-
Ndihmoi emigrantët e paligjshëm të kalonin kufirin, GJKKO lë në burg Arsen Cakën
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg shtetasin Arsen Caka. Ai është i dyshuar për kryerjen e veprës penale penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Caka ishte pjesë e një grupi kriminal të trafikut të qënieve njerëzore që kontrabandonin emigrantë drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.
9 Nëntor 2024, 20:56 -
‘Harrohet’ sigurimi i detyrueshëm i banesës! Cila është skema e re që propozojnë socialistët? Primi i sigurimit të zbritet nga të ardhurat vjetore të qytetarëve
Shqipëria ende nuk ka një ligj për sigurimin e detyrueshëm të pronave, i vetmi projektligj i hartuar pas tërmetit të nëntorit 2019 ka mbetur pezull dhe ende nuk ka mbërritur në Kuvend. Në një situatë të tillë deputeti socialist Erion Braçe propozon që nga tatimet vjetore mbi të ardhurat, qytetarëve që sigurojnë pronën e tyre, tu kthehet pas një pjesë nga tatimi i paguar për të shlyer primin e sigurimit.
9 Nëntor 2024, 20:44 -
'Ne të njollosur me baltë, ju me gjak', 130 mijë banorë të Valencias në Spanjë kërkojnë dorëheqjen e guvernatorit të rajonit
Me thirrjet “vrasës” dhe “ne të njollosur me baltë, ju të njollosur me gjak,” 130 mijë persona dolën në qendër të Valencias për të kërkuar që Carlos Mazón, guvernatori i Rajonit, të japë dorëheqjen.
9 Nëntor 2024, 20:32 -
-
Si fitoi Donald Trump 500 milionë dollarë me një postim në rrjetin e tij social
Aksionet e mediave sociale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump kishin rënë shpejt pas një ngritjeje të shkurtër pas fitores së tij në zgjedhje këtë javë. Më pas, me një postim të vetëm në Truth Social, ai ndihmoi në rritjen e aksioneve përsëri – dhe shtoi një gjysmë miliardë dollarë në pasurinë e tij neto si rezultat.
9 Nëntor 2024, 20:00 -
-
-
-
-
Bundesliga/ Leverkusen tre ndeshje pa fitore, Dortmund mposhtet nga Mainz! Bayern Munich fiton në udhëtim dhe mban kreun
Futbolli elitar gjerman vijoi këtë të shtunë me katër ndeshjet e radhës. Befasi për Dortmund dhe Leverkusen, ndërsa Bayern Munich iu fal një goli për tri pikët.
9 Nëntor 2024, 17:45 -
-
Analiza e CNN: Mandati i dytë i Trump mund të sjellë kaos në mbarë botën! Çfarë dimë për politikën e jashtme të republikanit?
Mund të jetë e tmerrshme dhe të riformulojë rendin botëror. Ose mund të jetë e zhgënjyeshme, më shumë zhurmë sesa thelb. Por mandati i dytë i Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me siguri do të jetë përçarës.
9 Nëntor 2024, 16:57 -
Bolonjë/ Po marshonte ekstremi i djathtë, antifashistët dalin në anti manifesim dhe përplasen ashpër me policinë (VIDEO)
Përplasje dhe tension në qendër të Bolonjës, siç ishte frika në shumë pjesë: po zhvillohet protesta e ekstremit të djathtë – Casapound dhe Rrjeti i Patriotëve – shumë pranë stacionit të Bolonjës, një javë para zgjedhjeve rajonale
9 Nëntor 2024, 16:45 -
-
Studiuesi i njohur, James Ker-Lindsay reportazh për krijimin e shtetit të ri sovran bektashi në Shqipëri
Në shtator 2024, kryeministri Edi Rama njoftoi planin për t’i dhënë sovranitet Urdhrit Bektashi, një grup islamik sufi me një rol unik shpirtëror dhe kulturor në Shqipëri, sipas një reportazhi të botuar në kanalin në youtube të Prof. James Ker-Lindsay – një studiues i lartë në Universitetin Kingston, i specializuar në marrëdhëniet greko-turke dhe çështjen e Qipros.
9 Nëntor 2024, 15:55 -
-
VIDEO/ Tradhtoi grupin kriminal, vritet ‘bossi’ i kriptomonedhave në aeroportin e Brazilit! Momenti kur qëllohet me breshëri plumbash
Një biznesmen brazilian Antonio Vinicius Lopes Gritzbach, me lidhje me një nga grupet më të fuqishme kriminale të vendit, është qëlluar për vdekje në aeroportin Guarulhos në Sao Paulo.
9 Nëntor 2024, 13:50 -
-
Porositi vrasjen e të ‘fortit’ të Vlorës për hakmarrje, ekstradohet nga Spanja Leonard Luzi! Si i shpëtoi atentatit Inez Hajrulla në 2023
Leonard Luzi, i akuzuar për atentatin ndaj Hajrullës dhe Matodashajt, u ekstradua nga Spanja. Ai mbërriti në vendin tonë 4 muaj pas arrestimit, ndërsa GJKKO i ka caktuar masën arrest me burg. Luzi e porositi vrasjen për hakmarrje ndaj kushëririt të tij, por atentati dështoi pasi ekzekutori u arrestua me pistoletë me fishek në fole gati për qitje.
9 Nëntor 2024, 09:13 -
Rriten tensionet mes dy Koreve, Veriu provokon përsëri, bllokon sinjalin GPS të avionëve dhe anijeve! Jugu ankohet në OKB
Pheniani ka aktivizuar sulm të ri ndaj fqinjëve, duke bllokuar sinjalet GPS të fluturimeve ajrore dhe lundrimeve, teksa ka krijuar anomali të mjetet. Seuli paralajmëron të gjitha shoqëritë dhe ushtrinë që të kenë kujdes. Provokimi vjen pas testimit të raketave balistike dhe balonave me jashtëqitje të hedhura në Korenë e Jugut
9 Nëntor 2024, 08:28 -
Pakistan/ Sulm terrorist në stacionin e trenit, kamikazi vret 24 persona, 40 të plagosur! Ushtria e Balochistanit e merr përsipër, ja momenti i shpërthimit (VIDEO)
Bomba shpërtheu në stacionin hekurudhor të Quetta, pranë kabinës së biletave, ku po prisnin 100 udhëtarë. Separatistët e BLA marrin përsipër sulmin terrorist dhe thotë se u krye ndaj një njësie ushtarake që po kthehej nga trajnimi. Autoritetet nuk e konfirmojnë
9 Nëntor 2024, 08:05
