-
Shqiptarët, dembelë apo të dekurajuar për punë? 40% e popullsisë joaktive, në krye Kukësi e Lezha! Muça: I dekurajoi pandemia
Më shumë se 40% e popullsisë në vend është joaktive në punë, pra as nuk punojnë dhe as nuk po kërkojnë. Sipas INSTAT, pandemia rriti numrin e atyre që nuk kanë besim se mund të gjejnë punë, ndërsa për ekspertët kjo vjen nga mungesa e hapësirave për punë të denjë dhe disbalanca e pagave.
1 Dhjetor 2021, 19:19 -
Fermerët që kanë marrë karburant pa taksa, duhet ta përdorin deri në 20 dhjetor 2021! Këshilli i Ministrave shtyn me 1 muaj afatin
Të gjithë fermerët që kanë përfituar nga nafta pa taksa, gjatë fazës së parë të aplikimit që nisi në muajin janar deri në mars, do të kenë mundësi që karburantin e përfituar ta përdorin deri në 20 dhjetor të këtij viti.
1 Dhjetor 2021, 18:39 -
BE 30 mld euro investime për infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor: Vendet e rajonit të lidhen mes tyre! (A do financohet edhe hekurudha Durrës-Prishtinë?)
Bashkimi Europian synon të financojë 300 miliardë euro në projektet globale ku përfshihet Ballkani Perëndimor dhe partnerët e saj në botë. Qëllimi i këtyre investime është që BE të forcojë edhe më shumë rolin e saj në botë, ndërsa investimet do të jenë në infrastrukturë, shëndetësi, energji, dixhitalizimi, arsim, mjedis e shumë fusha të tjera. Ballkanit i janë akordua 30 miliardë euro për investime infrastrukturore.
1 Dhjetor 2021, 18:30 -
-
228 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 14 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 6,694 raste aktive me COVID
Në të gjithë vendin janë 6,694 raste aktive me COVID ndërsa 594 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,378 që nga fillimi i epidemisë. Sa i përket infektimeve, Tirana kryeson për numrin e rasteve ndërsa pasohet nga Fieri, Vlora e Saranda.
1 Dhjetor 2021, 17:22 -
I dënuar në Itali për prostitucion dhe grup kriminal, prokuroria e Lushnjës i sekuestron pasuri
I dënuar në Itali për prostitucion dhe grup kriminal, prokurori e Lushnjes i sekuestron disa pasuri. 3 dyqane, 4 apartamente dhe 2 garazhe në Lushnjë në pronësi të F.A janë sekuestruar nga prokuroria e Lushnjës.
1 Dhjetor 2021, 16:03 -
Ekskluzive/ Deputeti që bleu për 100 mijë lekë apartament në Tiranë, Xhelal Mziu vilë me ‘punë krahu në Greqi’, ligjvënësja që i financoi babai shtëpinë 210 mijë euro
Report Tv sjell ekskluzivisht të dhëna të reja nga pasuria e deputetëve të rinj. Pasuritë e paluajtshme i justifikojnë me punën në emigracion, aktivitet bujqësor dhe para dhuratë nga familjarë.
1 Dhjetor 2021, 15:46 -
'Më thërrasin Profesor', habit mësuesi i dënuar për 'pedofili' që u pushua nga puna: Inskenim pasi u martova me gruan e dytë
Mësuesi 62-vjeçar, Ëngjëll Bregu, i cili është dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve ka treguar në një intervistë televizive se i hedh poshtë akuzat për prekje të nxënësve në muajin maj, në vitin 2009 dhe thotë se asnjë mësues apo nxënës nuk ka kryer denoncim ndaj tij.
1 Dhjetor 2021, 14:58 -
-
-
-
Drejtori i Policisë raporton te 'Siguria': Këtë vit 23 krime më shumë nga grupet e strukturuara dhe organizatat kriminale mafioze, vjet ishin 16! 30% e vrasjeve, brenda familjes
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, nuk mundi t’i japë dot përgjigje të gjitha pyetjeve të deputetëve në seancën e tij të parë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë. Sipas tij, vrasjet e bujshme si politike apo dhe kriminale, janë sekrete hetimore. Gledis Nano tha se gjatë vitit të fundit janë rritur me 60% krimet nga grupe mafioze.
1 Dhjetor 2021, 10:23 -
Të dyshuar si autorë të 38 vjedhjeve, arrestohen dy vëllezërit në Berat
Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Beratit, pasi dyshohet se kanë kryer 38 vjedhje të ndodhura përgjatë vitit 2018-2021. Artur Hyka 49 vjeç, dhe Fatmir Hyka, 45 vjeç, banues në lagjen ‘Jani Vruho’ në Berat, u kapën teksa po tentonin të vidhnin banesën e shtetases A.A
1 Dhjetor 2021, 10:03 -
-
Ikja e të rinjve, 52% e lejeve të qëndrimit në BE në 2020 u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç
Të rinjtë shqiptarë të moshës nën 19 vjeç po marrin pjesën më të madhe të lejeve të qëndrimit që po jepen nga vendet anëtare të Bashkimit Europian për shtetasit jo të BE-së, ku rekordin po e mbajnë fëmijët nën 4 vjeç
1 Dhjetor 2021, 07:47 -
Lideri serb i Bosnjes Dodik: Arsyeja pse unë e respektoj Putinin? Ai më dëgjon dhe nuk më imponon asgjë, ndryshe nga liderët perëndimorë
Presidenti i Republikës Srpska Milord Dodik ka folur rreth marrëdhënieve të Bosnje-Hercegovinës dhe Rusisë në 'La Reppublica', një lidhje e cila tremb SHBA dhe BE-në së tepërmi.
1 Dhjetor 2021, 04:15 -
-
Dy Kuvendet e PD/ Koka: Basha zhduku demokracinë! Meçe: Ish-kryeministri për veten djeg çdo gjë! Malko: Berisha po dërgon mesazhe për mbështetësit e Bashës! Elezi: Luftë për karrige
Në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv, u diskutua për Kuvendet e PD, teksa na ndajnë 11 ditë nga ai i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Të ftuarit, Arben Meçe, Gent Malko, Bledian Koka dhe Ibsen Elezi diskutuan edhe për akuzat që Berisha ka ngritur ndaj Bashës për dosjen e lobimit rus dhe për çështjen ‘Toyota Yaris’. Opinionistët u shprehën se të dyja palët i kanë ngritur stekat e sulmeve ditët e fundit ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.
30 Nëntor 2021, 21:44 -
Brenda fabrikës së armatimeve të Poliçanit, media amerikane publikon fotot: Labirinte ku mund të humbësh dhe porta 6 metra të larta që ruajnë sekretet e tuneleve
Labirinte tunelesh, porta prej betoni 6 metra të larta që ruajnë hyrjen e tyre dhe zbrazëti, kjo është gjithçka ka mbetur nga fabrika e armatimeve të Poliçanit, dikur një nga qendrat më të mëdha dhe më të rëndësishme të armatimit në Shqipëri.
30 Nëntor 2021, 21:00 -
Kuvendi i PD-së dhe Kuvendi i PB-së
Ekzistojnë dy pseudo-debate në gjirin e PDsë sot. I pari ka të bëjë me vërtetësinë dhe procedurën e dorëzimit të firmave për thirrjen e Kuvendit, që së fundi filluan të verifikoheshin nga deputeti Agron Shehaj. Debati i dytë është mbi datën e Kuvendit Kombëtar të PD-së, 11 apo 18 dhjetor 2021.
30 Nëntor 2021, 19:15 -
195 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 7,065 raste aktive me COVID
Krahasuar me një ditë më parë, kemi të njëjtin numër infektimesh por një viktimë më shumë. Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët që të vaksinohen kundër koronavirusit, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 169 pacientë ndërsa 15 prej tyre janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 7,065 raste aktive me COVID.
30 Nëntor 2021, 18:35
