-
-
Misteri/ Ilir Meta ka hequr të gjitha pasuritë nga emri i tij, në letra figuron me mbiemër ndryshe! A po përgatitet për përballje me SPAK-un?
Ilir Meta lëvizje që reflektojnë frikë nga SPAK, ka kaluar të gjitha pasuritë në emrin e Kryemadhit, burimi i pabesueshëm i pallatit në Laprakë dhe i vilës në Gjirin e Lalzit.
9 Shkurt 2022, 16:16 -
Vidhte banesat pa lënë gjurmë, policia arreston 21-vjeçarin, autor i 8 vjedhjeve në 2 muaj! I fiksuar pas laptopëve, bizhuterive dhe parave
Marsel Sula, 21 vjeç, fillimisht studionte deri në detaje banesat që më pas do të ishin “preja” e tij për t’i vjedhur. I riu arriti të siguronte disa pajisje speciale, të cilat e ndihmonin të bënte kopje të çelësave dhe me pas kryente vjedhjet.
9 Shkurt 2022, 15:33 -
Kishin grabitur mbi 50 shtëpi, arrestohen teksa po bënin pazar dy shqiptarë në Itali! Kishin mbajtur peng një familje, për të vjedhur para dhe bizhuteri
Edison Pula dhe Imer Masha dy “hajdut profesionist” sipas mediave italiane, lanë “strofkën” e tyre në Carbonera ku fshiheshin prej kohës, për të për të bërë Pazar në Sile, aty ku edhe u vunë në pranga nga policia italiane.
9 Shkurt 2022, 15:27 -
SKEDA/ Gjithçka rreth përplasjes–14 pyetjet dhe përgjigjet për të kuptuar çfarë po ndodh te '5 Maji' në Tiranë
Lagja e re te 5 maji synon të kthehet në një qendër të re të kryeqytetit. Projekti quhet “River Side” dhe vjen në kuadër të procesit të rindërtimit, pra ndër të tjera, edhe për strehimin e familjeve shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
9 Shkurt 2022, 13:27 -
Këshilli i Ministrave miraton Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2022 – 2024
Këshillimi i Ministrave ka miratuar Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2022-2024. Këhstu bëri me dije ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila tha se ky dokument përbën një nga instrumentet më të rëndësishme përsa i përket planifikimit dhe monitorimit të rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe nga procesi i anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian
9 Shkurt 2022, 12:54 -
Kim takon Ramën para vizitës së tij në SHBA: Lufta ndaj korrupsionit, prioriteti kryesor! Barra e përgjegjësisë bie mbi ata që qeverisin! Zbardhet axhenda
Para nisjes drejt SHBA ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, kryeministri Rama zhvilloi një takim me ambasadoren Yuri Kim e cila ka mbështetur qëndrimin e Shqipërisë sa i takon tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës. Ambasadorja Kim nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për SHBA.
9 Shkurt 2022, 12:17 -
Agron Zhukri nuk 'shpëton' nga shqyrtimi i Statutit të Berishës, nuk pranohet kërkesa e PD për përjashtim
Agron Zhukri nuk 'shpëton'. Edhe pse dha më parë dorëheqjen e nuk iu pranua, edhe pse Partia Demokratike kërkoi përjashtimin do të jetë ai që do të shqyrtojë çështjen e pranimit ose jo të Statutit të Sali Berishës dhe vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.
9 Shkurt 2022, 12:05 -
-
-
DOKUMENTI/ Meta padit Kuvendin: Falsifikimi i dokumentit, tentativë për grusht shteti! Iki nëse më shkarkon Kushtetuesja? S'do të ketë brava shtesë në Presidencë! Kuvendi: Pretendimet s'qëndrojnë
Sipas Presidencës më 6 maj 2021 u firmos urdhri për thirrjen e seancës plenare për të miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor. Që të thirrej në këtë datë duhet që raporti për këtë vendim të ishte miratuar 48 orë më parë, pra në datën 5 maj. Mmbledhja e Komisionit të Ligjeve është bërë më 6 maj 2021, ndërkohë që në dokumentin e dorëzuar të premten e kaluar është bërë një falsifikim dhe thuhet se urdhri për miratimin e raportit të këtij komisioni është bërë më datë 5 maj 2021.
9 Shkurt 2022, 11:09 -
Çmimi i bukës u rrit në bllok, kreu i Autoritetit të Konkurrencës 'justifikohet': Nuk kemi pasur kërkesë për të gjobitur bizneset, se s'kishim prova! DOKUMENTI që e nxjerr 'blof'
Rritja e çmimit të bukës në bllok në shtator të vitit 2021 ka ardhur si pasojë e një sjelljeje e bashkërenduar mes 4 bizneseve, por Autoriteti i Konkurrencës nuk ka gjetur provat, prandaj ka vendosur që të mos i gjobisë.
9 Shkurt 2022, 11:00 -
Mot i thatë dhe me reshje të pakta, ulen prurjet e ujit në liqenin e Fierzës
Moti i thatë me reshje të pakta dhe ngrica, gjatë janarit dhe ditëve të para të shkurtit, ka ndikuar në uljen e prurjeve natyrore të lumenjve që furnizojnë me ujë, HEC-in e Fierzës, krahasuar edhe me dhjetorin e vitit të kaluar
9 Shkurt 2022, 10:41 -
Ardian Dvorani drejt Gjykatës Kushtetuese! Ish-Kreu i KED kandidon për vakancën e gjyqtarit Altin Binaj
Ardian Dvorani drejt Gjykatës Kushtetuese. ReportTv mëson ekskluzivisht se Dvorani kandidon për të plotësuar vakancën që krijohet nga mbarimi i mandatit të gjyqtarit Altin Binaj. Kandidimi është dorëzuar ne parlament. Afati i kandidaturave për vakancën e shpallur nga Kuvendi është data 14 shkurt.
9 Shkurt 2022, 08:22 -
Shembja e banesave te '5 Maji', policia shkelmon dyert me forcë që të nxjerrë banorët nga shtëpia! Pamjet e prishjeve dhe revolta e qytetarëve: Jeni vrasës, nuk jeni shtet
Fadromat IMT-së ka shembur 11 banesa në njësinë numër 4, në orët e para të mëngjesit, në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban zonën e '5 maj'. Banorët e gdhinë natën jashtë, hipën në dritare dhe në avlli, në shenjë rezistence për të mbrojtur shtëpitë dhe thanë se nuk janë dakordësuar me bashkinë
9 Shkurt 2022, 05:34 -
Vrau kolegen në sheshxhirim, regjisori Alec Baldwin rikthehet në punë: E kam ende të vështirë
Regjisori Alec Baldwin është rikthyer në xhirime 3 muaj pas incidentit të rëndë. Lajmin e ka dhënë vet 63-vjeçari përmes rrjetit social Instagram i cili ka postuar një seri videosh, duke reflektuar mbi jetën e tij
9 Shkurt 2022, 02:46 -
Osmani ishte kompensuar me mijëra euro për udhëtime kur ishte deputete me banesë në Prishtinë, si e arsyetoi këtë këshilltari i saj
Ditën e sotme, Kuvendi i Kosovës ka publikuar raportet për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve përgjatë viteve, ndër të tjera ka sqaruar se deputeti kompensohet për shpenzime të udhëtimit, si: 30km-110 euro, deri në 60km-20 euro dhe mbi 60 km-30 euro
9 Shkurt 2022, 01:55 -
-
Ç’po ndodh me anëtarët e Vettingut? Dy komisionerë nën hetim për pasurinë, një i dënuar dhe i shkarkuar për falsifikim
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes ndaj anëtares së Vetingut Brunilda Bekteshi, kërkon vijimin e hetimeve, është kallëzuar për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë të pasurisë.
8 Shkurt 2022, 20:03 -
Dhuna në internet, raporti: Në Shqipëri, 93 incidente për ngacmime dhe dhunë seksuale ndaj fëmijëve gjatë 2021! Vajzat viktimat kryesore
Mosha më e prekur e fëmijëve dhe adoleshentëve nga incidentet në internet është grup-mosha 15-17 vjeç, e cila përbën rreth 47% të të gjithë incidenteve të raportuara.
8 Shkurt 2022, 19:29 -
Si e parashikuan fundin politik të njërit-tjetrit Meta dhe Berisha, njëri si aksioner pularie, tjetri prapa hekurave për krime të rënda
Si e parashikoi Ilir Meta përjashtimin e Berishës nga PD-ja në mars të vitit 2015, Berisha parashikoi që Meta do ta mbyllte jetën e tij para hekurave.
8 Shkurt 2022, 16:11
