Shqiptarja logo
E mërkurë 29 Prill 2026 - Përditësimi i fundit 23:20
  • Home
  • Edicionet Lokale
  • KronikË
  • Politikë
  • Shëndeti
  • Ekonomi
  • Sport
  • KOSOVË & RAJONI
  • BotË
  • KulturË
  • Editorial
  • Opinion
  • Të Fundit
  • Sociale
  • Drejt Punës
  • Speciale
  • Lajme të mira
  • Lifestyle
  • VIP & Spektakël
  • Receta
  • Horoskopi
  • Dosje
  • Fotogaleri
  • Videogaleri
  • Pikë e zezë
  • Sondazhe
  • TiranË
  • VlorË
  • Elbasan
  • KorçË
  • DurrËs
  • DibËr
  • Fier
  • KukËs
  • LezhË
  • Berat
  • GjirokastËr
  • ShkodËr
Shqiptarja LIVE logo

Rezultatet e kërkimit për: 6 /114408 Rezultate (0.59 seconds)

  • Lajme
  • Fotogaleri
  • Video
  • Banorët sërish në protestë kundër resortit të Ulajt në Velipojë, përplasen me policinë: Na grabiti pronat me kreun e PL në Malësi të Madhe! Disa të shoqëruar (VIDEO)

    Për të dytën ditë radhazi vijon protesta kundër ndërtimit të resortit luksoz të biznesmenit pranë Berishës, Bashkim Ulaj. Banorët në fshatin Baks-Rrjoll në Velipojë thonë se Ulaj në bashkëpunim me kreun e PL në Malësi të Madhe, njëherazi edhe anëtar i Këshillit Bashkiak nën siglën e Bashkë Fitojmë, u kanë grabitur pronat duke falsifikuar dokumentet e pronësisë. Projekti me vila luksoze shtrihet në një sipërfaqe 147.2 hektarësh.
    26 Mars 2025, 12:27
  • Lara Colturi, e pesta në Kupën e Botës në SHBA

    Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua e pesta me kohën 1’06”06, ndërsa në zbritjen e dytë koha e dhënë nga skiatorja kuqezi ishte 1’06”49, duke ruajtur pozicionin.
    26 Mars 2025, 12:04
  • Superliga/ Sot Tirana - Bylis për mbijetesën, agjenda e raundit të 31-të! Ndeshjet në dy ditë

    Sot gjithçka merr jetë në orën 15:00, aty ku Laçi pret AF Elbasanin. Me vetëm katër pikë diferencë mes tyre, vendasit kërkojnë të afrohen me verdheblutë e Ivan Gvozdenovic.
    26 Mars 2025, 11:32
  • Rrjedhja e TIMS/ Prokuroria merr të pandehur ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit: Kopjoi të dhënat, futi në godinë persona të paautorizuar! Veprimet gjatë natës

    Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish-drejtorin e IT-së, Ervin Muça, i cili akuzohet se eksportoi bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit. Muça urdhëroi punonjësit për hapjen e portave USB dhe lejoi futjen në godinë të personave të paautorizuar. Të dhënat e TIMS u kopjuan në një hard disk dhe veprimet u kryen gjatë natës.
    26 Mars 2025, 10:15
  • Dopieta kundër Andorrës, UEFA fut Rey Manajn në listë për 'Lojtarin më të mirë'! Ja ku mund të votoni

    Së bashku me Rey Manajn në garë për këtë çmim të veçantë janë edhe Karol Świderski i Polonisë, Martin Ødegaard i Norvegjisë dhe Haris Hajradinović i Bosnje-Hercegovinës.
    26 Mars 2025, 09:20
  • KF Tirana i mbetet Refik Halilit, Gjykata e Lartë anulon shitjen e klubit

    Pas vendimit të fundit nga Gjykata e Lartë, KF Tirana çlirohet nga sekuestro dhe 66 përqind të aksioneve rikthehen te Refik Halili, ndërsa 34 përqind zotërohen nga Bashkia e Tiranës.
    26 Mars 2025, 09:05
  • Adriatik Doçi: Koalicioni i madhështorëve, Kujtim Gjuzi mori 2 vota si kandidat për deputet, përfytyroni si do ishte qeveria e Lapajt

    Selami Jenisheri, i dënuar për mashtrim, pretendon se do të marrë 25 mijë vota. Mbetet e paqartë se ku do t'a çojë Jenisheri këtë thes me vota pasi ka paralajmëruar se do të padisë në SPAK kreun e koalicionit, Sali Berishën, i cili i bëri 'diss' Bashës me këngën e Unikatil, por jo me këngën e Hysenit. 
    25 Mars 2025, 21:09
  • I terrorizuar nga izolimi ndërkombëtar, Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare!

    Ai ka njoftuar shqiptarët se më në fund e ka çarë izolimin ndërkombëtar. Greqia e ka ftuar në ceremoninë që ambasada e Greqisë në Tiranë organizon për nder të Festës Kombëtare të Greqisë më 25 Mars
    25 Mars 2025, 19:35
  • Bashkim Ulaj nis ndërtimin e resortit luksoz në Velipojë, banorët në protestë: Bashkëpunëtori i tij na grabiti tokën, falsifikuan dokumentet! Kallëzim në SPAK

    Pritet me protestë nisja e punimeve për resortin luksoz “Blue Borgo” të biznesmenit pranë Berishës, Bashkim Ulaj. Banorët akuzojnë se Ulaj me bashkëpunëtorin e tij u kanë grabitur pronat duke falsifikuar dokumentet e pronësisë. Projekti me vila luksoze shtrihet në kufi me zonën e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë në një sipërfaqe 147.2 hektarësh.
    25 Mars 2025, 19:19
  • Ekskluzive/ Kallëzimi i dytë për Berishën në SPAK, familja Haklaj për Report Tv: Pse drejtësia nuk ka luajtuar as gishtin e vogël për këto vrasje?

    Një reagim ekskluziv vjen nga familja Haklaj për Report TV, pasi kallëzuan për herë të dytë Sali Berishën në SPAK. Në mesazh thuhet se ata kërkojnë drejtësi për familjarët e vrarë. Nga ana tjetër akuzojnë Berishën, si kreun e grupit të organizatës kriminale që ka kryer vrasjet e tyre. Ngjarja që përmban kallëzimi është atenati i 21 Qershorit 1997 në urën e Milotit, ku mbetën të vdekur dy persona që shoqëroheshin në makinë nga Fatmir Haklaj. 
    25 Mars 2025, 19:12
  • Ortaku i dhëndrit të Berishës betonizon Drilonin e Tushemishtin! Këshilltari bashkiak i Pogradecit: Stop kullave 12-katëshe të ‘Kontakt’, UNESCO ka ndaluar ndërtimet

    Kompania “Kontakt” e Fatmir Bektashit ka projektuar një kompleks me kulla 12-katëshe në parkun e Drilonit në Pogradec. Këshilltari bashkiak Arbër Male u ka bërë thirrje institucioneve të mos lëshojnë lejen e ndërtimit, pasi UNESCO e ka ndaluar ndërtimin në këtë zonë, sepse është pjesë të trashëgimisë botërore.
    25 Mars 2025, 16:20
  • Skandali në administratën Trump/ Publikohen mesazhet e zv.Presidentit JD Vance: Urrej ta shpëtoj Evropën përsëri (FOTO)

    Mesazhi listonte objektivat, llojet e armëve dhe kohën e saktë të sulmit. Kryeredaktori i The Atlantic nuk publikoi detajet teknike të sulmit sepse, siç thotë ai, mund të komprometojë njerëz të caktuar në ushtrinë amerikane dhe në fund të fundit nuk është në interesin publik.
    25 Mars 2025, 15:53
  • Media gjermane ‘Bild’: Hakerat kanë zbuluar ADN-në e Putinit, grupi gjenetik e ka origjinën në Kosovë

    Media gjermane “Bild” ka publikuar një artikull ku pretendohet se hakerat kanë zbuluar ADN-në e presidentit rus Vladimir Putin. Sipas kësaj gazete, zbulimi i ADN-së së Putinit ka ndodhur gjatë një sulmi kibernetik ndaj kompjuterit të nipit të tij, Mikhail Putin.
    25 Mars 2025, 14:51
  • Prezantohen fituesit e startup, Rama: e-Albania u ka kursyer shqiptarëve 620 mln euro! Brenda 2026, gati projekti me Microsoft për Prokurimet Publike

    Kryeministri Edi Rama, në prezantimin e fituesve të Startup, tha se e-Albania ka kursyer 620 milionë euro nga shërbimet online. Ai tha se brenda vitit 2026, synojnë që të përfundojnë edhe projektin për Prokurimet Publike që kanë nisur në bashkëpunim me Microsoft.
    25 Mars 2025, 13:15
  • Ish-kreu i KGB-së në Moskë: Putin do ta pranojë armëpushimin vetëm pasi të ketë arritur objektivat! Evropa nuk e kupton rrezikun që po i kanoset

    Evgeny Savostianov: Kreu i Kremlinit dëshiron të hyjë në histori  si “grumbulluesi i madh i Tokave Ruse!'  Evropa? 'Duhet të zgjohet, vetëm riarmatimi nuk mjafton'.
    25 Mars 2025, 13:09
  • Në kërkim administratori i bizneseve të Allajbeut, plagos me thikë të moshuarin në Berat! Fetiu administron ‘AnaMark’, aksionet zotërohen nga ‘Tregu Agro-Ushqimor’

    Krahu i djathtë, Klodian Allajbeut, të Spitalit Amerikan qëlloi me thikë një të moshuar vetëm se tentoi të ndajë sherrin në lokal. Ngjarja e rëndë u shënua në qytetin e Beratit, ndërsa Asllan Fetiu është shpallur në kërkim. Nga të dhënat në Qendrën e Biznesit, 37-vjeçari rezulton administrator i “AnaMark”, kompani e lidhur me Tregun Agro-Ushqimor në Tiranë.
    25 Mars 2025, 12:18
  • Rama rinis turin me diasporën! Në fundjavë në Kretë e Athinë, më 13 prill me shqiptarët në Milano

    Për herë të parë shqiptarët e diasporës janë thirrur të votojnë me zarf në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj.
    25 Mars 2025, 11:35
  • Izraeli sulmon dhe arreston regjisorin palestinez, fitues të çmimit Oscar

    Hamdan Ballal, një nga katër regjisorët e filmit që dokumentoi shkatërrimin e fshatrave në Bregun Perëndimor, u rrethua dhe u sulmua nga një grup prej rreth 15 kolonësh të armatosur në Susya në zonën Masafer Yatta në jug të Hebronit
    25 Mars 2025, 09:58
  • Sondazhi i Eurobarometrit: 74% e europianëve besojnë se vendi i tyre ka përfituar nga anëtarësimi në BE, shifër rekord që nga 1983

    Më shumë evropianë se kurrë mendojnë se vendi i tyre ka përfituar nga anëtarësimi në BE, tregon një sondazh i ri i Eurobarometrit. Me 74% e qytetarëve në të gjitha vendet anëtare kanë vlerësim pozitiv për bllokun, rekord që kur pyetja u bë për herë të parë në 1983. Këtë sondazh Kryeministri Rama e quajti një tregues që Bashkimi Europian sot është më shumë se kurrë i rëndësishëm.
    25 Mars 2025, 09:30
  • Reshje shiu dhe temperatura deri në 19 gradë... parashikimi i motit për sot

    Vendi ynë edhe këtë të martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
    25 Mars 2025, 07:45
  • Kabineti i Trump bën gafën e madhe, i dërgon gabimisht gazetarit planet sekrete të sulmeve në Jemen, zbardhen mesazhet

    Zyrtarët e lartë të administratës Trump zbuluan gabimisht planet e luftës në një grup mesazhesh që përfshinte një gazetar të “The Atlantic” pak para se Shtetet e Bashkuara të sulmonin Huthët në Jemen. Ai tha se kishte parë plane të klasifikuara ushtarake për sulmet e SHBA-së ndaj rebelëve Houthi, duke përfshirë paketat e armëve, objektivat dhe kohën, dy orë para sulmit
    25 Mars 2025, 07:32
  • First
  • 381
  • 382
  • 383
  • 384
  • 385
  • Last
  • Kodi Etik

  • Kontakt

  • Rreth Nesh

  • Raportoni Ju

  • Puno me ne

© 2011 - 2026 Shqiptarja.com - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i kesaj faqeje