-
Dëshmia e bujshme: Unë e qëllova mafiozin e famshëm Xhevdet Mustafën dhe e lashë të vdekur, pasi ai na hyri në shtëpi dhe na vrau …
Është publikuar historia e panjohur të ngjarjes së bujshme të ndodhur në 26 shtatorin e largët, të vitit 1982. Diku rreth mesditës, në rrugën nacionale Rrogozhinë-Lushnje, pasi kishte marrë me forcën e armëve një auto veturë ‘Taxi’, Xhevdet Mustafa, ndaloi në afërsi të fshatit Zhamë. Pasi u ngjit në një kodrinë, u fut në një nga shtëpitë e familjes Sula, ku dhe do të mbetej i rrethuar nga forcat e Policisë dhe ato të Ushtrisë.
21 Shtator 2021, 07:30 -
Skandali/ 300 mijë lekë ryshfet në Apelin e Vlorës për të caktuar një datë gjyqi, 70 mijë për ta zbardhur
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Gjykatën e Apelit të Vlorës, ku punonjës të kësaj gjykate, në bashkëpunim me avokatë-sekserë, kanë vendosur edhe çmime për shërbimet; 300 mijë lekë për caktimin e një date gjyqi.
20 Shtator 2021, 21:24 -
Situata nga pandemia, 451 raste të reja dhe 7 viktima nga COVID në 24 orë! 242 pacientë të shtruar në spital! Mbërrijnë në Rinas mbi 31 mijë Pfizer
7 qytetarë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 451 qytetarë, kurse në spital të shtruar janë 242 pacientë
20 Shtator 2021, 18:07 -
Universitetet hapin dyert për vaksinimin antiCOVID, Ministria e Shëndetësisë: Do të vijojmë edhe në tetor! 66% e pedagogëve, mësuesve e edukatorëve janë vaksinuar me dy doza
Në të gjitha universitetet publike dhe jopublike në vend, ka nisur vaksinimi për pedagogë e studentë, për të rritur aksesin në vaksinim, për mbrojtjen e tyre dhe për mbarëvajtjen e vitit të ri akademik. Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se 66% e pedagogëve, mësuesve dhe edukatorëve janë vaksinuar me dy doza
20 Shtator 2021, 16:08 -
-
'SHBA nuk është kundër partive, por kundër pandëshkueshmërisë’, ish-deputeti i PD: Me njollën e korrupsionit PD nuk do të fitojë kurrë zgjedhje në Shqipëri
“A fitohen zgjedhjet me njollën e korrupsionit në ballë dhe Sali Berishën në krye?”, kjo është pyetja retorike të cilës i ka dhënë përgjigje ish-deputeti i PD, Fatos Hoxha, “Kurrë”!
20 Shtator 2021, 12:19 -
-
Parlamenti Evropian mbështet 'Ballkanin e Hapur', programi ‘IPA 3’ financime vetëm në funksion të bashkëpunimit rajonal
Relatorja e programit IPA 3 në Parlamentin Evropian eurodeputetja kroate Željana Zovko vë theksin tek bashkëpunimi rajonal në mënyrë që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë nga shuma prej 14.5 miliardë Eurosh në shtatë vitet në vijim.
20 Shtator 2021, 07:36 -
-
Braçe nxjerr pamjet e rrezikshme të dy punëtorëve në maj të vinçit në Tiranë dhe reagon i alarmuar: Kaq pak vlen jeta e njeriut
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka publikuar pamjet e një vinçi në kryeqytet, pranë një pallati i cili është në ndërtim. Pa asnjë masë mbrojtëse, në mes të ditës në kryeqytet, në fotot e publikuara nga Braçe shihen dy punëtor, në maj të vinçit, të cilët rrezikojnë dukshëm jetën e tyre, por edhe të qytetarëve që lëvizin poshtë
19 Shtator 2021, 21:05 -
Fushata zgjedhore në Gjermani futet në javën e fundit, garë shumë e ngushtë mes kandidatëve
Fushata zgjedhore në Gjermani hyn në javën e fundit. Të gjitha partitë përpiqen të bëjnë për vete të pavendosurit, por në garën për postin e kancelarit në finish mbërrijnë vetëm dy politikanë.
19 Shtator 2021, 17:18 -
Nishani: Edi Rama përdor makinë që kushton 500 mijë euro, pse hesht selia e Partisë Demokratike
Ish-presidenti Bujar Nishani e cilëson si skandal të radhës, makinën që përdor për të lëvizur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ku sipas tij duke ju referuar mediave kushton 500 mijë euro dhe se është marrë me qira nga Partia Socialiste
19 Shtator 2021, 15:53 -
-
Ndahet nga jeta ish-zyrtari i LSI dhe biznesmeni Ilir Dashi! Presidenti Meta: Shumë dhembje për humbjen e parakohshme të mikut të paharruar
Ish-zyrtari i LSI, Ilir Dashi është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, i cili prej më shumë se 1 viti jetonte në Afrikë së bashku me gruan e tij. Lajmin e kanë bërë me dije ish-kolegë dhe miq, të cilët kanë shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tyre për ikjen nga jeta të Dashit.
19 Shtator 2021, 14:02 -
-
Minatori i bllokuar prej 5 ditësh në galeri, operacioni i dështuar, pak shpresë për t'u nxjerrë i gjallë! Krybashkiaku Alla refuzoi të flasë për ditë me rradhë, sot 'qan' në 'facebook'
Teksa ditët kalojnë, shpresat për të gjetur gjallë minatorin Muharrem Plaku shuhen gjithnjë e më shumë. Sot është dita e pestë nën errësirën dhe lagështinë e minierës së Bulqizës, për 60-vjeçarin, i cili u bllokua pas një shembjeje shkëmbore të mërkurën e kësaj jave.
19 Shtator 2021, 10:39 -
Flakët në Kaliforni rrezikojnë pemën më të madhe në botë, zjarrfikësit e mbështjellin me materiale rezistente ndaj zjarrit
Zjarrfikësit po mbështjellin pemën më të madhe në botë me batanije dhe veshje rezistente ndaj zjarrit, pasi rrezikon të përfshihet nga flakët që kanë depërtuar në Parkun Kombëtar ‘Sequoia’ të Kalifornisë.
18 Shtator 2021, 22:34 -
Rama u kujtoi ministrave Kodin e Etikës, PD: Propaganda bajate e qeverisë së darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata! Tentoi t’i hidhte hi syve shqiptarëve
Reagimi i parë nga Partia Demokratike, pas betimit të qeverisë Rama 3 te presidenti Ilir Meta, ka ardhur nga deputetja, njëherazi zëdhënësja e Grupit Parlamentar, Oriola Pampuri.
18 Shtator 2021, 13:01 -
Soreca në aktivitetin e 'River CleanUp': Shqipëria si një 'ferrari' që ecën me frena dore, ndotja e mjedisit po rrezikon turizmin
Bukuritë e Shqipërisë nuk vihen në dyshim, por ndotja e mjedisit vijon të mbetet problem që rrezikon turizmin. Kështu u shpreh ambasadori i BE-së Luigi Soreca, gjatë një aktiviteti me të rinjtë e "River CleanUp Albania".
17 Shtator 2021, 19:53 -
Kosovë/ Kurti: Nga 1 tetori universiteti publik falas për të gjithë studentët, përfshirë edhe ata të rajonit! Ulje edhe për Doktoraturën
Nga 1 tetori universitetet publike në kosovë do të jenë falas për të gjithë studentët e Bachelorit dhe Masterit. Ky lajm është bërë me dije nga kryeministri Albin Kurti, teksa ka theksuar se do të përfitojnë edhe studentët e rajonit që do të studiojnë në Kosovë, ndërsa për ata të Doktoraturës do të ketë lehtësira.
17 Shtator 2021, 13:43 -
