-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Shqipëria nën 'pushtetin' e dëborës/ Ndërpritet mësimi në 280 shkolla, bllokohet Rruga e Kombit/VIDEO
Reshjet e dëborës kanë zbritur edhe në zonat e ulëta. Tirana është zbardhur në orët e para të mëngjesit, por reshjet kanë qenë me intensitet të dobët. Rruga e Kombit është bllokuar dhe në të janë regjistruar edhe 2 aksidente, pa të plagosur. Borë ka rënë edhe në Elbasan, Shkodër e Gjirokastër si dhe janë rikthyer në Korçë, Kukës dhe Dibër ku raportohen disa fshatra të bllokuara. 4 aksidente pa të plagosur janë regjistruar edhe në aksin Qukës-Qafë Thanë. Izolohet edhe Dardha në Korçë. Pezullohet mësimi nga moti i keq në Gjirokastër, Pukë, Fushë Arrëz si dhe në disa shkolla të Korçës. Probleme me energjinë elektrike në Berat.
9 Janar 2019, 07:48 -
11-mujori 2018, të ardhurat rriten 17 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka njoftuar se të ardhurat totale për periudhën Janar-Nëntor 2018, u realizuan në vlerën 407.4 miliardë lekë, me rritje 4.3% ose 17 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe realizim kundrejt planit të periudhës në masën 97%.
26 Dhjetor 2018, 18:05 -
-
Gjueti e paligjshme dhe çifte pa leje, pranga 28-vjeçarit nga Librazhdi
I riu nga Librazhdi u arrestua gjatë një kontrolli të policisë në kuadër të parandalimit të gjuetisë të paligjshme. Përveç armës së gjahut, 28-vjeçarit iu sekuestruan edhe fishekët e çiftes, një prozhektor dhe një elektrik dore.
15 Dhjetor 2018, 10:24 -
-
-
-
-
Vidhnin makina dhe biçikleta, pranga dy personave që bënin 'kërdinë' në Durrës
Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohen për 9 vjedhje automjetesh dhe biçikletash. Njëri prej të ndaluarve, Elton Tafa, ishte i dënuar edhe më parë për vjedhje, ndërsa Lulëzim Ç ishte shpallur në kërkim nga policia për të njëjtën vepër penale.
24 Nëntor 2018, 15:31 -
-
Qyteza e zhdukur nga zjarret në Kaliforni, pamje tronditëse (VIDEO)
Zjarret tragjike në Kaliforni kanë zhdukur një qytezë të tërë. Në Paradise, janë shkrumbuar plot 8 900 shtëpi, ndërkohë në të gjithë zonën pritet të lëshohet alarmi i evakuimit për të paktën 50 mijë persona, pasi flakët gjigande vijojnë të përhapen frikshëm.
18 Nëntor 2018, 21:40 -
Duma akuza qeverisë për ekonominë: Buxheti i Rilindjes për 2019 po i varfëron shqiptarët
Deputetja e Partisë demokratike, Grida Duma në një dalje për mediat këtë të premte akuzoi qeverinë se ka dështuar në përmbushjen e reformës së ndihmës ekonomike përgjatë gjashtë viteve të qeverisjes, së saj. Sipas Dumës qeveria i ka braktisur shqiptarët, duke i përjashtuar një pjesë të familjeve nga skema e ndihmës ekonomike.
16 Nëntor 2018, 14:55
