-
Indeksimi nuk mjafton, pensioni mesatar sa minimumi jetik, vetëm sa 25% e rrogës mesatare! Nëndeklarimi i pagave thellon hendekun paga-pensione
Afro 50% e pensionistëve në vend marrin pagesë të pjesshme për shkak të kontributeve të ulta dhe mos plotësimit të viteve të siguruara. Pensionet e reja po dalin gjithnjë e më të ulta referuar shifrave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, duke e thelluar diferencën midis pagave dhe pensioneve. Sot pensioni mesatar është sa 25.4% e pagës mesatare që ka vendi.
20 Shtator 2024, 16:05 -
Pogradec/ Lagjja dhe shtëpitë ku jetuan Poradeci dhe Kuteli do restaurohen! Qeveria jep 650 mln lekë, punimet pritet të nisin në nëntor
Brenda dy muajsh pritet të nisë puna për restaurimin e plotë të lagjes muzeale ‘Topleci’ dhe rrugës ‘Naim Frasheri’ në Pogardec. Nje investim i Qeverisë me vlerë 650 milion lekë që do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Projekti përfshin rijetëzimin e banesës së Lasgush Poradecit dhe rindërtimin e banesës së Mitrush Kutelit, të cilat do të kthehen në shtëpi muze.
20 Shtator 2024, 16:01 -
Dosja e drogës së operacionit 'Shpirti', GJKKO dënon me nga 8 vite burgim ish-truprojën e Tahirit dhe 2 të tjerët! Përfituan nga gjykimi i shkurtuar
Paul (Agustin) Deda u shpall fajtor dhe sot, pas pretencës së SPAK, u dhanë 12 vite izolim, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Nga 8 vite burgim edhe për të pandehurit Leonidha Sejdiaj dhe Hamid Seferi. Hetimet i nisi fillimisht Italia më 2017, më 2019 edhe Prokuroria shqiptare
20 Shtator 2024, 15:46 -
I 'kaloi' vdekjes pranë, historia motivuese e kapitenit të Spartës së Pragës që shkroi historinë në Champions League
Është vetëm 28 vjeç, por kapiteni i Spartës së Pragës, Filip Panak e di se çfarë do të thotë të fitosh një ndeshje kur kundërshtar ke vdekjen. Bëhet fjalë për katër vitet më të vështira për të, nga 2018 - 2022.
20 Shtator 2024, 14:16 -
U kap me 3 kg kokainë në Angli, Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e 3 pasurive të Fatjon Dautit, 'krahut të armatosur’ të Berishës! Shkallmoi derën e PD më 2021
Organi i akuzës ka dorëzuar kërkesën në Gjykatë për konfiskimin e apartamentit, njësisë tregtare dhe një trualli, pritet vendimi. Dauti, i njohur si një nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, akuzohet për trafik droge dhe pastrimin e parave më 2013 dhe 2014 në Londër. Ka qenë i arrestuar edhe për tentativë vrasjeje, njihet me nofkën "B9"
20 Shtator 2024, 13:28 -
-
-
Hyn në fuqi udhëzimi për dypunësimin e mjekëve, mjeku mbetet në dorën e titullarit publik pas kërkesës që dërgon
Sipas udhëzimit “Mbi procedurat e verifikimit dhe shqyrtimin e kërkesës së mjekëve të institucioneve publike për të ushtruar profesionin në institucione jopublike, publikimin e të dhënave në regjistrin elektronik, formatin dhe mënyrën e përditësimit të regjistrit” do të bëhet vetëm pas miratimit të kërkesës nga drejtuesit e institucionit shëndetësor pranë të cilit janë të punësuar
20 Shtator 2024, 12:12 -
-
Politikania trazon Zvicrën me foton polemizuese, organizatat ekstremiste e kryqëzojnë: Dëbojeni këtë grua shqiptare! Ameti reagon: Ishte budallallëk, kërkoj falje! (Detajet)
Sanije Ameti, me origjinë nga Bosnja, por me lidhje të largët me Kosovën, postoi në Instagram më 7 Shtator një foto duke kryer qitje në portretin e Marias dhe Jezusit. Vlon politika e ekstremit të djathtë në Zvicër, Austri dhe Gjermani. Partia nis procedurat e përjashtimit, humbet vendin e punës. Politikania kërkon falje, thotë se s'donte të lëndonte askënd. Historia e plotë dhe raportimet e mediave
20 Shtator 2024, 11:42 -
Eduard Zaloshnja: Rritja galopante e bursave amerikane qysh nga humbja e Trumpit dhe përkrahësit e tij sot
Meqë Indeksi Rusell 3000 përmbledh 99% të kompanive të listuara në bursat amerikane, rritja galopante e tij ka ndikuar ndjeshëm në xhepat e 65% të qytetarëve amerikanë – drejtpërdrejt ose tërthorazi (përmes fondeve private të pensioneve) ata kanë investime në bursat financiare amerikane
20 Shtator 2024, 11:27 -
-
-
Zbërthimi i ‘Ghost’, në skenë edhe shqiptarët! Lidhjet me kryemafiozin italian, Shqipëria përdorej për trafikun e drogës drejt Europës Qendrore
Grupet kriminale shqiptare dalin në skenë pas zbërthimit të aplikacioni Ghost. Në pranga ka rënë edhe kryemafiozi italian, Giovanni Parlangeli, pjesë e grupit mafioz “Sacra Corona Unita”, mafia e katërt e më e fuqishme e Italisë pas Ndranghetës, Camorrës dhe Cosa Nostrës. Grupet mafioze shqiptare kishin lidhje të ngushta me Parlangelin për trafikun e drogës.
20 Shtator 2024, 08:27 -
-
Champions League/ Barcelona turpërohet, Monaco e mposht 2-1! Raya bën heroin, Atalanta 0-0 Arsenal! Tri pikë për Leverkusen e Atl. Madrid
Champions League ka mbyllur ditën e tretë dhe të fundit për raundin e parë. Surpriza këtë të enjte, me Barcelonën që u mposht 2-1 në Monaco. Tri pikë për Leverkusen, Benficën, Atl. Madridin dhe Brestin. Ndërkohë Atalanta dhe Arsenal barazuan 0-0.
19 Shtator 2024, 22:57 -
Berisha kërcënoi gazetarët, Adriatik Doçi: U trondit pasi demokratët kuptuan pasurinë e tij përrallore! Nuk kemi të gjithë vila dhe pallate si Argita dhe Shkëlzeni
Gazetari Adriatik Doçi komentoi në Frontline kërcënimin e Berishës për ata gazetarë që do vijojnë të nxjerrin pjesë nga dosja e SPAK për aferën Partizani.
19 Shtator 2024, 22:34 -
-
-
-