-
-
Denoncimi i Fiks Fare/ Manipulimi i zgjedhjeve në PD, gazetarja voton pa kartë anëtarësie
Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike në 13 qershor 2021. Fiks fare tregoi se sa e lehtë ishte të hidhje fletë votimi pa qenë anëtar i PD-së.
14 Qershor 2021, 22:03 -
Basha në krye të PD, deputetët e opozitës: Ogur i mirë për PS
Deputetët e opozitës parlamentare e konsiderojnë një ogur të mirë për fitoren e ardhshme të Partisë Socialiste, rikonfirmimin e Lulzim Bashës në krye të PD. Opozitarët e dalë nga listat e PD, por që refuzuan të lënë mandatet thonëqë zgjedhjet në PD treguan hapur një masakër të vërtetë zgjedhore.
14 Qershor 2021, 20:36 -
Të rinjtë me shkollë nuk studiojnë tregun, mbesin pa punë, eksperti: Këshillimi i karrierës duhet që në 9-vjeçare! Pauzë nga gjimnazi në universitet për të punuar
Mungesa e studimit të tregut të punës për profesionet më të kërkuara në vend, por kalimi direkt nga gjimnazi në universitet, është një ndër shkaqet kryesore për papunësinë e lartë tek të rinjtë në vend. Ekspertët thonë se që në 9-vjeçare duhet të nisë këshillimi i karrierës, që orienton nxënësit dhe studentët drejt kërkesave të tregut.
14 Qershor 2021, 20:17 -
Shifrat/ Lulzim Basha fitoi kryetarin, por 'ka humbur' anëtarësinë
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha fitoi një mandat të tretë në krye të partisë.Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana, shpalli zyrtarisht fituesin, edhe pse 24 orë më parë, të dielën në mbrëmje, PD përcolli rezultatet paraprake. Në përfundim të numërimit nuk pati surpriza. Doli i katërti në garë, Kadilli pranon humbjen: Nuk iki, bashkëpunoj edhe me Bashën për manifestin politik.
14 Qershor 2021, 20:07 -
-
Soreca jep lajmin e mirë: Nga 1 korriku hiqet tarifa Roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor
Duke nisur nga data 1 korrik, do të hiqet tarifa Roming, në Ballkanin Perëndimor. Ishte ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca që dha lajmin e mirë, i cili vjen pak ditë pas Samititi të liderëve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë.
14 Qershor 2021, 19:08 -
Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut, 17 mijë dhurime 5 mujorin e parë të 2021! Rraca: Situata e kënaqshme
14 qershori shënon ditën botërore të dhuruesve të gjakut. Në 5 mujorin e parë të 2021 janë kryer 17 mijë dhurime gjakut, por vendi ynë ka nevojë për shtim të numrit të dhuruesve vullnetarë.
14 Qershor 2021, 17:47 -
-
Pse janë tërbuar Berishët, për dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga politika?
Tërheqja e Gramoz Ruçit nga politika, çuditërisht ka trishtuar jo vetëm socialistët, por mbi të gjitha demokratët. Madje, po të shohësh rrjetet sociale, tek njerëzit pranë PD dhe Sali Berishës, duket një lloj revolte, pse Ruçi u tërhoq nga politika.
14 Qershor 2021, 16:31 -
Neni për pasurimin e paligjshëm, deputetët shpërfillin propozimin e kryeprokurorit Çela, shmanget diskutimi për ndryshimin e Kodit Penal
Kuvendi mbulon me heshtje propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela për miratimin e një neni të ri në Kodin Penal për pasurimin e paligjshëm të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve që nuk justifikojnë pasuritë me të ardhura të ligjshme
14 Qershor 2021, 16:09 -
Kryetarja Valdete Daka shkarkohet nga KQZ, Vjosa Osmani: Institucioni duhet të jetë i pavarur! Emërohet gjyqtari Kreshnik Radoniqi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkarkuar nga detyra kryetaren e KQZ-së Valdete Daka dhe në vend të saj ëshët emëruar gjyqtari i Gjykatës së Apelit Kreshnik Radoniqi.
14 Qershor 2021, 15:49 -
Në prag të shkarkimit nga Kushtetuesja, Meta përgatitet për 'luftë' mediatike! Tender për blerjen e pajisjeve televizive
Presidenca ka hapur një tender për blerjen e pajisjeve televizive më 7 qershor 2021 dhe do të mbyllet më 17 qershor 2021 dhe ka vlerën e 21 milionë lekëve që do të merren nga buxheti i shtetit. Nuk është e qartë se pse presidencën mund t'i duhen të gjitha to pajisje, por duket se heshtja dhe 'qetësia' e Ilir Metës do të shoqërohet me betejë të fortë mediatike në një kohë ku Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë për regjistrimin e çështjes së shkarkimit të tij dhe të pranojë apo jo shqyrtimin e saj.
14 Qershor 2021, 14:49 -
-
Guvernatori Sejko takim përmbyllës online me Misionin e FMN-së për Shqipërinë: Ekonomia drejt përmirësimit
Në datën 11 qershor 2021, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe përfaqësues të tjerë të saj, zhvilluan online takimin përmbyllës me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Yan Sun, shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë
14 Qershor 2021, 12:24 -
Maturantët sërish në protestë edhe pse 'Arsimi' u plotëson kërkesën! Kushi: Vendosëm të ulim kufirin minimal të pikëve për çdo notë! Nxënësit: Duan të na zbusin, kërkojmë ballafaqim
Ministria e Arsimit ka vendosur të plotësojë kërkesë e maturantëve, të cilët prej 3 ditësh janë në protestë, ajo e uljes së pikëzimit për notat në provimin e matematikës. Ministrja Evis Kushi ka deklaruar se është rënë dakord që të ulet kufiri minimal të pikëve për çdo notë.
14 Qershor 2021, 11:55 -
Meta kthen ligjin për sektorin minerar: Shkel rëndë Kushtetutën, ul të ardhurat në buxhet, heq të drejtën e pronës
Presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar ligjin me disa ndryshime për sektorin minerar. Një ndër arsyet që kreu i shtetit ka paraqitur për kthimin e këtij ligji është se sipas tij, favorizon disa subjekte të caktuara dhe se ndryshimet në ligj shkelin një sërë parimesh kushtetuese të shtetit të së drejtës.
14 Qershor 2021, 11:51 -
-
Italia shtyn kufizimet anti-COVID me Shqipërinë deri më 30 korrik, kategoritë që lejohen të udhëtojnë
Italia lë në fuqi masat aktuale për lëvizjen e shtetasve shqiptarë deri më 30 Korrik. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Italiane në vendin tonë, ku në një njoftim zyrtar rezulton se masat aktuale do të qëndrojnë në fuqi deri më 30 Korrik.
14 Qershor 2021, 10:16 -
I arrestuar në Turqi dhe i hetuar në Itali për trafik heroine, SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit, përfshirë Ora News dhe Channel One
SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit të konfiskojë 32 pasuritë e Ylli Ndroqit, mes të cilave edhe televizioni Ora News dhe Channel One. SPAK shprehet se nga llogaritja e të ardhura personale të Ylli Ndroqit nga kompanitë e tij dhe shpenzimet që kryen ka rezultuar se ai nuk mund të justifikojë dot 3 milionë euro. Kjo ka qenë dhe arsyeja që SPAK t'i kërkojë GJKKO konfiskimin e pasurisë.
14 Qershor 2021, 10:01 -
Shifrat e INSTAT/ Rreth 95 mijë shqiptarë të regjistruar si punëkërkues! Grupmosha 16-29 vjeç më e prekur nga papunësia
Mbajtja e ekonomisë nën presion nga pandemia COVID-19, ka bërë që të rritet numri i të papunëve, dhe i atyre që kërkojnë të punësohen. Sipas INSTAT numri i punëkërkuesve të regjistruar në zyrat e punës ka arritur në 24 mijë në tremujorin e parë të këtij viti
14 Qershor 2021, 08:46
