-
-
-
Përjashtohet nga drejtësia gjyqtari i skandaleve Piro Sota! Liroi vrasësin e Sabrina Bengajt, 4 vrasësit e Pelivan Sinanrrapajt dhe Avni Gashit! U hapi qelinë kokave të drogës
Një ditë para se Elton Meta të vriste ish bashkëshorten Sabrina Bengaj në Fier, gjyqtari Piro Sota që e kishte liruar nga burgu u përjashtua nga drejtësia për 15 vjet. Sota liroi edhe 3 vrasësit e Pelivan Sinanrrapajt në Ballsh. I hapi derën e burgut anëtarit të ish bandës së Durrësit Sardian Sulejmanit. Liroi para kohë nga burgu nipin e Enver Hoxhës i dënuar për dosjen e drogës ‘Xibraka’, ndihmoi të linte qelinë edhe Fatmir Kajollin, mikun Fatmir Mediut, i dënuar në Itali dy herë me 40 vite burg
11 Shtator 2021, 16:42 -
20 vjetori i sulmeve terroriste në SHBA, Biden në kërkim të mbylljes së një epoke
Sulmet e 11 shtatorit 2001 ndodhën brenda një periudhe prej më pak se 102 minutash, duke shkaktuar vdekjen e 2,996 njerëzve në atë ditë. Ky është sulmi më i rëndë terrorist në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara.
11 Shtator 2021, 14:30 -
-
Emigrantët po sjellin më shumë para në shtëpi, niveli më i lartë nga 2012-a
Në raport me janar-qershor të një viti më parë, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë dhe mbylljes së Europës, remitancat janë rritur me 25%. Në krahasim me periudhën përkatëse normale të 2019-s, zgjerimi është më i lehtë, me rreth 2.2%.
11 Shtator 2021, 08:06 -
Fier/ 31-vjeçari vret ish-gruan e pajisur me urdhër mbrojtjeje, kapet pas 3 orë ndjekjeje! Vëllai: Fajin e kanë gjyqtarë e prokurorë që lirojnë kriminelë
Një krim në familje ka ndodhur rreth orës 22:50 në fshatin Zhupan të Fierit ku Elton Metaj ka vrarë ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj. Në 8 vite martesë çifti kishin një vajzë të mitur për hir të së cilës viktima ka duruar dhunën psikologjike e fizike të bashkëshortit të saj. Vëllai i viktimës, Armando Bengaj thotë Eltoni kishte kërcënuar edhe vetë atë për ta vrarë, ndërsa gishtin e fajit ia drejton gjykatësve dhe prokurorëve që nxorën nga burgu njerëz të tillë.
10 Shtator 2021, 23:34 -
U raportua se vranë njëri-tjetrin, zbardhet dinamika e vrasjes së dy politikanëve në Kosovë! Në vrasje i përfshirë edhe vëllai i njërës prej viktimave
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e dy politikanëve të PDK-së në Pejë, ku fillimisht u raportua se u qëlluan me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit. Në dinamikën e ngjarjes përfshihet edhe Avni Ademaj, vëllai i Astrit Ademjat, kandidatit për kryetar në Pejë. Avni Ademja dyshohet se i ka marrë armën vëllait dhe ka qëlluar me armë zjarri Blerand Kadrijajn dhe më pas ky i fundit ka qëlluar drejt Astrit Ademajt.
10 Shtator 2021, 17:21 -
Fajdexhinjtë e drejtësisë/ Gjyqtarët dhe prokurorët që dhanë para hua me interes, Sami Ujkashi i Tropojës i dha 'kredi' edhe babait të tij
Dhënia e parave me fajde një nga manovrat e njerëzve të drejtësisë për të justifikuar dhe shtuar pasurinë. Disa gjyqtarët kanë vepruar si banka në dhënien e huave me interes, duke sekuestruar edhe pasuritë e huamarrësve.
9 Shtator 2021, 17:06 -
Ulen aksidentet në gusht, dy viktima më pak se në 2020! Muajin e kaluar kanë qarkulluar 2.5 herë më shumë mjete se në vitin 2020
24 viktima dhe 182 aksidente janë regjistruar në muajin gusht të këtij viti, dukë pësuar një rënie të lehtë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë kësaj kohe qarkullimi i mjeteve ka qenë dyfish më i madh, ndërsa shumica e viktimave ishin këmbësorë
9 Shtator 2021, 16:19 -
Rritja e çmimit të bukës, zbulohet 'loja' e 5 biznesmenëve, Fiqiri Ismaili dhe 4 të tjerë krijuan monopol në treg, kontroll çmimit të grurit dhe të miellit
Autoriteti i Konkurrencës, në një njoftim zyrtar thotë se nga hetimi i thelluar bërë në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit ka konstatuar, se në bllok dhe në bashkërendim me njëra-tjetrën, 5 ndërmarrje të miellit në Shqipëri caktojnë çmimet e blerjes dhe shitjes së miellit.
9 Shtator 2021, 14:52 -
Intesa Sanpaolo Bank Albania njofton emërimin e Drejtorit të ri Ekzekutiv Alessandro d’Oria
Intesa Sanpaolo Bank Albania ka njoftuar sot se Alessandro D’Oria është emëruar Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, duke filluar nga data 30 gusht 2021. Ky emërim u miratua në Mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të Intesa Sanpaolo Bank Albania të organizuar më 20 prill 2021 dhe Banka e Shqipërisë më 30 gusht 2021.
9 Shtator 2021, 11:09 -
E paprecedentë/ Agjencia e Barnave dhe kompania misterioze SICPA bllokuan hetimin e Autoritetit të Konkurrencës për tregun e ilaçeve e pajisjeve mjekësore
Autoriteti i Konkurrencës hapi një hetim në shtator 2020 për tregun e barnave dhe pajisjeve mjekësore për shkak të dyshimeve për krijimin e monopoleve, deformimin e konkurrencës dhe rritjen e çmimit për produkte të caktuara. Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore vonoi dhe refuzoi dhënien e informacionit bashkë me kompaninë Security Solutions Albania me rrënjë në Zvicër që ka koncesionin për pajisjen me pullë fiskale. Pas një viti, hetimi shtyhet edhe me 6 muaj.
9 Shtator 2021, 07:59 -
Tiranë/ Mbushën parcelat me 120 bimë kanabis në fshatin Kryezi për herë të dytë, shkatërrohet 'grupi', 7 të arrestuar, mes tyre një kryeplak! Sekuestrohen 5 armë dhe 11 telefona (Emrat)
Pas një hetimi 4 mujor kanë rënë në pranga 7 persona të Tiranë për kultivim kabanisi dhe për armëmbajtje pa leje në kuadër të operacionit Kryezi. Të arrestuarit janë Lulzim Cullhaj, Dashamir Hasanaj, Erdit Muca, Alfred Muca, Kadri Gjoshi, Gert Gjoshi, Xhemal Hidri
8 Shtator 2021, 17:39 -
Vaksinat, mbrojtëse ndaj 'COVID-it afatgjatë'
Hulumtimet e reja tregojnë se vaksinat e koronavirusit jo vetëm që ofrojnë mbrojtje kundër infeksionit dhe sëmundjeve serioze, por mund të ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e të ashtuquajturit ‘COVID afatgjatë’, ku simptomat mund të zgjasin me javë ose muaj të tërë
8 Shtator 2021, 17:23 -
KPA i ankohet amerikanëve: SPAK nuk po respekton afatet procedurale në procedimet penale për gjyqtarët tanë! Kim pas takimit me Krajën: Të korruptuarit do të hetohen
Shtylla shkruan se gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, prej fillimit të vitit 2020 janë përballur me kallëzime penale të bëra nga ish subjektet e rivlerësimit, ndaj të cilëve është marrë masa disiplinore e shkarkimit nga detyra.
8 Shtator 2021, 14:24 -
Raporti/Dhoma Amerikane e Tregtisë: Ka rënë besimi i biznesit, duhet dialog! Fenomenet gërryese po mbajnë peng përparimin e vendit! Kim: Sundimi i ligjit do përthith investimet amerikane
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço theksoi se për kthimin e besimit te bizneseve duhet dialog pasi ka shumë sfida për të kapërcyer përpara. Jaço sheh të nevojshmë një aksion të përbashkët të të gjithë aktorëve kundër fenomeneve gërryese që vijojnë të mbajnë peng vendin drejt një përparimi më të shpejtë. Edhe Yuri Kim theksoi se përthithja e investime amerikane do të vijë me sundimin e ligjit, ndërsa PD akuzoi qeverinë se për faj të saj ekonomia kontrollohet nga oligarkët dhe monopoli.
8 Shtator 2021, 14:09 -
Raporti i EUROPOL, eksperti i kriminalistikës: Grupet kriminale shqiptare me përmasa të frikshme! Shqipëria 'autostradë' e lëvizjes së drogës, ngarkesat duhen gjurmuar deri në fund
Në studion e emisionit "Sot Live në Shqipëri" në "Report Tv", eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa tha se shqiptarët kanë kaluar nga ndërmjetës në trafikun e drogës, në porositës e shpërndarës dhe janë bërë drejtues të rrjeteve të mëdha kriminale. Nisur nga rastet e përsëritura të kapjes së sasive të konsiderueshme të drogës në Portin e Durrësit, në kontejner që vijnë nga Ekuadori, eksperti u shpreh se kjo tregon se vendi ynë është kthyer në 'autostradë' të lëvizjes së sasive të mëdha të drogës.
8 Shtator 2021, 13:53 -
Shqiptarët blejnë më shtrenjtë! INSTAT: Rriten çmimet e ushqimeve e pijeve jo alkoolike, 'kapërcejnë' zarzavatet
Produktet e shportës në Shqipëri kanë pësuar rritje të çmimeve, sipas Institutit të Statistikave. Rritjen më të madhe të çmimeve e kanë pësuar zarvazatet krahasuar me vitin 2020. Ekspertët thonë se rritja e cmimeve vjen si pasojë e informalitetit në prodhim dhe te grumbulluesit.
8 Shtator 2021, 13:08 -
EUROPOL: Grupet shqipfolëse ndër kryesoret në trafikun e kokainës në Europë, shqiptarët me numrin më të madh të të arrestuarve! Lënë pas brazilianët dhe kolumbianët
Duke filluar nga viti 2012, grupet shqipfolëse të trafikut të kokainës kanë zhvilluar ndikim shumë të madh në portet kryesore si në Amerikën e Jugut ashtu edhe në Evropë dhe gjithashtu ishin të angazhuar në shpërndarje në Gjermani, Suedi, Mbretërinë e Bashkuar dhe madje edhe Australi.
8 Shtator 2021, 10:12 -
Nensi Dojaka fiton çmimin më prestigjioz "Louis Vuitton" të industrisë së modës për stilistët e rinj
Nensi Dojaka, një stiliste 28-vjeçare shqiptare, e njohur për veshjet e saj të veçanta, ka fituar çmimin prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj, që është çmimi më prestigjioz i industrisë së modës.
8 Shtator 2021, 10:08
