-
Puthja 'fake' mes Kamala Harris dhe Donald Trump që po bën xhiron e rrjetit! Shpikja e rrezikshme e inteligjencës artificiale të Elon Musk
XAI, kompania e Musk që zhvillon inteligjencën artificiale, sapo ka përditësuar Grok, chatbot i ngjashëm me ChatGpt dhe Gemini që imiton krijimtarinë e njeriut. Për herë të parë nga teksti mund të krijohet imazh brenda pak sekondave. E Grok duket se nuk ka filtra, ndërsa Stuhia po godet zgjedhjet presidenciale në Amerikë
15 Gusht 2024, 13:53 -
Gjergj Luca i dedikon restorantin e ri Giorgia Melonit: Ka ndihmuar 500 mijë shqiptarë të marrin pensionin
Biznesmeni Gjergj Luca ka hapur një restorant të ri në Shëngjin si një shtëpi mirënjohje për kryeministren e Italisë Giorgia Meloni. Ka qenë vetë biznesmeni, i cili ka njoftuar ndjekësit në rrjetet sociale për hapjen e restorantit të ri si dedikim për Giorgia Meloni, pasi sipas Lucës ka ndihmuar 500 mijë shqiptarë për të marrë pensionin, një gjë që nuk e kishin menduar kurrë.
15 Gusht 2024, 13:19 -
Vrasja e Egli Progës, zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës për masat dhe ngjarjen! Dinamika, dëshmitë, provat dhe shkaqet e krimit që tronditi opinionin
“Shqiptarja.com” dhe “Report TV” sigurojnë vendimin e gjyqtares Luljeta Kole më 13 Gusht, ndaj të dyshuarit si autor për vrasje nga pakujdesia, Denis Meçe; pronarit të lokalit dhe dy klientëve për moskallëzim krimi. A qëndron klasifikimi i akuzës dhe çfarë nuk shkon? A e nisi viktima sherrin i pari me sharje dhe a vdiq vetëm pas një grushti? Pse Prokuroria ndryshoi klasifikimin e veprës penale?
15 Gusht 2024, 12:49 -
-
I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro
Nga troje në plazh në Durrës e apartamente, SPAK ka konfiskuar pasuritë e Alket Hatijës, i njohur si ‘Zoti i Drogës’ dhe i dënuar për trafik narkotikësh në Itali me vlerë 40 milionë euro. Po ashtu janë konfiskuar edhe pasuritë e familjarëve të tij, pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga krimi dhe të ardhurat e paligjshme nga trafik i drogës.
15 Gusht 2024, 10:18 -
Sulmohet dhe plagoset rëndë me thikë babai i Lamine Yamal, talentit të Barcelonës! Po shëtiste qenin, u konfliktua me disa persona në rrugë
Mounir Nasraoui është goditur me thikë disa herë në një park makinash në Mataro (Badalona). Ngjarja mbrëmjen e djeshme, mjekët thonë se s’ka rrezik jete. Lamine sapo fitoi Europianin me Spanjën
15 Gusht 2024, 07:46 -
Harris mobilizon demokratët, por a mund t’i fitojë zgjedhjet?
Që kur zëvendësoi Presidentin Joe Biden si e emëruara demokrate për presidente, Nënpresidentja Kamala Harris me shpejtësi ka konsoliduar përkrahjen dhe i ka dhënë energji fushatës për të cilën shumë nga udhëheqësit demokratë ishin të shqetësuar
14 Gusht 2024, 22:08 -
-
'Maskaradë e krijuar qëllimisht', Rama reagon sërish për vrasjen e Egli Progës: Nuk ka kontradiktë, vetëdorëzimi i autorit ndodhi si pasojë e punës së policisë
Në një reagim të dytë në X, Kryeministri Rama thekson se nuk ka asnjë kontradiktë në deklaratat e policisë lidhur me kapjen e autorit të vrasjes së Egli Progës në Pogradec. Sipas Ramës, autori Denis Meçe u vetëdorëzua si pasojë e punës së policisë. Më tej shton se urgjenca i ka në një regjistër digjital minutat e sekondat e thirrjeve përkatëse për të kuptuar se kur mbërriti në vendngjarje momentin e vrasjes.
14 Gusht 2024, 19:23 -
Katy Perryt ‘i kushton’ videoklipi i këngës së re, Spanja e vë në hetim
Videoklipi i këngës së re, ‘Lifetimes’ i ka kushtuar këngëtares së njohur Katy Perry. Spanja ka nisur hetimet ndaj këngëtares, pasi në videoklipin i këngës është filmuar pa leje në dunat e mbrojtura në ishullin S'Espalmador në Formentera.
14 Gusht 2024, 17:59 -
Paris 2024/ Fitoi medaljen e parë të artë për vendin e tij, në Pakistan e presin si hero
Arshad Nadeem është rikthyer në Pakistan dhe u prit si hero në fshatin ku jeton. Për 27-vjeçarin suksesi në 'Paris 2024' ku arriti që të merrte të artë në disiplinën e hedhjes së shtizës nuk është i zakonshëm.
14 Gusht 2024, 15:47 -
Egli Proga u vra ‘me dashje’ apo ‘nga pakujdesia’? Prokuroria e Korçës ia kalon 'topin' policisë: Aq prova solle! Gjykata ‘zhvishet’ nga përgjegjësia! ILD nis verifikimin
Institucionet e drejtësisë po i kalojnë njëri tjetrit ‘topin e përgjegjësisë’. Gjykata heq çdo përgjegjësi duke thënë se në këtë fazë të hetimit gjyqtari nuk mund të ndryshojë akuzën, por thjesht vlerëson dhe konfirmon akuzën e ngritur nga Prokuroria.
14 Gusht 2024, 15:47 -
Preferohet importi i shtrenjtë nga Rusia e Ukraina, gruri vendas mbetet stok! 'Konkurrenca' pa hetim për sjelljen e kompanive: Blejnë jashtë për cilësi
Gruri i importuar nga Rusia e Ukraina po mbush tregjet shqiptare, ndërkohë që mundi i fermerëve vendas po shkon dëm. Sipas përllogaritjeve importi i grurit po bëhet me çmim shumë herë më të lartë sesa çmimi me të cilin fermerët vendas po e shesin drithin. Autoriteti i konkurrencës nuk nisi hetim për këtë treg, ndërsa për Report TV thotë se kompanitë po importojnë sepse pretendojnë se gruri rus ka më shumë cilësi.
14 Gusht 2024, 15:33 -
-
Shtetasja amerikane denoncon rrëmbimin e vajzës nga babai i saj! Dyshohet se ka hyrë në Shqipëri! E ëma njofton Interpol dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë
Një shtetase amerikane, ka denoncuar këtë të mërkurë në polici se vajza e saj e mitur Zynlee Ryan është rrëmbyer nga babai i saj Thomas Hollenbeck.
14 Gusht 2024, 14:52 -
-
-
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, sillen nga Dubai Plaurent Dervishaj e Juljan Meçaj! Anëtari i ‘Bandës së Durrësit’ në kërkim edhe për vrasjet e Klodian Saliut, Vajdin Lamajt e mikut të tij
Përmes një operacioni sekret nga Dubai të shumëkërkuarit Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj janë sjellë në qelitë e paraburgimit në Tiranë. Të dy akuzohen për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoji. Plaurent Dervishaj, akuzohet gjithashtu për vrasjet e bujshme të vitit 2005
14 Gusht 2024, 11:58 -
-
-
Faza play-off/ Mourinho jashtë Champions League, Lille i bën gjëmën Fenerbahces! Eliminohen Rangers dhe PAOK, Xhixha deçiziv
Champions League zhvilloi dje ndeshjet gjysmëfinale për kualifikimin në grupet e sezonit që vjen. Ra në sy eliminimi i Fenerbahces së Jose Mourinhos, me Lille që kalon në play-off dhe gjen Slavian e Pragës për një biletë në grupe.
14 Gusht 2024, 10:12
