-
Ekskluzive/ Tollumbacja me oksid azoti shitet lehtësisht në lokalet e Tiranës! Report Tv sjell pamjet! Kamarieri e shërben hapur për ta pirë: Nuk të vdes! Blihet me faturë
Report Tv sjell pamje ekskluzive nga një klub nate në Tiranë, që i ofron të rinjve tullumbace me oksid azoti, si të ishin duke porositur kafe. Gazetari ynë arrin të blejë fare lehtësisht këtë substancë duke e porositur te kamerieri, i cili pasi i shpjegon se si ta konsumojë, i ofron edhe kuponin tatimor, 300 lekë një tullumbace me oksid azoti
18 Shtator 2023, 13:55 -
-
Zbulime të reja arkeologjike në Luginën e Drinos në Gjirokastër (VIDEO)
Arkeologët janë rikthyer në Luginën e Drinos në Gjirokastër për zbulime të reja në qytetet antike. Në Parkun e Antigonesë gërmimet këtë vit po kryhen në qendrën e qytetit ku janë zbuluar banesa të reja. Fushata e kërkimeve synon përgatitjen e një harte të plotë arkeologjike në funksion të turizmit.
18 Shtator 2023, 13:04 -
VIDEO/ Aksioni i RENEA-s në Vlorë, 6 të arrestuar! Sekuestrohen armë, mjete dhe shuma parash, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal
Forcat RENEA kanë goditur 6 persona mbrëmjen e djeshme, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në Vlorë. Efektivët kryen mbrëmjen e djeshme aksione blic prej disa orësh dhe kapën në ambientet e një lokali 6 persona, 2 prej tyre të armatosur.
18 Shtator 2023, 10:46 -
Gjiri i Gramës, Ina Zhupa: Kam bërë kërkesë për ta futur në listën e pasurive botërorë të mbrojtura nga UNESCO
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka propozuar se Gjiri i Gramës meriton të futet në Listën e Pasurive të Trashëgimisë Botërore të mbrojtura nga UNESCO. Deputetja thotë se ka bërë kërkesë më 10 shtator. Zhupa thotë se studimet kanë provuar se në këtë zonë, ka qindra inskriptime të gdhendura qysh në shekullin e VI para erës sonë.
18 Shtator 2023, 09:48 -
Operacioni 'Tempulli', në pranga 19-vjeçari i shpallur në kërkim! Shkon në 91 numri i të ndaluarve në Tiranë
Një 19 vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të Operacionit ‘Tempulli’. Në pranga ka rënë Luis Nelaj, ndaj të cilit gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
18 Shtator 2023, 09:26 -
-
Nis Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023! Realizohen 800 pyetësorët e parë! Gjobë 50 deri në 100 mijë lekë të rinj kush nuk përgjigjet ose gënjen! Rezultatet në qershor 2024
Brenda 6 javësh INSTAT do të numërojë popullsinë dhe banesat në vend. Qytetarët do t’u përgjigjen rreth 100 pyetjeve që kanë të bëjnë me familjen, punën, arsimin, apo banesën. Të vetmet pyetje që janë me dëshirë kanë të bëjnë me fenë, etninë dhe gjuhën. Për personat që nuk ndodhen në shtëpi përgjigjen anëtarët e tjerë që ndodhen në banesë në momentin e censit. Deri pas mesdite, u plotësuan 800 formularë.
18 Shtator 2023, 07:22 -
-
-
Biletat avulluan në 2 orë, dyshim për shitje preferenciale! Prodani: Të bësh para përmes kombëtares, qëllimi i FSHF! Duka e trajton si pronë private
Zhdukja në pak orë e biletave për ndeshjen e kombëtares Shqipëri-Çeki, ish-sekretari i FSHF-së Eduard Prodani e sheh si abuzive. Ai thotë se shumë bileta nuk kanë dalë në shitje dhe se mbingarkesa në sistemin e blerjes ngre shumë pikëpyetje, pasi në rastet e mëparshme ka funksionuar siç duhet.
17 Shtator 2023, 13:20 -
Drogë në klubet e Tiranës, ‘tullumbacja’ që po ‘helmon’ të rinjtë! Gjendet lehtësisht për 300 deri në 500 lekë
‘Tullumbacja’ është droga më e re që po qarkullon rishtazi nëpër klubet e Tiranës. Bëhet fjalë për një substancë të gaztë, e cila vendoset brenda një tullumbaceje dhe merret duke e thithur atë. Kushton nga 300-500 lekë dhe të rinjtë e gjejnë lehtësisht në lokalet që frekuentojnë, siç është një rast që Report Tv e konstaton fare lehtë në zonën e ish-bllokut.
16 Shtator 2023, 20:07 -
-
Të hënën nis Censi i Popullsisë, Maqedonia e Veriut thirrje maqedonasve në Shqipëri: Shprehni lirisht përkatësinë tuaj etnike
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u ka bërë thirrje të gjithë maqedonasve në Shqipëri, që të shprehin lirisht përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore dhe fetare, në përputhje me ligjin dhe praktikën pozitive demokratike në Shqipëri.
16 Shtator 2023, 16:53 -
Shkodër/ U zbuluan 11 mijë rrënjë kanabis, pezullohet shefi i stacionit policor Velipojë dhe 3 policë! Lejuan kultivimin e drogës (EMRAT)
Zbulimi i gati 11 mijë rrënjëve kanabis në Velipojë të Shkodrës u ka kushtuar detyrën 4 policëve në policinë e Velipojës, mes tyre dhe shefit të policisë së këtij komisariati.
16 Shtator 2023, 14:46 -
-
-
-
Carlo Bollino: Sali Berisha i shqetësuar për fëmijët, por është tepër vonë dhe faji është i tij!
Përse, në vend që të skandalizohet sot se pse fëmijët e tij janë nën hetim, Sali Berisha nuk u shqetësua të bëhej baba i mirë 18 vite më parë, duke i penguar të përfitonin me pushtetin e tij për t’u pasuruar?
15 Shtator 2023, 18:12 -
Kërkimi shkencor, Universiteti i Korçës fitues në 7 projekte! Drejtoresha e AKKSHI: Institucionet tona me shumë sukses në programe evropiane
Janë shpallur këtë të premte fituesit e projekteve të kërkimit shkencor, ku Universiteti i Korçës “Fan Noli” është shpallur këtë herë fitues në 7 projekte duke iu përgjigjur thirrjeve të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.
15 Shtator 2023, 17:26 -
