-
-
Kaosi në Kakavijë/ Autoritetet shqiptare apel udhëtarëve: Kthehuni mbrapsht! I pamundur kalimi këto ditë! Ja kushtet që duhet të plotësoni
Qëndrimi në radhë në pikën kufitare të Kakavijës për orë e ditë të tëra nuk është zgjidhje për emigrantët shqiptarë., kjo për faktin se kjo situatë është e diktuar nga rregullat që shtetet e BE përfshirë dhe Greqinë janë të detyruar të aplikojnë për shkak të pandemisë. Policia e shtetit dhe autoritetet qeveritare bëjnë apel që shqiptarët të kthehen mbrapsht pasi nesër është e diel dhe pritet që pala greke të punojë me staf të reduktuar.
15 Gusht 2020, 16:46 -
-
Media italiane pasqyron kaosin e krijuar në Kakavijë përmes pamjeve nga ajri (VIDEO)
Media italiane "Il fatto quotidiano" ka publikuar pamjet nga ajri të radhës në Kakavijë dhe situatës kaotike që po kalojnë qytetarët të cilët kanë 4 ditë që presin për të kaluar kufirin me Greqinë.
15 Gusht 2020, 14:48 -
-
Gjykata 'kyç' në qeli ekzekutorin e sulmit me armë në Hotel Voloreka, Anterio Kaloshi, mik i Orges Bilbilit
Gjykata e Korçës vendos 'arrest në burg' për Anterio Kaloshin, i arrestuar si ekzekutori i ngjarjes së rëndë në Pogradec ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të hotel Volorekës më 8 gusht.
15 Gusht 2020, 13:27 -
Meta kthen ligjin ‘për shtetësinë’: Më heq kompetencat, shkel Kushtetutën në disa pika
Presidenti Meta ka kthyer për rishqyrtim ligjin për “Shtetësinë” të miratuar më 29 korrik nga Parlamenti. Sipas Metës ky ligj nuk ka reflektuar kërkesat e Institucionit të Presidentit, i heq atij kompetenca dhe është antikushtetues. Ligji për shtetësinë, i iniciuar nga Ministria e Brendshme përcakton që marrja dhe lënia e shtetësisë shqiptare të bëhet sipas udhëzimeve të lëshuara nga kjo ministri.
15 Gusht 2020, 12:13 -
Arrihet marrëveshja! Rama: Sot do të punohet në Kakavijë edhe gjatë natës! Nga nesër kush hyn në Greqi 1 javë në karantinë! Qytetarët: Jemi shumë të gëzuar (VIDEO)
Pas 4 ditësh lodhje, stres, mërzitje, një dritë jeshile është ndezur për qytetarët që presin në Kakavijë. Pas negociatave të vazhdueshme të Shqipërisë me palën greke është arritur marrëveshja! Sot në Kakavijë do të punohet edhe gjatë natës! Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama, që do të thotë se në palën greke do të punohet përtej orës 22:00.
15 Gusht 2020, 08:13 -
Skandal në Mat/ Zbulohen dokumentet, ish-drejtori Xhezmi Dika paguante militantët në emigrim sikur shkonin në punë
Ish-Drejtori i Shërbimeve Bashkiake, pranë Bashkisë Mat, Xhezmi Dika është kallëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat pasi akuzohet për “Shpërdorim detyre”.
14 Gusht 2020, 21:55 -
-
-
S'ka marrëveshje mes Shqipërisë e Greqisë për radhët në Kakavijë! Pala greke mbyll kufirin në 22:00, rifillon nesër në 06:00! Qytetarët mbeten në rrugë, për 8 orë kaluan 1800 shtetas
Edhe pse Ministria e Jashtme ka qenë gjatë gjithë ditës së sotme në bisedimet me ministrinë e Jashtme greke për të bërë të mundur vijimin e punës në pikën kufitare edhe pas orës 22:00, masë kufizuese e marrë për shkak të pandemisë, nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve. Ora 22:00 ka shënuar mbylljen e kufirit të Kakavijës nga pala greke për të rifilluar sërish nesër në orën 06:00. Nga ora 14 deri në orën 22:00, Ministria e Jashtme njofton se për 8 orë kanë kaluar 1800 shtetas drejt Greqisë.
14 Gusht 2020, 17:14 -
Prindërit vendosin se si do të zhvillohet mësimi, 4 skenarë e ministrisë për vitin e ri shkollor
Do të jenë prindërit ata që do të vendosin se si do të duan që fëmijët e tyre ta zhvillojnë mësimin në vitin e ri shkollor, që as ashtu si prej marsit, e gjen vendin ende në kushtet e pandemisë COVID-19. Ministria e Arsimit e ka lënë në dorë të tyre të zgjedhin mes 4 skenarëve, mësim në bankat e shkollës, mësim me turne, apo pjesërisht ose plotësisht online.
14 Gusht 2020, 16:45 -
146 raste të reja me COVID-19, 6 humbje jete në 24 orët e fundit! Ndërron jetë taksisti nga Tepelena (VIDEO)
Shifrat e viktimave dhe të infektuarve në vendit tonë vijojnë të mbeten të larta, ku ditën e sotme fatkeqësisht kanë humbur jetën 6 persona dhe janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 146 qytetarë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë.
14 Gusht 2020, 16:03 -
'Keni 48 orë kohë'/ OFL 'zbarkon' në Tiranë e Kukës! Kush janë tre të dënuarve që u kërkohet të deklarojnë pasuritë
Operacioni Forca e ligjit u ka dërguar formularin 3 të dënuarve në Tiranë dhe Kukës. Report Tv mëson se u kërkohet që të deklarojnë pasuritë Artur Guri, Elton Andreica (Muça), Dylber Adema.
14 Gusht 2020, 13:37 -
Radha në Kakavijë/ Zv. ministri i Jashtëm për Report Tv: Greqia po diskuton të heqë tamponin për të gjithë dhe të bëhet vetëm me kampion, 1 në 10 makina
Pas më shumë se 3 ditë kaos në Kakavijë, kur situata mori përmasa alarmante, Greqia po diskuton të heqë tamponin për të gjithë dhe të bëhet vetëm me kampion, 1 në 10 makina. Lajmi është dhënë ekskluzivisht për Report Tv nga zv. ministri i jashtëm, Agron Tare.
14 Gusht 2020, 13:27 -
-
-
7 të arrestuar për sulmin me armë ndaj 'Volorekës', 1 në kërkim! Policia thirrje me dron autorit për t'u dorëzuar! Momenti kur e shtrijnë në tokë (VIDEO)
Shkon në 7 numri i personave të arrestuar për sulmin me armë ndaj hotel "Voloreka" në Tushemisht. Pas Ilir Berberit në pranga kanë rënë edhe organizatori i dytë ngjarjes Meard Berberi, si dhe ekzekutori Anterio Kaloshi dhe bashkëpunëtori i tyre Ervin Kalaja i cili i ka strehuar. Policia është në kërkim dhe të një personi të tetë për ngjarjen.
14 Gusht 2020, 09:40 -
-
Mbyllet hetimi për 'Toyota Yaris'/ Kapja e 3.4 mln eurove, akuza vetëm për mosdeklarim të parave në kufi
Prokuroria iu bind urdhrit të gjykatës dhe dorëzoi në shkallën e pare dosjen e pagëzuar si “Toyota Yaris”, ku në përfundim të hetimeve vlerëson gjashtë të dyshuarit e saj duhet të gjykohen vetëm për mosdeklarim të të ardhurave në kufi.
13 Gusht 2020, 18:41
