-
-
Takimi i udhëheqësve të vendeve të ASEAN-it
Një karrige me flamurin e Mianmarit mbeti e zbrazët ndërsa nënpresidentja amerikane Kamala Harris iu drejtua udhëheqësve të Azisë Juglindore në takimin SHBA-ASEAN të organizuar nga Indonezia. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara nga Xhakarta, Indonezia është drejtuesja e radhës e Shoqatës së Shteteve të Azisë Juglindore.
7 Shtator 2023, 15:35 -
-
-
Arrestimi i Behar Bajrit, SPAK kërkesë Ministrisë së Drejtësisë: Të nisin procedurat për ekstradimin nga Franca
SPAK i kërkon Ministrisë së Drejtësisë të nisë procedurat e ekstradimit për Behar Bajrin nga Franca. Ministria ka 40 ditë afat për të përkthyer dhe kopsitur dosjen, që pretendohet të bind autoritetet franceze për ekstradim. Behar Bajri pritet të kundërshtoj ardhjen në Tiranë, duke shfrytëzuar kërkesën për azil të bërë në 2021-shin.
7 Shtator 2023, 13:50 -
Lezhë/ Vetëvaret i burgosuri në burgun e Shënkollit
Një 38-vjeçar i identifikuar si Qerim Hani, ka humbur jetën këtë të enjte në ambientet e burgut të Lezhës. Nga informacionet paraprake mësohet se i riu është konstatuar rreth orës 12:20 në ambientet e dusheve të godinës nr 5, në katin e tretë të kësaj godine në seksionin e masave mjekësore.
7 Shtator 2023, 12:59 -
Ambasada ruse në Moldavi me lidhje të forta me spiunët
Në gusht, Moldavia i përzuri 35 diplomatë rusë dhe anëtarë të Ambasadës, duke u thirrur mbi frikën se Moska po bën përpjekje për ta “destabilizuar” vendin, pasi hulumtimet e mediave gjetën një numër “të tepërt” të antenave në kulmin ndërtesës së ambasadës.
7 Shtator 2023, 08:55 -
Kriza në PD, Haklaj në Repolitix: Bardhi, truri i shkatërrimit të demokratëve! Çaça: Basha s’është i zgjedhuri i SHBA-së si ‘ylli polar’ i opozitës
Është rikthyer sonte në sezonin e ri emisionin Repolitix në Report Tv me gazetarin Denis Minga. Në emisionin e mbrëmjes së sotme ishte në fokus kriza e thellë e Partisë Demokratike. Me iniciativën e Gazment Bardhit, deputetët e tij mbështetës ata të Berishës dhe aleatët u mblodhën në një takim të përbashkët me qëllim unifikimin e aksionit opozitar
6 Shtator 2023, 21:51 -
U arrestua në Paris, mediat franceze: Behar Bajri kishte aplikuar për azil në vitin 2021 në Francë
Mediat franceze shkruan se shqiptari i shumëkërkuar kishte kërkuar azil në Francë në vitin 2021. Duke e cilësuar Bajrin si bos të mafias, media franceze thekson se i arrestuari në Strasburg, dyshohet se është përfshirë në atentatin ndaj Gjin Boriçit, njërit prej rivalëve të tij në Shkodër më 9 gusht 2020.
6 Shtator 2023, 18:57 -
Ylli Pata: Radiografia e aventurës kamikaze të Gaz Bardhit
Për Gazmend Bardhin, Sali Berisha është ende një variant i zgjedhjes politike, ku ai e vendos përballë Edi Ramës. Por gjithçka që ka ndodhur në Shqipëri, që nga viti 2013, e deri tek data drastike që ka vendosur një kufi të ri, por jo final-25 prilli 2021, shqiptarët kanë votuar Edi Ramën, pikërisht sepse përballë tij si zgjidhje ishte Sali Berisha
6 Shtator 2023, 18:10 -
'Ne nuk e respektojmë', kreu i Republika Srpska i ndalon hyrjen përfaqësuesit të lartë Ndërkombëtar në Bosnje
Presidenti i entitetit të Republikës Srpska, Millorad Dodik, ka thënë të mërkurën se do t’ia ndalojë hyrjen në entitetin serb të Bosnjës dhe Hercegovinës përfaqësuesit të lartë të Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnjë, Christian Schmidt.
6 Shtator 2023, 17:38 -
-
Ndryshimet në kabinetin qeveritar, Rama dërgon për dekretim te Presidenti Begaj emrat e ministrave të rinj
Dy ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri, emrat e rinj të ministrave kanë mbërritur në Presidencë për t’u dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj. Kreu i shtetit që do të bëjë dekretimin e 7 ministrave pasi të kthehet nga vizita 3 ditore në Kazakistan.
6 Shtator 2023, 16:30 -
Banesat iu shembën nga erozioni i tokës, banorët e Blinishtit të Mirditës protestë para kryeministrisë: 5 vjet pa dëmshpërblim, qiranë e paguajmë vetë
Shtatë familje nga fshati Blinisht i Mirditës protestuan përpara kryeministrisë, pasi nuk janë dëmshpërblyer ende për banesat e shembura nga erozioni i tokës. Ata kërkojnë kompensim, përndryshe paralajmërojnë përshkallëzim të protestave
6 Shtator 2023, 16:22 -
Mungoi në tryezën e 'pajtimit' Berisha–Bardhi, Meta pas takimit me Rithemelimin: PL, gjithmonë në vijën e parë të ballafaqimit me regjimin
Ilir Meta i cili nuk iu bashkua fizikisht takimit “pajtues” të Gazment Bardhit me Sali Berishën dhe aleatët, e ka quajtur një hap pozitiv uljen e tyre në një tryezë. I pyetur se kë njeh si kryetar të grupit të PD-së, ndonëse Kuvendi i PD-së ia dha si kompentencë Bashës, kreu i PL-së nuk e artikuloi në mënyrë të drejtpërdrejtë, por la të kuptohej se mbështet Bardhin
6 Shtator 2023, 12:11 -
-
-
Euro 2024/ Huliganët e Polonisë të dielën në 'Air Albania', konfirmohet numri i madh i tifozëve miq! Precedentët dhe përleshja me policinë shqiptare
Shqipëria e futbollit do luajë të diel kundër Polonisë në "Air Albania". Sfida e orës 20:45 vlen për grupin E kualifikues të Euro 2024, me kuqezinjtë që para këtij dueli udhëtojnë drejt Pragës, ku luajnë me Çekinë po për "Gjermani 2024".
6 Shtator 2023, 09:50 -
Kabineti i ri qeveritar, Konfindustria: Ndryshimet nuk i përgjigjen zhvillimit të ekonomisë kombëtare, duhet rindërtim i portofolave ministrore
Konfindustria ka reaguar lidhur me kabinetin e ri të qeverisë Rama. Ndonëse në qeveri u sollën edhe emra të rinj, Konfidustria thotë se ndryshimet nuk i përgjigjen pritshmërive të biznesit dhe zhvillimit të ekonomisë kombëtare.
6 Shtator 2023, 09:11 -
-
Mero Baze: Pse Gazment Bardhi e meriton të jetë lider i Foltores?
Ka vetëm një objektiv i cili mund të rezultojë i suksesshëm në rastin e Gazmend Bardhit, pasi bashkoi deputetët e mërzitur nga Basha, me deputetët që janë mërzitur më herët nga Basha. Dhe ky objektiv është shmangia e Sali Berishës nga kreu i Foltores
5 Shtator 2023, 20:14
