-
Deri në vitin 2030, Kina mund të tejkalojë ekonomikisht SHBA-në
Analistët thonë se ekonomia e Kinës do të mbështetet gjithnjë e më shumë tek investimet shtetërore, zhvillimi i teknologjisë së lartë dhe konsumi i brendshëm e më pak tek ajo që ishte një aspekt kryesor i ekonomisë së saj, prodhimet për eksport, duke tejkaluar ekonomikisht Shtetet e Bashkuara në dekadën e ardhshme. Qendra Britanike e Konsulencës për Kërkime Ekonomike dhe Biznes (CEBR) parashikon se PBB-ja e Kinës do të rritet me 5.7% në vit deri në vitin 2025 dhe më pas 4.7% çdo vit, deri në 2030.
4 Janar 2022, 21:47 -
Studimi izraelit: Doza e katërt mund të pesëfishojë antitrupat kundër variantit 'Omicron'
Doza e dytë përforcuese apo doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19, sipas një studimi të bërë në Izrael, mund ta pesëfishojë numrin e antitrupave kundër variantit 'Omicron'. Gjetjet e studimit u prezantuan sot nga kryeministri izraelit, Naftali Bennett, gjatë një vizite në një spital në afërsi të Tel Avivit.
4 Janar 2022, 19:55 -
-
Çështja për ish-ministrin Saimir Tahiri, dorëhiqet papritur gjyqtarja, zgjidhet trupa e re gjykuese
Një ditë para mbajtjes së seancës gjyqësore ndaj ish-ministrit Saimit Tahiri, një nga gjyqtaret e trupit gjykuese është tërhequr. Mësohet se gjyqtarja Daniela Shirka është tërhequr në mënyrë të papritur dhe do të zëvendësohet nga gjyqtari Florjan Kalaja, gjyqtar i komanduar në Gjykatën e Apelit Durrës, i cili ka kaluar vetingun në fund të vitit 2020.
4 Janar 2022, 18:25 -
Vettingu në Polici po ecën me ritme të ngadalta, prej vitit 2019 vetëm 56 efektivë të filtruar, 25 prej tyre vitin që lamë pas
Procesi i vettingut në Polici po ecën me ritme mjaft të ngadalta. Që prej vitit 2019, vetëm 56 efektivë kanë kaluar në filtrin e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.
4 Janar 2022, 16:06 -
-
-
Takim i posaçëm NATO-Rusi lidhur me krizën mbi Ukrainën
Një zyrtar i NATO-s njoftoi sot se javën e ardhshme do të mbahet një takim i posaçëm i ambasadorëve të aleancës atlantike me zyrtarë të lartë rusë. Takimi i caktuar nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vjen ndërsa palët po kërkojnë dialog për të parandaluar një përplasje të hapur lidhur me Ukrainën.
4 Janar 2022, 15:20 -
8 Janari, a do të guxojë Berisha?
Dita e 8 Janarit 2022, mbetet afati i fundit dhe pika më kulmore e “revolucionit demokratik” të Sali Berishës. Duke parë vendosmërinë e Lulzim Bashës për të mos lëshuar asnjë “pëllëmbë tokë të partisë në 5 Janar”, pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në 8 Janar.
4 Janar 2022, 15:19 -
Luan Daci kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e tij: Janë dënuar pa fakt penal, është shkelur Kushtetuta
Luan Daci, ish anëtari Kolegjit të Apelimit, kërkon nga Parlamenti të ngrejë një komision hetimor pasi ai pretendon se është dënuar padrejtësisht dhe shkarkuar pa fakt penal e ligj të shkelur.
4 Janar 2022, 13:06 -
I shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari 22 vite më parë, arrestohet në Gjermani Genc Tafili! Ishte nisur drejt Turqisë për të festuar Vitin e Ri
Burime nga Interpol bëjnë me dije se Genc Tafili kishte planifikuar të udhëtonte për në Stamboll ditën e Vitit të Ri kur u arrestua nga autoritetet gjermane.Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2000.
4 Janar 2022, 12:12 -
2 muaj pas afatit, punimet për tregun agro-bujqësor në Durrës s'kanë mbaruar ende! Tregtarët: Na kanë lënë në shi e të ftohtë si skllevërit para 500 vitesh
Tregu agro-bujqësor në Durrës ka tejkaluar me 2 muaj afatet e përfundimit të punimeve për rikonstruksionin e saj, ndërsa 227 tregtarë po zhvillojnë aktivitetin në kushte të vështira që prej korrikut të 2021. Bashkia Durrës tregon se vonesat nuk lidhën vetëm me punimet por edhe me problematika pronësie.
4 Janar 2022, 11:24 -
Një javë pas zbulimit të rastit të parë me Omicron në Kosovë, shkon në 17 numri i qytetarëve të infektuar
Më 26 dhjetor 2021, Kosova detektoi rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit dhe përmbylli një vit me situatë të qetë epidemiologjike. Po këtë ditë, në Kosovë u konfirmuan 9 rastet e para me variantin Omicron. Ndërkaq, më 31 dhjetor rezultuan edhe 8 raste tjera pozitive
4 Janar 2022, 10:52 -
-
Plagosja tek 'Ura e Bunës'! U qëllua pas shpine me pistoletë me silenciator, 34-vjeçari: Erdha nga Shkodra në Spitalin e Lezhës, ndihesha më i sigurt! Policia s’gjen asnjë provë në vendngjarje
Vincens Piroli i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Mali i Zi mbeti i plagosur në një atentat të dyshimtë në Shkodër. I afërmi që e ka shoqëruar në spital deklaron se ka takua një shok, ndërsa vetë Piroli ka thënë se e kanë qëlluar pas shpine. 34-vjeçari u plagos me 3 plumba me një pistoletë me silenciator.
4 Janar 2022, 09:33 -
119 kg kokainë në kontejnerin me banane në Tiranë, shoferi i kamionit rrëfen 30 minutat e kontrollit nga 4 persona të maskuar: Më thanë do të zhdukim familjen! S'njoftova policinë se kisha frikë
Report Tv ka siguruar dëshminë e plotë të shoferit Hasan Salihu, i cili kishte shkuar për të marrë konteinerin me banane në Portin e Durrësit, ku u gjetën 119 kilogramë kokainë. Salihu ka deklaruar se është ndaluar nga 4 persona të maskuar, të cilët kanë kryer në kontenierin me banane një kontroll për rreth 30 minuta.
4 Janar 2022, 09:24 -
Ishin kthyer në tmerrin e banorëve të Korçës, përmes vjedhjes së banesave dhe biznese, arrestohen 3 hajdutët
Tre persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë vjedhur disa banesa dhe biznese në qytetin e Korçës në periudha të ndryshme. Në pranga kanë rënë O. K., 43 vjeç; M. Q., 42 vjeç dhe Xh. P., 37 vjeç, të tre banues në Korçë.
4 Janar 2022, 08:57 -
Inflacioni turk rritet në 36%, më i larti në epokën e Erdoganit
Norma vjetore e inflacionit të Turqisë u rrit në 36.1% muajin e kaluar, më e larta në 19 vitet që Tajip Erdogan ka ‘sunduar’, duke nxjerrë në pah thellësitë e një krize valutore të krijuar nga politikat joortodokse të uljes së normave të interesit të presidentit .
4 Janar 2022, 03:49 -
-
-
Ekonomia pritet të rritet 4.1% në vitin 2022! Ministria e Financave: Konsumi dhe investimet publike janë motorët kryesorë
Konsumi dhe investimet pritet të jenë motorët kryesorë të rritjes ekonomike për 2022, që është parashikuar të jetë 4.1%. Ministria e Financave pret që konsumi të kontribuojë me 2.4% në 3 vitet e ardhshme në rritjen ekonomike.
3 Janar 2022, 19:50
