-
Stoltenberg: Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë nga Rusia ndaj anëtarëve të NATO-s
NATO nuk sheh ndonjë kërcënim ushtarak nga Rusia ndaj asnjë anëtari të aleancës, por do të vazhdojë me operacionin e parandalimit përmes stërvitjes së ardhshme ushtarake “Steadfest Defender”, më e madhja në dekadat e fundit, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
23 Janar 2024, 11:50 -
Udhëheqësi separatist moldav bën thirrje për gatishmëri ushtarake
Udhëheqësi i rajonit separatist pro-rus të Moldavisë dhe Presidenti i Transdniestria, Vadim Krasnoselsky, u bëri thirrje institucioneve të saj të mbrojtjes dhe inteligjencës që të mbajnë një "nivel të lartë gatishmërie ushtarake" dhe të zhvillojnë stërvitje të rregullta për këtë qëllim
23 Janar 2024, 11:30 -
‘E kapi thikën me duar për të shpëtuar’, detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në itali, dyshohet krim pasioni! Përjashtohet pista e grabitjes
Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e shqiptarit 39-vjeçar, Bledar Dedja, prind i dy fëmijëve, i cili jetonte prej vitesh përtej Adriatikut. 39-vjeçari që jetonte në Asolo (Treviso) u gjet i masakruar me thikë mëngjesin e së dielës në pyjet e Paderno del Grappa
23 Janar 2024, 11:00 -
'Tempulli 2'/ Hidhnin kokainën në tualet sapo shihnin policinë nga kamerat, pranga çiftit të bashkëshortëve në Selitë, bashkëpunëtor dhe nipi (FOTO + EMRI)
Agjentët e Antidrogës goditën të hënën në kuadër të operacionit "Tempulli 2" një çift bashkëshortësh, të cilët shisnin lëndë narkotike kokainë në zonën e Selitës. Burrë e grua jetonin në katin e katërt të një pallati dhe për të kryer aktivitetin kriminal bashkëpunonin me nipin e tyre.
23 Janar 2024, 10:46 -
-
-
-
-
Itali/ Policia i gjen shqiptares kokainë në banesë, rumuni e kërcënon se do t’i rrëmbejë djalin 3-vjeçar
Karabinierët italianë të Tenenzas të Guidonia Montecelio kanë përfunduar një hetim që kulmoi me arrestimin e një shtetasi rumun 36-vjeçar. Operacioni u krye në përgjigje të një urdhri paraburgimi të lëshuar nga GIP i Gjykatës së Tivolit
23 Janar 2024, 09:45 -
-
Putin urdhëron zyrtarët e tij për të kërkuar për pronat e Perandorisë Ruse dhe Bashkimit Sovjetik
Presidenti rus, Vladimir Putin mësohet se ka urdhëruar zyrtarë të gjejnë asete ruse që dikur ishin në pronësi të Bashkimit Sovjetik. Ky dekret i Putin u publikua të enjten ku caktoi fonde për zyrën shtetërore për të kryer kërkime për asete jashtë vendit dhe për të siguruar regjistrimin e të drejtave të pronësisë ruse
23 Janar 2024, 09:22 -
Tiranë/ Skela ra nga kati i 13-të zuri poshtë dy kalimtarë, arrestohet inxhinieri dhe 2 punëtorët e firmës së pallatit në ndërtim (EMRAT)
Shërbimet e Komisariatit nr.2 në kanë arrestuar dy punëtorët dhe inxhinierin e pallatit të kompanisë Arlis sh.p.k për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në bulevardin "Gjergj Fishta" ku 2 kalimtarë të rastit mbetën të plagosur si pasojë e rrëzimit të skelave të pallatit në ndërtim.
23 Janar 2024, 08:47 -
-
SHBA dhe Britania e Madhe sulmojnë sërish Houthi, në shënjestër 8 objektiva
SHBA dhe Britania e Madhe kanë kryer vijuar sulmet ndaj rebelëve Houthi në Jemen. Mësohet se nga sulmi janë goditur tetë objektiva, duke përfshirë një depo nëntokësore dhe raketa Houthi dhe aftësinë e mbikëqyrjes
23 Janar 2024, 08:28 -
-
Samiti i Shkupit mbyllet me deklaratën e përbashkët me 11 pika/ 6 liderët e Ballkanit : Synojmë rajonin në BE
Samiti i sotëm i vendeve të Ballkanit me BE-në në Shkup u përmbyll me një deklaratë të përbashkët e cila përmban 11 pika, dhe qëllimi kryesor i saj, është integrimi i rajonit në Bashkimin Europian.
22 Janar 2024, 21:41 -
Procesi ‘SKY ECC’ në Belgjikë, dëshmon zyrtarja shqiptare e Gjykatës që transferonte paratë e vlonjatit me mbiemër kolumbian: Mendoja se punonte në ndërtim
Një shqiptare, zyrtare në një gjykatë, ka dhënë dëshminë e saj në Belgjikë lidhur me transfertat e parave që kishte kryer për vlonjatin Erdian Munoz Guerrero, pjesëtar i një organizate kriminale të trafikut të drogës.
22 Janar 2024, 21:13 -
-
-
Amendamenti i Bashës për t’i dhënë Kosovës 50 milionë euro ndihmë ushtarake, këshilltari i Kurtit: Veprimi më strategjik që mund të bëjë politika shqiptare
Arbër Zaimi, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti ka përshëndetur amendamentin e dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë nga kryedemokrati Lulzim Basha i cili propozon për ndryshimin e buxhetit ku të përfshihet 50 milionë euro ndihmë ushtarake për Kosovën.
22 Janar 2024, 16:14 -
