-
Misteri i atentatit të dështuar në Shkodër, breshëri ndaj makinës së parkuar, pronari i saj në burg për dhunë në familje
Policia e Shkodrës vijon hetimet për të zbardhur misterin e plumbave drejt makinës të parkuar në lagjen Partizani, në Sheshin Rus në Shkodër, mbrëmjen e 2 janati 2025.
3 Janar, 12:10 -
Greqi/ Dy shqiptarë arratisen nga burgu i Kassavetias, ishin dënuar me 20 vite për vrasje dhe grabitje (EMRAT+FOTOT)
Që nga viti 2019, shqiptarët po mbaheshin në burg të sigurisë së ulët. U arratisën pasi u kthyen nga leja disaditore e dhënë për festat e fundvitit. Kush janë dy shqiptarët, detajet dhe krimet e kryera. Në pesë vite kishin përfituar po kaq herë leje, ngrihen pikëpyetje për autoritetet e burgjeve
3 Janar, 12:05 -
‘Të fillojmë tani, të mos presim të hënën!’ Braçe shpall 2 objektivat e radhës: Skema aktuale e dëmshme e Bujqësisë dhe një ditë pushimi për gra e vajza! (VIDEO)
Deputeti socialist Erion Braçe apelon për nisje sa më parë të punës dhe veçanërisht për dy nga çështjet që ai i cilëson edhe si ‘dy objektiva’ me rëndësi. Ngre shqetësimin për skemën aktuale të Bujqësisë, që sipas tij ka shkaktuar edhe informalitet dhe u kushton para bujqëve, blegtorëve e tregtarëve, si dhe një ditë pushimi për gra e vajza, për shkak të ciklit të tyre mujor
3 Janar, 11:43 -
Afera ‘Partizani’/ Apeli i GJKKO-së rikthen masën e sigurisë për Berishën: Të paraqitet 2 herë në muaj në SPAK! Kryetari i PD-së: Do e zbatoj
Rikthehet masa e sigurisë për Berishën. Apeli i GJKKO e detyron të paraqitet dy herë në muaj në SPAK për 'Partizanin'. SPAK donte rikthimin në arrest shtëpie: Berisha rrezikon të prishë provat e intimidojë dëshmitarët. Avokati i Berishës sulmon gjykatën: E kapur
3 Janar, 11:32 -
‘Shqipëria në BE në 2030!’ premton Rama dhe mbyll TikTok! Intervista për Corriere della Sera: Në maj mirëpres me përulësi votën e qytetarëve
Kryeministri Edi Rama, që drejton qeverinë që nga viti 2013, pas tre fitoreve radhazi, po përgatitet t’i kërkojë popullit të tij një mandat të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të ardhshëm. Fitorja e Trump? Rama: Si e atij që është kthyer në majën e botës pasi ka qenë buzë humnerës, duke prekur madje edhe vdekjen.
3 Janar, 10:51 -
Flluska (imagjinare) imobiliare as do krijohet e as do pëlcasë në 2025
Në shumë ekrane dhe portale ka muaj e muaj që flitet për “flluskën” imobiliare që po rritet dhe do “plasë” shumë shpejt. Për javë shohim opinionistë, “specialistë”, analistë, gjithologë, mendjexhinj (dhe mendjexhesha) që këmbëngulin se flluska po fryhet nga që dikush vendos të paguajë deri në 5 mijë euro për metër katror.
3 Janar, 10:33 -
-
-
Lufta në Gaza/ Bombardimet e Izraelit lënë 71 të vrarë në 24 orët e fundit, sulmohet edhe Alepo! Jemeni i përgjigjet me raketë
U regjistruan të paktën 34 sulme ajrore nga IDF. Këtë e raporton Al Jazeera, duke cituar qeverinë e Rripit, të udhëhequr nga Hamasi. Bombardime edhe në Siri. Ministrat e Jashtëm të Francës dhe Gjermanisë kanë mbërritur në Damask, në kuadër të bisedimeve të paqes
3 Janar, 09:06 -
-
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Laç, furgoni përplas motorin! Vdes një nga drejtuesit, shoqërohet tjetri (EMRI+VIDEO)
Ngjarja mëngjesin e sotëm te mbikalimi i Ishull-Lezhës. Drejtuesi 56-vjeçar i motomjetit ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve të rënda. Policia nis hetimet, shoqëron drejtuesin e mjetit "Benz"
3 Janar, 08:09 -
Koreja e Jugut/ Përplasje e tensionuar me ekipin e sigurisë, anulohet arrestimi i presidentit Yoon! Mbështetësit: Fituam
Rojet presidenciale dhe trupat ushtarake të Koresë së Jugut penguan autoritetet të arrestonin Presidentin e shkarkuar Yoon Suk Yeol të premten, gjatë një përballjeje të tensionuar gjashtë-orëshe brenda rezidencës së Yoon në zemër të Seulit.
3 Janar, 07:52 -
-
Norvegjia vendi i parë në botë që eliminon automjetet me karburant! 9 nga 10 makina të shitura në 2024 ishin elektrike
Sipas shifrave të regjistrimit të publikuara sot, 9 nga 10 makina të shitura në Norvegji janë plotësisht elektrike, duke e vendosur vendin afër objektivit të tij për të shtuar vetëm automjete elektrike në rrugë deri në vitin 2025.
2 Janar, 21:39 -
Sarandë/ Sherri masiv në fshatin Gjashtë, AMP arreston 8 persona, mes tyre 4 policë! Sekuestrohen 3 pistoleta (EMRAT)
Lidhur me sherrin masiv mesnatën e mbrëmshme në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u përfshinë dhe disa punonjës policie jashtë shërbimit, janë arrestuar 8 persona prej Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
2 Janar, 19:19 -
Berat/ Dy persona i shpëtojnë atentatit në lagjen 'Donika Kastrioti'! 2 vëllezër i qëllojnë me automatik nga makina, dyshohet prishja e pazareve të drogës në Greqi (EMRAT)
Dy shtetas banues në Berat, kanë raportuar në polici për një incident ku dy persona, duke lëvizur me një automjet, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre në lagjen "Donika Kastrioti", pranë spitalit. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.
2 Janar, 17:48 -
-
Kush u pagua vjet me rrogë mbi 100 mijë lekë do të deklarojë të ardhurat brenda 31 marsit 2025! Tatimet për Report TV: DIVA ‘mjet’ për kontrollin e pasurisë
Rroga e vitit të kaluar është vendimtare nëse je subjekt i dorëzimit të deklaratës së të ardhurave këtë vit ose jo. Drejtoria e Tatimeve sqaron për Report TV se të gjithë individët që kishin paga mbi 100 mijë lekë në muaj vjet, do të dorëzojnë deklaratën individuale brenda marsit të vitit 2025. Ky deklarim, shërben për hetim të pasurisë.
2 Janar, 17:00 -
-
-
Pesë vite pas tërmetit, 105 familje pastrehë në Mirditë! Kryebashkiaku: Ministria e Infrastrukturës na ka premtuar se rindërtimi do të rifillojë në 2025
Pesë vite pas termetit, 105 familje në Mirditë kanë mbetur të pastrehë pasi janë ndërprerë fondet e Rindërtimit. Kryebashkiaku i Mirditës, Albert Mëlyshi, tha se ka marrë premtim nga Ministria e Infrastrukturës se procesi i Rindërtimit për banesat individuale do të rifillojë brenda vitit 2025.
2 Janar, 15:38
