-
I arrestuar për trafik heroine në Turqi e Itali, zbardhet vendimi i GJKKO për sekuestron e 26 pasurive të Ylli Ndroqit! Akuza për pastrim parash
SPAK përmes analizave të gjurmëve të gishtërinjve ka identifikuar Ylli Ndroqin si trafikanti Xhemail Pasmaçiu i akuzuar për trafik të drogave të rënda. Gjykata pretendon se ka prova se pasuritë që disponon nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme. Mes pronave të sekuestruara edhe televizioni Ora News.
3 Gusht 2020, 12:39 -
-
Procesverbali/ Kur Meta dhe Berisha u bashkuan për herë të parë për shkarkimin e kryeprokurorit Arben Rakipi në 18 mars 2002, të frikësuar nga hetimet
Pasi Nano e rrëzoi si kryeministër Meta bashkoi forcat me Berishën në Parlament duke shkarkuar Arben Rakipin, si nisi historia e bashkëpunimit 18-vjeçar Meta-Berisha që kulmoi me mitingun e 2 marsit 2020.
3 Gusht 2020, 08:31 -
-
5 viktima e 123 raste të reja me COVID! MSH-pushuesve: Ruani distancën me të tjerët! 28 qendra shëndetësore verore me mjekë të trajnuar për koronavirusin
Koronavirusi në Shqipëri vijon të marrë jetë njerëzish! Gjatë ditës së sotme, 5 persona kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar në total numrin e viktimave në 166, e ndërsa janë konfirmuar pozitiv 123 persona (3 më shumë se dje). 3 nga viktimat janë nga qyteti i Shkodrës dhe 2 nga Tirana. 123 raste të reja kanë ardhur si rezultat i 474 testimeve të kryera brenda 24 orëve.
2 Gusht 2020, 16:23 -
-
-
-
-
Lufta me COVID, Kalo mesazh të rinjve: Shmangni grumbullimet në plazhe, rrezikoni veten dhe prindërit! Jeta është e pakthimtë
Në luftë në vijën e parë me COVID-in prej disa muajsh, mjeku kërkon që të shmangen grumbullimet në plazhe dhe mjedise të tjera. Jeta është e pakthimtë dhe e paçmimtë, thotë ai. Shqetësimi kryesor duket se janë të rinjtë.
2 Gusht 2020, 08:10 -
-
A do ta shpëtojë turizmi ekonominë e Shqipërisë së prekur nga COVID-i? Klosi: Edhe brenda vështirësive ne do ia dalim
SPECIALE/ Pandemia COVID-19 gjunjëzoi turizmin vendas. Goditja e marrë në prag të sezonit, anulimi i rezervimeve për pushime apo edhe arsye të tjera, mbylli edhe një sërë biznese që ligjërisht ishin të hapura të vijonin aktivitetin, si agjencitë turistike, guidat apo hotelet. Kjo situatë e paparashikuar, lidhi duart e institucioneve dhe turoperatorëve e kyçi me qindra biznese, ku disa prej tyre fatkeqësisht ende nuk e kanë ngritur kokën.
1 Gusht 2020, 21:15 -
Izolimi i bandës së Shullazit në regjimin '41-bis'/ Avokati: Përzgjedhja selektive, show i SPAK për të mbuluar dështimet! Do e ankimojmë
Show propagandistik për të mbuluar dështimin e SPAK, e ka cilësuar avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi izolimin e klientit të tij në regjimin e posaçëm '41-bis'. Ai ka bërë të ditur se këtë vendim do ta ankimojnë ditën e hënë, me argumentin se përzgjedhja e emrave të të burgosurve që u izoluan ishin selektive, jo mbi bazën e veprave penale.
1 Gusht 2020, 17:28 -
Drejtësia e re merr pushimet verore, dosjet shtohen ne sekretari
Temperaturat e larta të gushit mbyllin dyert e drejtësisë, ku prokurorë e gjyqtarë kanë marrë lejet e zakonshme një mujore. Ata do t'i rikthehen normalitetit në shtator ndërsa 2020, viti në të cilin shqiptarët shpresuan se SPAK do kapte peshqit e mëdhenj dhe do të formohej gjykata kushtetuese nuk shkoi kështu. Gjithçka pritet të nis në vjeshtë ndërsa 2021 do të mbetet sërish një vit shprese se drejtësia e vonuar s'do të përkthehet në drejtësi të mohuar.
1 Gusht 2020, 16:36 -
Rëndohet bilanci/ 4 humbje jete dhe 120 raste të reja me COVID! Vetëm 9 të shëruar, përkeqësohet gjendja e mjekut reanimator
Kjo e shtunë ka shënuar sërish një numër të lartë të rasteve të reja me koronavirus, më konkretisht 120, teksa fatkeqësisht kanë humbur betejën me këtë sëmundje 4 persona. 120 rastet e reja të konfirmuara pozitiv ditën e sotme si rezultat i 590 testeve e çojnë në total numrin e të prekurve në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në 5396, e ndërsa viktima 161. Tirana mban vendin e parë të qarqeve më të prekura, për t'u ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra.
1 Gusht 2020, 16:02 -
Shtyhet afati për aplikimin për garancinë e dytë sovrane
Shtyhet për në fund të muajit shtator afati që kanë të gjitha bizneset për të aplikuar për garancinë sovrane të dytë. Vendimi është bërë i ditur nga Ministrja e Financave Anila Denaj, e cila thotë se një hap i tillë është ndërmarrë për të ndihmuar bizneset. Afati do të mbyllej me 2 gusht 2020. Deri tani e kanë marrë kredinë sovrane të dytë 119 biznese
1 Gusht 2020, 13:54 -
-
-
Ekonomia e qëndrueshme, raporti i 'Standard &Poor's': Kujdes PPP
Ekonomia e vendit vlerësohet e qëndrueshme pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, nga Standard & Poor’s. Agjencia parashikon një tkurrje të ndjeshme të ekonomisë dhe përmirësim të saj në vitin 2022. Sipas vlerësimit të fundit thuhet se turizmi do të marrë goditjen më të madhe dhe se rrezik në këtë situatë janë edhe PPP-të.
1 Gusht 2020, 08:53 -
Ekskluzive/ Report Tv në 'fshatin e krimit Zgjedhor'! Flasin të akuzuarit: Po u faktuan do var veten! Përgjimet llogje! Mesazhi i gruas që SPAK po i hetonte burrin e vdekur që në 2018
250 shtëpitë e fshatit Rubjek mes Tiranës e Gjirit të Lalzit prej 4 ditësh jetojnë mes lajmeve për manipulimin e zgjedhjeve të 2017, urdhër arresteve për të vdekurit që firmosi SPAK dhe versionit të tyre se e vërteta është krejt ndryshe. Në një rrëfim ekskluziv për Report Tv e veja e Besim Bregut bën përgjegjëse policinë që lejoi të votohej ditën e zgjedhjeve nga persona disa herë. Ndërsa i akuzuari se votoi 23 herë për emigrantët jashtë vendit Armelin Zela thotë se në ato zgjedhje ka votuar vetëm për veten e tij.
31 Korrik 2020, 18:37 -
PD: Rama u premtoi shqiptarëve se do hanin me 'lugë floriri', por i zhyti në varfëri! Qeverisë i ka dalë situata jashtë kontrollit
Akuzat për qeverinë kësaj radhe kanë ardhur nga shefi i kabinetit Basha, Dorian Teliti i cili shprehet se kryeministri Edi Rama ka dështuar me menaxhimin ekonomik të situatës pas COVID-19.
31 Korrik 2020, 17:19
