Dava e humbur, zoti Basha

Dava e humbur, zoti Basha

Lulzim Basha ka refuzuar Këshillin Politik, ka refuzuar ftesat e shumta të kryeministrit Rama, ka refuzuar këshillat e “urta” të faktorit ndërkombëtar, ka refuzuar mendimin dhe vendimin edhe të aleatëve të mbetur politikë, duke kujtuar se me mbledhjen e kryesisë apo Këshillit Kombëtar, do të vendosë sipas midesë tij “marrjen e pushtetit”.

Listat e stisura, komisionet e “verifikimit” të emrave, apo më keq akoma “program i ri qeverisës” dhe ndonjë shpikje tallëse, do të jenë në fokusin e mbledhjes së kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.

Nuk e di për çfarë  tjetër do të flitet dhe diskutohet në dy strukturat  inaktive të Partisë së Lulzimit, por një gjë është e sigurtë, vetëm për procese demokratizuese  brënda asaj partie, nuk  do të diskutohet kurrë. Ato i vendos  Lulzimi (në fakt Doktori) dhe i hedh  gjoja për “diskutim” në struktura.

Edhe Komisioni  Verifikimit  të emrave “të rinj” që kanë 30 ditë që kanë  mbushur listat e kandidatëve në Tiranë dhe në rrethe, ishte shpikje  e Lulzim Bashës.

Eshtë dava e humbur Lulzim, si mbledhjet , takimet, listat e “emrave të rinj”, si  programi  i vjetër me datë të re, si “taksa e sheshtë  9 per qind”, ashtu edhe hamendësia juaj se, duke bojkotuar  Këshillin Politik, do të fitoni kohë, aq më tepër zgjedhjet  e 2021.

Eshtë dava e humbur Lulzim, gjithë  gama e përpjekjeve të Partisë Demokratike, për të rikthyer gardën e  vjetër të milionerëve në SHQUP, me gjoja pretendimin se “kthimin e tyre e do baza”.

Ju e keni përdhosur bazën, ju keni përdhosur lirinë, demokracinë dhe të drejtën e brëndshme në PD. Eshtë dava e humbur  zoti Basha, të mendosh  si komunist,  dhe të sillesh si demokrat, të thuash  njëherë “PO” dhe njëherë “JO”, të luash njëherë “kryetarin autoritar” dhe njëherë  “liderin babaxhan”.

Pushteti nuk  fitohet  me dëngla dhe premtime, nuk fitohet me lajka  dhe elozhe zyrave dhe  takimeve në lagjet periferike të qyteteve, por fitohet me beteja të hapura  idesh, programesh, me ballafaqime konkrete  në sytë dhe veshët e shqiptarëve.

Pushteti  nuk fitohet, duke u sjellë herë si “demokrat” dhe herë si “majtist”, herë duke bërë aleanca me monarkistët  dhe ballistët, e herë duke ngritur “dolli” me “socialistët për integrim”.

Nuk  fitohet pushteti  zoti Basha, duke mbajtur njërën  dorë në “revani” dhe tjetrën në “ujin e valuar”, por  merret  një  vendim, dhe i qëndrohet  besnik atij, deri në fund.

Eshtë dava e humbur  zoti Basha, mendimi dhe  vendimi  yt, (dhe jo i PD)  për rikthimin e ish-ministrave të përfolur dhe akuzuar për lidhje të forta  korruptive sa kishit pushtetin, dhe se “me ardhjen e tyre  ju do të fitoni edhe pushtetin”.

Mblidhi  spahot, tabakët, salianjët, dhe alibeajt  e tu, mblidh edhe kryesinë  dhe Këshillin Kombëtar nesër dhe pasnesër, tregoi  dhe kujtoi  ndonjë  histori me pushtet  “demokratësh” të rinjve  dhe të rikthyerve,  gajasi  dhe proftasi  po deshe, por  mos u premto  shpesh “marrje  pushteti” zoti Basha, sepse është  dava  e humbur  për ju edhe në 2021, apo edhe më  tej ndoshta……/Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhembeli: 02/08/2020 17:03

    Plotesisht dakort bre byrazer...urime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja