-
Fake News-i i ditës/ Akuzohet se ka marrë djalin e tezes zv.ministër, por Pirro Vengu nuk ka teze fare
Sipas verifikimeve të kryera nga burime zyrtare dhe konfirmimeve të pavarura, pretendimi për një lidhje farefisnie mes Pirro Vengut dhe Andrea Shllakut është i pavërtetë. Të dy zyrtarët nuk kanë asnjë lidhje familjare, as siç pretendohet në statusin e ish-deputetit, ku thuhet se ata janë “djem teze”. Në fakt për ironi, ministri Vengu nuk ka teze.
20 Dhjetor 2025, 19:37 -
Nuk zbardhi vendimin për pronat prej një viti, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda
Në shkresën e firmosur nga Lamallari argumentohen shkeljet që ka kryer gjyqtari. Konkretisht gjyqtari Ilir Përdeda nuk ka zbardhur prej një viti vendimin e arsyetuar duke penguar në këtë mënyrë palët (në rastin konkret ankuesin), që të realizojnë një ankim efektiv ndaj atij vendimi.
20 Dhjetor 2025, 19:04 -
-
Tentuan të fusin në Shqipëri pjesë për pajisje të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona në Dibër
Një 40-vjeçar dhe një 54-vjeçar janë arrestuar nga policia pasi tentuan të kontrabandonin në vendin tonë, nëpërmjet Pikës Kufitare Bllatë, kasa metalike, qarqe elektrike, çelësa dhe butona, të cilat shërbejnë për kompletimin e pajisjeve të lojërave të fatit.
20 Dhjetor 2025, 14:42 -
Vlorë/ Tritoli në banesën e nënës së Gentian Zotos, arrestohen babë e bir! Dogjën edhe makinën që përdorën për të lëvizur (EMRAT+VIDEO)
Policia e Vlorës ka arrestuar Divid Goxhaj dhe Ferdinant Bombaj, të dyshuar si autorët e vendosjes së tritolit në banesën e nënës së Gentian Zotos
20 Dhjetor 2025, 12:02 -
-
-
-
-
-
-
Sulmi i Kievit ndaj cisternës ruse të naftës midis Siçilisë dhe Kretës ka alarmuar Moskën! Putin: Ne do të përgjigjemi
Operacioni u mor përsipër nga SBU, shërbimi i inteligjencës së brendshme që menaxhon sipërmarrjet më të guximshme detare. Në deklaratë, ata specifikuan se objektivi ishte në ujëra ndërkombëtare dhe kishte tanke bosh
19 Dhjetor 2025, 20:13 -
Mbledhja e Këshillit të Mandateve me dyer të mbyllura, Bardhi: U bë për të penguar drejtësinë! Prokuroria konfirmoi se Balluku po prish provat
Në postimin e tij në Facebook, Bardhi thotë se mbledhja u mbajt me dyer të mbyllura për të fshehur të vërtetën, për të fshehur pengimin e drejtësisë që, sipas tij, po bën kryeministri Edi Rama dhe për të prodhuar lajme të rreme rreth kësaj çështjeje.
19 Dhjetor 2025, 19:22 -
Punonjësit nën ‘kthetrat’ e nëndeklarimit, paga mesatare bie në 83.300 lekë! Çoçoli: ‘Trukimi’ krim ekonomik! Zekja: Mos ‘anatemoni’ biznesin, zhvillon ekonominë
Bujqësia mbetet sektori më i nënpaguar, ku paga mesatare e punonjësve përllogaritet në 55.889 lekë, ndjekur nga sektori i ndërtimit me 68.277 lekë, më pas vjen tregtia, transportit dhe turizmit me një mesatare prej 68.349 lekë si dhe industria me rrogë mesatare në fund të shtatorit në vlerën 69.968 lekë.
19 Dhjetor 2025, 18:41 -
VKM/ Miratohet fondi i rindërtimit për Durrësin e Shijakun, 701 milionë lekë në total
19 Dhjetor 2025, 18:20 -
-
-
-
-
Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar! Gati plani me kompaninë për vendosjen e filtrave
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për POLITICO ka deklaruar se vendi ynë nuk do ta zgjasë ndalimin njëvjeçar të TikTok teksa vlerësoi platformën për bashkëpunimin e saj: Jam i befasuar nga reagimi i tyre
19 Dhjetor 2025, 11:32 -
