-
Shqiptarja.com i zbuloi skandalin, pasurinë marramendëse dhe karrierën, tërhiqet gjyqtari Agron Zhukri, që u zgjodh për të gjykuar Statutin e Berishës
Agron Zhukri, gjyqtari që u caktua nga goglat që të verifikonte ligjshmërinë e Statutit të PD, miratuar në Kuvendin e Partisë Demokratike, thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor 2021, në stadiumin kombëtar, është tërhequr nga çështja. Vendimi i tij është marrë pasi Shqiptarja.com denoncoi dosjen e karrierës së tij dhe pasurinë marramendëse.
17 Dhjetor 2021, 13:16 -
Çfarë ndodh me fatin e PD?/ Berisha dorëzoi dje Statutin, Gjykata e konfirmon! Ja kush është gjyqtari që merr në dorë çështjen
Tashmë e konfirmuar. Vendimet e marra nga Kuvendi i Berishës më 11 dhjetor kanë mbërritur në Gjykatën e Tiranës. Report Tv mëson se është hedhur shorti dhe gjyqtari që do e gjykojë do të jetë Agron Zhukri.
16 Dhjetor 2021, 15:29 -
Në 11 muaj të ardhurat janë rritur me 75 mld lekë, shpenzimet arritën në 490 mld lekë
Ministria e Financave raporton se të ardhurat janë rritur me 75 miliardë lekë deri në fund të muajit nëntor të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar. Ndikim kryesor në këtë rritje ka dhënë rikuperimi i aktivitetit ekonomik, ndërsa nga ana tjetër shpenzimet kaluan mbi 490 miliardë lekë.
15 Dhjetor 2021, 21:46 -
PD me 2 statute edhe në Gjykatën e Tiranës! 2 ditë pas Bashës edhe Berisha dorëzon vendimet e Kuvendit të thirrur prej tij
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka dëpuzituar në gjykatë për regjistrim statutin e ri, të cilin e miratoi në 11 dhjetor, në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha. Ky vendim vjen vetëm dy ditë pasi Lulzim Basha depozitoi në gjykatë statutin e ndryshuar të në Kuvendin e Partisë Demokratike në 17 korrik
15 Dhjetor 2021, 12:53 -
-
-
-
FOTO/ Gazetari i televizionit të familjes sulmon Bashën, Sali Berisha e komplimenton: Të lumtë Çimi
'Sinergjia' mes Sali Berishës dhe të gjithë enturazhit të tij është në maksimum, madje për këtë edhe e komplimentojnë njëri-tjetrin. Gazetari i televizionit të familjes Berisha, Çim Peka, i ka kthyer përgjigje Lulzim Bashës, për akuzat që Basha i bëri medias që ai drejton.
13 Dhjetor 2021, 19:45 -
Zaloshnja: Sinori i përçarë opozitar përballë sinorit solid PS-PSD
Skenat e sotme në ish-godinën e SHQUP-it, nuk lënë më as më të voglin dyshim se, de facto, kemi aktualisht dy PD – të Bashës dhe të Berishës. Sesi do të ndahen dhomat e SHQUP-it juridikisht, mbetet të shihet. Por elektoralisht, duket në pamje të parë se PD-ja e Berishës është më e madhe se ajo e Bashës.
13 Dhjetor 2021, 16:48 -
'Meme botërore', zbardhet ironia e Bashës për numrin e delegatëve në 'Air Albania', debatet e plota në kryesi dhe prapaskenat e përplasjes
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur t’i përgjigjet institucionalisht ish-bashkëpunëtorit të tij Sali Berisha, pasi ky i fundit zhvilloi Kuvendin më 11 dhjetor në stadiumin “Air Albania”.
13 Dhjetor 2021, 13:30 -
Debati në 'Report Tv', Shano: Rikthimi i Berishës në krye të selisë blu, s'ka dobi! Basha të dorëhiqet! Delegati i PD: Kryedemokrati po bën 'luftë' me ne, jo me Ramën
Dritan Shano tha se Këshilli Kombëtar i PD që u mblodh dje, u thirr me urgjencë sipas humorit të Bashës, ndërsa zgjidhja për situatën e krijua rnë PD tha se është dorëheqja e këtij të fundit. Për rikthimin e Berishës në krye të selisë blu, tha se s'ka dobi. Ndërsa delegati i PD, Irakli Pina theksoi se kryedemokrati po bën luftë me demokratët, dhe jo më Ramën.
13 Dhjetor 2021, 12:50 -
Maqedoni e Veriut/ Dimitar Kovaçevski, kryetar i ri i Lidhjes Social Demokrate
Zgjedhja e kryetarit të ri u imponua për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë, pasi LSDM-ja pësoi humbje të thellë në zgjedhjet lokale para disa javësh.
13 Dhjetor 2021, 07:09 -
Maqedoni e Veriut, LSDM zgjedh kryetarin e ri, VMRO-DPMNE rizgjedh drejtuesin e saj
Në Maqedoninë e Veriut, Lidhja Social Demokrate sot zgjedh kryetarin e saj, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i drejtuesit të partisë dhe i kryeministrit të vendit. Tre kandidatë janë në garë: Dimitar Kovaçevski, aktualisht zëvendës-ministër i Financave, Frosina Remenski, ish-ministre dhe Jovan Despotovski, drejtor i një agjencie publike.
12 Dhjetor 2021, 20:52 -
-
-
-
‘Puçi’ i Foltores/ Pse Kuvendi i Berishës është nul, pika e statutit të PD-së që rrëzon mbledhjen dhe vendimet e miratuara! A do njohë gjykata dy PD paralele?
Komisioni Drejtues i Kuvendit të PD-së tërësisht i paligjshëm, me statut kompetenca i takon Bashës dhe jo Palokës e Berishës, për pasojë të gjitha vendimet e miratuara mbeten të paligjshme dhe nul. Pse bien poshtë statuti i miratuar sot dhe strukturat paralele
11 Dhjetor 2021, 17:25 -
Carlo Bollino: Partia e rithemeluar ''alla Berisha'', pa trasparencë dhe asnjë votë kundër
Partia Demokratike e rithemeluar nga Sali Berisha lind pa as edhe një votë kundër. Një unaminitet qesharak i arritur pa asnjë transparencë, si ai i fitores zgjedhore të 1996, e mbetur në histori si zgjedhjet më skandaloze të organizuara ndonjëherë në Shqipëri, pas atyre të Enver Hoxhës. Eshtë paradoksale, por fati i betejës së Berishës përfundon në duart e një gjykatësi, dhe kushedi nëse do të ketë fat në short dhe i qëllon një nga gjykatësit e përgatitur nga Argita, apo do të qëllojë një gjykatës i pavarur i mbijetuar nga vettingu që do të vendosë. Po ndërkohë? A do të jetë i aftë Sali Berisha të presë rezultatin e gjykimit, apo do të zgjedhë rrugën e vetëgjyqësisë, që e ka zgjedhur përherë?
11 Dhjetor 2021, 17:00 -
Berisha mban Kuvend dhe PD rrethohet nga policët, Rama me 'mesazh të koduar': Pasioni i absurdit, e vetmja forcë që hedh dritë djallëzore mbi terrin e kaosit
E gjithë Tirana sot është e 'pushtuar' nga lajmet për Kuvendin e PD të thirur nga Berisha, ndërkohë që në Selinë e PD-së kanë mbërritur forcat e policisë për shkak të frikës për tensione.
11 Dhjetor 2021, 15:42 -
-
Ndryshimet në Statutin e PD Kuvendi i Berishës i miraton me ngritje duarsh! Komision rithemelimi merr në dorë PD-në për 4 muaj! Po humbe zgjedhjet ikën në shtëpi
Ndryshimet në Statut ia propozoi Kuvendit të thirrur nga Berisha, 4935 delegatëve por edhe militantëve të pranishëm, deputeti Oerd Bylykbashi. Statuti i ri i propozuar nga Sali Berisha u miratua me ngritje dore, duke e bërë të paqartë numërimin e votave se sa janë pro dhe sa janë kundër ndryshimeve.
11 Dhjetor 2021, 12:33
