëmtuar njërin nga sytë.
22 Janar 2020, 16:13 -
Përçahet Vetingu, Brunilda Bekteshi: Astrit Kalaja duhet të shkarkohet. DSIK: Është përfshirë në korrupsion
Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj: Gjyqtari Kalaja ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë dhe figurës. Brunilda Bekteshi: Provat tregojnë se nuk e justifikon pasurinë
22 Janar 2020, 13:35 -
KLSH: Midhjet që konsumojmë nuk kontrollohen! 'Bujqësia' ka dështuar me peshkimin e paligjshëm
KLSH-ja deklaron se në qendrën e grumbullimit të midhjes në Sarandë nuk figuron që e gjithë sasia e prodhuar të kalojë në qendër për certifikim, etiketim apo depurim sipas klasifikimit. Pra, sipas raportit, sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk kontrollohet sipas kërkesave ligjore. Një tjetër probmelatikë lidhet me rasatin e Koranit në Lin dhe Krapit në Zvezdë.
22 Janar 2020, 09:00 -
Angli/ Vrasja e 'mbretit' shqiptar të drogës para syve të familjes, arrestohet një 'kickboxer' 22-vjeçar
I riu i arrestuar për vrasjen e Beqirit thuhet se është me origjinë tuniziane, megjithatë ai mohon çdo përfshirje në vrasje dhe është zotuar të luftojë për të mos u ekstraduar në Mbretërinë e Bashkuar.
22 Janar 2020, 08:18 -
'Siguria' kalon amnistinë me dy ndryshime! Penalizohen hajdutët, përfitojnë ndërtuesit pa leje! Braho: Të lirohen të gjitha gratë
Komisioni i Sigurisë Kombëtare miratoi në mbledhjen e sotme vendimin e qeverisë për amnistinë, por me dy ndryshime. Ndryshimi i parë lidhet me penalizimin e të gjithë atyre që janë dënuar për shkak se kanë vjedhur. Në amnisti u miratua edhe propozimi i dytë i Felajt, që ata që janë dënuar për ndërtim pa leje të lirohen nga burgu.
22 Janar 2020, 07:40 -
SHBA, Senati fillon gjyqin mbi akuzat kundër Presidentit Trump
Ka startuar në senatin amerikan gjyqi për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Donald Trump.Është hera e tretë në historinë amerikane që një president përballet me shkarkimin e mundshëm, nën akuzat për shkelje në detyrë.
22 Janar 2020, 05:44
