-
Koronavirusi/ 197 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit
Në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 229 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.
1 Nëntor 2021, 17:26 -
Përfundon raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, marrin pjesë afërsisht 49% e qytetarëve! U votua për 44 komuna nga 80 gjithsej
Procesi zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, në orën 19.00 ka përfunduar në 39 nga gjithsej 44 komuna, në të cilat të dielën qytetarë votuan për zgjedhjen e kryetarëve të rinj
31 Tetor 2021, 20:00 -
Varianti delta ‘godet’ Greqinë, dje numër rekord rastesh me COVID-19 , sot shifrat e larta, raportohen 44 viktima në 24 orët e fundit
Në rritje janë rastet e COVID-19, në vend fqinj, Greqinë, ndërsa gjatë 24 orët e fundit janë raportuar 44 humbje jete dhe 2.727 raste të reja pozitive.
31 Tetor 2021, 18:09 -
Humbin jetën 8 qytetarë nga COVID në 24 orët e fundit në vend, 17 në gjendje të rëndë! Shënohen 413 raste të reja
413 raste të reja me COVID u konfirmuan në 24 orët e fundit në vendin tonë dhe u shënuan 8 viktima të moshave 64- 77 vjeç . Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin janë 7,756 qytetarë aktivë me virusin.
31 Tetor 2021, 17:01 -
Bie ‘privilegji’ jahtet 65 lekë për litër karburant! Buxheti fiton 1.35 mld lekë nga taksimi i tyre
Jahtet dhe mjetet lundruese nuk do të jenë më të privilegjuara kur blejnë karburant. Ministria e Financave ka vendosur të rikthejë akcizën për këto mjete, të cilat nga viti 2022 parashikohet të paguajnë 65 lekë për çdo litër karburant që blejnë.
30 Tetor 2021, 20:05 -
-
'Gripi dhe COVID-i njëkohësisht rëndojnë shëndetin', mjekja për Report Tv: Qytetarët të marrin të dyja vaksinat
Për të qenë sa më të mbrojtur dhe për të shmangur ndërlikimet gjatë stinës së dimrit, mjekët rekomandojnë vaksinimin si ndaj COVID ashtu edhe ndaj gripit. Ursina Hajdini, mjeke në Qendrën Shëndetësore nr.2 në Tiranë, thotë se kur dy viruset mbivendosen, atëherë gjendja shëndetësore rëndohet.
29 Tetor 2021, 18:29 -
-
Nisma ‘Punë për Komunitetin’ financuar nga qeveria gjermane për të tretin vit radhazi në Fier, kryebashkiaku: Janë punësuar 100 punëtorë sezonal
Në përfundim të nismës “Punë për Komunitetin”, një projekt i financuar nga Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ, u organizua dita promovuese e këtij projekti në Fier, ku edhe është zbatuar për të tretin vit radhazi.
28 Tetor 2021, 11:48 -
Sarajet e Toptanëve i kalojnë bashkisë, Veliaj: U kemi paguar pronarëve 2.5 mln dollarë! Shndërrohet në monument kulture
Me vendim qeverie, ndërtesa e Sarajeve të Toptanëve në kryeqytet është tashmë pronë e bashkisë së Tiranës. Kryetari i bashkisë, ka publikuar vendimin e qeverisë dhe shton se kjo pronë do të përdoret si muze i qytetit dhe do të evokojë traditën si dhe historinë diplomatike
28 Tetor 2021, 10:43 -
-
-
Si ndahet buxheti 2022 mes institucioneve? Shëndetësia merr pjesën e luanit! Tkurren fondet për Infrastrukturën dhe Financat
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes do të kenë rritjen më të madhe të buxhetit në vitin që vjen. Sipas projektbuxhetit 2022, shpenzimet për shëndetësinë do të rritën me 6.6 miliardë lekë dhe për mbrojtjen shtohen me 7.9 miliardë lekë. Ndërkohë janë tkurrur fondet për disa institucione por shkurtimi më i madh ka ndodhur tek Infrastruktura dhe Financat.
27 Tetor 2021, 16:15 -
Kapet me 13 mijë euro të padeklaruara në doganën e Qafë-Thanës, ndalohet shtetasi rumun
Më shumë se 13 mijë euro janë sekuestruar nga policia kufitare në Qafë-Thanë. Policia ka ndaluar shtetasin rumun I.C, të cilit pas kontrollit të detajuar fizik dhe me skaner, iu konstatua në çantën e dorës, vlera në valutë e padeklaruar prej 13.350 euro
26 Tetor 2021, 16:13 -
Banka Credins anëtarësohet në UN Global Compact
Banka Credins ka kënaqësinë të informojë që jemi anëtarësuar në UN Global Compact, duke mbështetur 10 Parimet bazuar në 4 shtyllat kryesore: të drejtat e njeriut, punësimi, mjedisi dhe antikorrupsioni. Nëpërmjet këtij anëtarësimi, ne shprehim angazhimin tonë për t’i zbatuar këto principe.
26 Tetor 2021, 15:47 -
-
-
Tre vite nga vrasja e ekstremistit grek, familjarët përkujtojnë Kostandin Kacifas, i pranishëm edhe Vangjel Dule
Tre vite nga vrasja e Kostandin Kacifas në Bularat familjarë, të afërm dhe banorë të fshatit kanë përkujtuar ekstremistin grek, të cilët ishin prezenrë në meshën përkujtimore të organizuar nga kisha e fshatit. Prezent ishte edhe konsulli i ri grek në Gjirokastër Saharidis dhe kryetari i PBDNJ-së, deputeti Vangjel Dule
23 Tetor 2021, 09:57 -
Merr fund saga e Sarajeve të Toptanëve! Shpronësohen të gjithë bashkëpronarët! Veliaj: U sqarua kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës
Merr fund saga e Sarajeve të Toptanëve! Sot, qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave ka aprovuar shpronësimin e të gjithë bashkëpronarëve dhe kështu i hapet rrugë projektit për ta shndërruar këtë godinë në funksion të artit të Kulturës.
22 Tetor 2021, 17:36 -
Përpjekje për të frenuar përhapjen e COVID, Putin shpall javën e mospunës në Rusi
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se nga data 30 tetor do të nisë “java mbarëkombëtare e mospunës”, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Putin tha se rajonet me situatë më të rëndë mund ta nisin këtë javë nga 23 tetori dhe shtoi se ajo mund të zgjatet, varësisht nga situata.
20 Tetor 2021, 22:52 -
Sulm me bombë në autobusin e ushtrisë, 14 të vrarë në Siri
Një sulm me bombë në autobusin e ushtrisë siriane ka lënë të vrarë 14 persona. Sulmi ndodhi në kryeqytetin e Sirisë, Damask. Sipas mediave vendase dyshohet se në autobus ishin vendosur dy bomba, ndërsa shpërthyen gjatë momentit kur mjeti ishte në ecje, pikërisht në urën Jisr al-Rais.
20 Tetor 2021, 21:54
