-
UNHCR: Numri i refugjatëve sirianë kaloi shifrën katër milionë
GJENEVË, 9 korrik /ATSH-DPA/ – Kriza e intensifikuar siriane ka rritur numrin e refugjatëve që largohen nga vendi në më shumë se katër milionë, deklaroi Agjencia e Refugjatëve e OKB-së sot në Gjenevë. Numri është rritur me një milion duke arritur mbi 4 013 000 në 10 muajt e fundit. Veç kësaj, 7,6 milionë sirianë kanë […]
9 Korrik 2015, 12:13 -
-
Prezantohet strategjia ushtarake
Strategjia ushtarake diskutohet në seancën e sotme Parlamentare, ku Ministrja e Brendshme Mimi Kodheli ka marrë edhe fjalën e para. Gjatë prezantimit të kësaj strategjia, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se ky dokument bazohet në kushtetutë në strategjinë kombëtare dhe rishikimin e strategjisë së mbrojtjes së vitit 2013 dhe se në thelb është dokument orientues për drejtuesit civilë dhe ushtarakë. VIDEO
Kodheli:Rishikim mbrojtjes së 2013
9 Korrik 2015, 11:46 -
Atentati, Doshi rikthehet në Kuvend
Në karrigen e tij në radhët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Tom Doshi ka zënë vend në sallën e Parlamentit duke u bërë për herë të parë pjesë e një seance plenare pas përjashtimit nga PS-ja dhe historisë të atentatit të pretenduar ndaj tij që shpërtheu publikisht në mars të këtij viti VIDEO FOTO
Socialistët i "lirojnë" gjithë rreshtin
9 Korrik 2015, 11:46 -
Drejt Valbonës me traget,
Të udhëtosh drejt Valbonës nëpërmjet liqenit të Komanit tani në verë, është një udhëtim përrallor. Është një park natyror më I veçantë në vendin tonë. Natyra e këtij parku është e pasur me varietete të përshtatshme për turizëm, peshkim e alpinizëm. Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft shpella interesante, nga të cilat dallohet Shpella e Dragobisë.
një magji udhëtimi
9 Korrik 2015, 11:37 -
Rinovohet kontrata për skanimin
Kuvendi votoi sot marrëveshjen për rinovimin e kontratave për skanimin e kontenierëve me 73 vota pro ndërsa opozita votoi kundër. Ajo që ra në sy ishte fakti se mungoi përsëri kuorumi për 84 vota për të miratuar disa projektligje me shumicë të cilësuar VIDEOPrezantohet strategjia ushtarakeCani:Nga marrëveshja me Rapiscan ekonomia kursen 4 milionë euro
e kontenierëve,debate në parlament
9 Korrik 2015, 11:21 -
Kërkesat e Kukësit për bletarinë:
Rreth 600 bletërritës në qarkun e Kukësit kanë kërkuar nga Ministria e Bujqësisë më shumë mbështetje për mbarështimin e 17 mijë familje bletësh. Bletërritësit thonë se nevojitet një pikë grumbullimi, treg shitje dhe subvencione. VIDEO
Pikë grumbullimi - treg - subvencione
9 Korrik 2015, 10:02 -
Videolajm/ Ja cilët libra duhet
Pjesa më e madhe e lexuesve nën temperaturat gjithmonë në rritje preferojnë libra sa më të thjeshtë, argëtues, histori suksesi, histori dashurie dhe jo libra që kërkojnë përqëndrim. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” menaxheri i një prej librarive më të reja në Tiranë Ervin Çarka, u shpreh se edhe titujt e librave të rinj janë preferencë e valixhes sonë të verës. VIDEO
të lexoni...ndërsa bëni edhe plazh
9 Korrik 2015, 09:40 -
-
"Ne besojmë", tifozët e Partizanit
Një surprizë të bukur u kanë bërë tifozët e "Demave të kuq" lojtarëve të ekipit të tyre të zemrës në prag të ndeshjes së kthimit përballë norvegjezëve të Stromsgodset e vlefshme për turin e parë të Europa League.
video inkurajuese për sfidën e sotme
9 Korrik 2015, 09:24 -
-
Operacione antikanabis në të gjithë
2573 rrënjë kanabis janë zbuluar e më pas asgjësuar pas operacioneve të zhvilluara në disa zona të vendi, në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Lezhë, Kurbin. Nga operacionet e zhvilluara është arrestuar vetëm kultivuesi në fshatin Këllëzë të Gjirokastrës dhe u ndalua kryeplahu i fshatit. FOTO
vendin, asgjesohen 2573 rrënjë
9 Korrik 2015, 08:10 -
Skënderbeu blen edhe sulmuesin e
Skënderbeu plotësohet në repartin e sulmit, teksa pas afrimit të Abilaliajt dhe Salihit ka realizuar edhe një tjetër goditje duke afruar Vetisislav Hristov. 26-Vjeçari pjesë e ekipit kroat NK Rijeka dhe kombëtares bullgare është huazuar për 1 vit me te drejte blerje pas përfundimit të huazimit.
tretë, Shkëmbi gati për Champions
8 Korrik 2015, 22:58 -
-
Tefik Osmani rinovon: Nuk jam 1
Tefik Osmani ashtu sikur kishte premtuar më parë firmos kontratën e re me klubin edhe për një sezon tjetër, por jo në tokë, por në ajër. Gjiganti korçar firmosi rinovimin e kontratës gjatë kthimit nga Austria për në Tirana pas përfundimit të fazës përgatitore.
në botë, por i pari që firmos në avion
8 Korrik 2015, 22:57 -
Video/Policët tentojnë ta arrestojnë
Dy efektivë policie britanikë kanë dështuar të arrestojnë një person i cili fillimisht ka kundërshtuar që të mos i vendosnin prangat, më pas ka arritur të vërë poshtë dy policët duke i mbajtur për disa minuta nën trupin e tij, e ndërsa ka parë që dy policëve po u vinin përforcime ia ka mbathur me të katërta.
i riu i shtrin në tokë dhe arratiset
8 Korrik 2015, 22:10 -
-
-
-
-