-
Minuta Zero/ Gjysmëfinalet e Euro 2024, Uvil Zajmi: Franca ekip mediokër, Spanja e konsoliduar! Andrea Marko me batutë: Nico Uilliamsin ta kërkojë edhe Egnatia
Në Minuta Zero, me Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun u komentuan pragndeshjet e gjysmëfinaleve të Euro 2024. Në studion e Report Tv të ftuar ishin Andrea Marko dhe Uvil Zajmi.
8 Korrik 2024, 20:14 -
SPAK i akuzoi për vjedhjen e 7 mln euro gjermanëve, GJKKO dënon 21 vite burg pronarin e Call Center e bashkëpunëtorin! I kthehen pasuritë e sekuestruara! Operatorët shpallen të pafajshëm
GJKKO dënon me 11 vite burg Erjon Kasmin pronarin e kompanisë ‘Blu Energy’ dhe me 10 vite burg bashkëpunëtorin e tij Xhulian Xhafa duke u shpallur fajtor për vjedhjen e rreth 7 milionë euro shtetasve gjermanë përmes mashtrimit në Call Center që të investonin në bursa.
8 Korrik 2024, 15:11 -
-
-
Tjetërsuan 7500 m2 tokë me dokumente të falsifikuara, prokuroria e Tiranës çon në gjyq ish-kreun e komunës Bërxullë dhe 3 të tjerë
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim, 3 ish-zyrtarët e Komunës së Bërxullës që kanë lejuar tjetërsimin e 7500m2 tokë, përmes dokumenteve të falsifikuara. Në krye të skemës qëndron ish-kreu i Komunës Ymer Marku, i cili është akuzuar disa herë për abuzimin me pronat
7 Korrik 2024, 09:51 -
-
-
Dritan Dajti letër drejtorit të burgut të Peqinit: Nis procedurat e lirimit, dënimin e mbylla më 4 korrik! Pak ditë më parë Gjykata e Lartë i riktheu 'burgun përjetë'
Dritan Dajti i kërkon drejtorit të burgut të Peqinit të kryejë procedurat e lirimit pasi thotë se në 4 korrik 2024 ka përfunduar ekzekutimi i vendimit të dënimit me 25 vite burg
5 Korrik 2024, 13:13 -
Të drejtat e njeriut/ Manja: GJEDNJ ka 101 vendime prej 2020 kundër Shqipërisë, Holta Zaçaj: Shkeljet e kthyera nga Strasburgu lidhen me pronën
Shpesh herë vendimet e gjykatave shqiptare janë thyer nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Shkeljet që pranohen edhe nga drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja janë kryesisht vendimet me pronat.
4 Korrik 2024, 20:38 -
-
-
Shqipëria del në treg të huaj në 2025, kërkon 650 mln € borxh! Në 13 vite janë marrë 6 eurobonde me vlerë 3.2 mld €
Shqipëria do të marrë përsëri borxh për të larë borxhin dhe për shpenzime të tjera në mbështetje buxhetore. Afro 650 milionë euro është vlera e eurobondit të radhës që Shqipëria pritet të emetojë në vitin e ardhshëm.
4 Korrik 2024, 13:05 -
-
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Beqajt, zbardh skemën e abuzimit! U bënë 2 tendera për të njëtin konferencë për turizmin, vlera 500 mijë euro! Abuzime dhe me 8 tendera
SPAK zbardh skemën e abuzimit me fondet e BE-së nga SASPAC për të cilën sot i janë vënë prangat ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, 2 po hetohen në arrest shtëpie ndërsa 2 në detyrim me paraqitje. Për një konferencë për të ardhmen e Turizmit u realizuan 2 tendera fiktivë
4 Korrik 2024, 10:06 -
Biden, përpjekje për të zbutur shqetësimet e partisë rreth gjendjes së tij shëndetësore
Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet të mërkurën me disa nga 23 guvernatorët demokratë në kuadër të përpjekjeve që të sigurojë kolegët kryesorë politikë se ai është në gjendje të mbetet kandidati i partisë për zgjedhjet e vitit 2024.
3 Korrik 2024, 22:07 -
-
U arrestua në lokalin afër SPAK, Prokuroria e Posaçme: Islam Sefa koka e grupit shqiptaro - gjerman që trafikoi 912 kg drogë në Gjermani! Vlera 3.3 mln euro
Sefa u arrestua pasi kishte shkuar të takonte avokatin në lokalin afër Prokurorisë së Posaçme. Gjatë hetimeve janë evidentuar 9 episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 kg marijuanë. Sekuestrohen euro, bizhu dhe një automjet luksoz tip BMW X5; euro si dhe 60 kg marijuanë e ndarë në pako me mbishkrimin “Kruja”.
3 Korrik 2024, 19:08 -
-
-
The Economist: NATO duhet të trajtojë destabilitetin në Ballkan! Rusia dhe Kina janë gati për truket e vjetra në rajon
Ndërsa konflikti vazhdon në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, Evropa nuk mund të përballojë më shumë tensione apo destabilitet në ose rreth fqinjëve të saj. Për ta shmangur atë, Perëndimi duhet të largohet nga sjellja e butë ndaj Serbisë.
3 Korrik 2024, 08:47 -
Komisioni Evropian njofton paketën e gjashtë të investimeve për Ballkanin Perëndimor, 1.2 miliardë euro
Komisioni Evropian (KE) njoftoi të hënën paketën e gjashtë të investimeve në kuadër të Planit të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, e cila pritet t’i grumbullojë 1.2 miliardë euro për investime.
2 Korrik 2024, 17:58
