-
-
Kuvendi i Berishës si miting, miraton Statutin e ri të PD! Delegatët votojnë me ngritje dore, si u numërua vullneti i 4934 personave?! Basha shkarkohet me 4446 vota, vetëm 36 kundër
Me votim të fshehtë tëe 4446 delegatëve, Kuvendi i thirrur nga Berisha shkarkoi Lulzim Bashën dhe anuloi kuvendin e 18 dhjetorit, duke e ndarë këtë ditë për një referendum ku anëtarët të ratifikojnë vendimin e shkarkimit. Një Komision i përkohshëm për Rithemelimin e PD-së do të marrë në dorë drejtimin e përkohshëm të PD-së deri më 22 mars kur pritet të mblidhet Kuvendi i radhës që do të zgjedhë strukturat e reja.
11 Dhjetor 2021, 07:40 -
FOTOLAJM/ Pasi Bardhi publikoi shifrat pro 18 dhjetorit, Berishën 'e zë frika', pyet ndjekësit në Facebook: Sa nga ju do vijnë nesër në Kuvend?
Pas publikimit të numrave nga Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duket se Sali Berishën e "ka zënë frika" për 11 dhjetorin.
10 Dhjetor 2021, 19:30 -
222 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 5,709 raste aktive me COVID! 11 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 142 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Aktualisht në të gjithe vendin janë 5,709 raste aktive me COVID, ndërsa 493 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,026 që nga fillimi i epidemisë.
9 Dhjetor 2021, 19:25 -
-
Keni parë ndonjëherë deve të 'zbukuruara' me botox? Konkursi i bukurisë në Arabinë Saudite për kafshët na çuditi të gjithëve
Në konkursin e përvitshëm të bukurisë për devete është zbuluar një fenomen që gjithkush mund të mendonte se u përkiste vetëm qenieve njerëzore, por jo, edhe kafshëve. 40 deve janë skualifikuar pasi juria ka zbuluar diçka të pazakontë.
8 Dhjetor 2021, 16:48 -
-
Basha publikon shifrat: Rama shpenzon 700 mijë dollarë në vit për fluturime me avion privat! 52 mln euro për luks qeveritar! Duhet vettingu në politikë
Basha shprehet se për këtë shpërdorim të taksave është i domosdoshëm vettingu në politikë. Sakaq, kreu i PD thekson se duhet të kemi politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët.
4 Dhjetor 2021, 15:20 -
I dënuar në Itali për prostitucion dhe grup kriminal, prokuroria e Lushnjës i sekuestron pasuri
I dënuar në Itali për prostitucion dhe grup kriminal, prokurori e Lushnjes i sekuestron disa pasuri. 3 dyqane, 4 apartamente dhe 2 garazhe në Lushnjë në pronësi të F.A janë sekuestruar nga prokuroria e Lushnjës.
1 Dhjetor 2021, 16:03 -
-
Nënshkruhet marrëveshja/ ADN e çunave të Londrës tashmë edhe në duart e policisë shqiptare
Policia shqiptare do të ketë akses në gjithë databazën e ADN-s të shqiptarëve të dënuar në Britaninë e Madhe. Kjo marrëveshje u firmos në Londër nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologia e saj në Londër, Priti Patel.
30 Nëntor 2021, 17:24 -
Ekskluzive/ Milionerët e rinj të Kuvendit, pasuritë e zbuluara për herë të parë nga Gjiri i Lalzit deri në Holandë, kush janë ‘bejlerët’ e PD, deputeti me orë 17 mijë euro
Report Tv zbulon ekskluzivisht pasurinë e deputetëve më të pasur që morën mandatin për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në krye Ramadan Likaj PD, me qindra mijëra m2 tokë, vila, biznese dhe orë Rolex. Pasuri befasuese Fation Veizaj dhe Leart Duraj. Alfred Rushaj shtëpi në Kroaci. Saimir Korreshi shtëpi në Athinë. Ornaldo Rakipi rezulton pa shtëpi.
30 Nëntor 2021, 16:09 -
-
-
-
-
Skandal në Berat/ Mësuesi i dënuar më parë për pedofili dhe ngacmim seksual rikthehet në detyrë! Nxënësit: Kemi frikë! Shkarkohet urgjent! Zyra Arsimore për Report Tv: S'kishim dijeni
Skandal në Berat,mësuesi i dënuar për "pedofili" dhe "ngacmim seksual" rikthehet në mësimdhënie,jep matematikë dhe informatikë në shkollën 9-vjeçare "22 Tetori". Pas mbërritjes së mediave në shkollë,mësohet se drejtoresha e ka larguar mësuesin dhe ka kërkuar transferimin e tij në një shkollë tjetër.
27 Nëntor 2021, 13:23 -
Lek i vjetër apo i ri? Deputetët nuk 'dinë' të lexojnë vlerën e lekut, ja si krijojnë kakofoni me dashje për qytetarët sipas interesit politik të momentit (VIDEO)
Deputetët krijojnë kakofoni dhe përdorin terminologji të gabuar në leximin e vlerës së lekëve teksa diskutojnë buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Deputetët flasin me termat herë lekë i vjetër dhe herë lekë i ri, si mënyrë për të influencuar më shumë mbi qytetarët, për mesazhin që po përçojnë.
27 Nëntor 2021, 13:08 -
Erë e fortë në Durrës, trageti me 173 pasagjerë përplasi anijen, ishte nisur drejt Barit dhe u kthye mbrapsht! Ministria e Infrastrukturës: Ngjarje të tilla të mos përsëriten (FOTO)
Moti i keq në portin e Durrësit ka shkaktuar një përplasje mes tragetit ‘Ventouris’ me anijen cargo. Trageti i cili ishte nisur drejt Barit të Italisë mbante me vete 173 pasagjerë, 34 makina dhe 20 kamionë.
27 Nëntor 2021, 00:12 -
Demokratja akuzon Agron Shehajn: Më është falsifikuar firma te formulari i Berishës, ta thashë në telefon, e kam të regjistruar bisedën! Deputeti: Shko në Prokurori
Agron Shehaj, deputeti i PD-së shkoi në zyrën e Edi Palokës dhe hapi kasafortën duke verifikuar firmat për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, të Sali Berishës. Shehaj tha se kishte verifikuar firmat dhe 98% e tyre me të cilët foli ne telefon kishin konfirmuan që kanë plotësuar formularin.
24 Nëntor 2021, 17:44 -
COVID në Greqi/ Rritet numri i rasteve, mbi 8 mijë infektime dhe 71 viktima në 24 orë! Situata më problematike në Atikë
Krahasuar me një ditë më parë ku u regjistruan 7,287 raste dhe 105 të vdekur, kemi rritje të infektimeve dhe rënie të lehtë të numrit të viktimave. Teksa shifrat janë alarmante, autoritetet shëndetësore apelojnë qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit.
23 Nëntor 2021, 16:51
