-
Rreziqet kibernetike në Ballkanin Perëndimor, presidenti i Dhomës Amerikane në Shqipëri: Jo të gjitha teknologjitë që ekzistojnë në botë, janë të sigurta
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri po organizon për herë të parë në Ballkanin Perëndimor konferencën rajonale “Qytetet Inteligjente”, si një nxitje për të shtuar në qytetet e rajonit investimet në teknologjitë e sigurta inteligjente, dhe për të modernizuar shërbimet publike
18 Shtator 2022, 20:05 -
-
Lobimi rus/ Si e shpëtuan Bashën, Berisha me gjyqtarët Lazër Sallaku, Alaudin Malaj e Shpresa Beçaj, s'njohën provat e dëshminë e Muzin në SHBA
Dy gjyqtarët e Apelit Alaudi Malaj dhe Shpresa Beçaj nuk e besuan dëshminë e Nicolas Muzin në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që tha se kishte marrë 500 mijë USD nga PD-ja e Lulzim Bashës, dy prokurorë hoqën rrugës akuzën e pastrimit të parave, Berisha e shpalli dosjen një trillim, inteligjenca amerikane konfirmon lobimin
16 Shtator 2022, 15:49 -
Ish-kryeministri Avdullah Hoti: BE-ja duhet të shprehë qartë se synimi i bisedimeve Kosovë-Serbi, është njohja reciproke
Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se Evropa duhet të shprehet qartë se synimi i bisedimeve për normalizim me Serbinë është një marrëveshje për njohje reciproke
15 Shtator 2022, 22:27 -
-
Kosova përballet me sulme kibernetike, ministri i Brendshëm: Ka pengesa në shërbimin e internetit brenda institucioneve
Autoritetet në Kosovë thanë të mërkuren se ditëve të fundit janë përballur me sulme kibernetike që kanë pasur në shënjestër institucionet e vendit duke shkaktuar pengesa në qasje të shërbimeve.
14 Shtator 2022, 22:30 -
PD propozon të ndalojë veprat që i shërbyen propagandës komuniste, Mevlan Shanaj: Censurë në art?! Merruni me ndonjë aventurë tjetër
Kineasti Mevlan Shanaj e konsideron këtë censure në art, si aventurë politike dhe thekson se popullit nuk mund ti imponohen këto instrumenta. PD ka menduar se organi përgjegjës për zbatimin e këtij ligji do jetë ISKPSH
13 Shtator 2022, 13:50 -
-
Ekspertët: Rusia në pozitë të vështirë pas ofensivës ukrainase
Ofensiva ukrainase duket se ka lënë Kremlinin dhe Presidentin Vladimir Putin pa një përgjigje adekuate. Kjo ka zemëruar blogerët dhe nacionalistët ushtarakë rusë, madje ka ekspozuar disa përçarje të brendshme politike
13 Shtator 2022, 09:50 -
Ekskluzive/ E vërteta e inceneratorit të Elbasanit, landifilli kushtoi 3 herë më lirë se sa i Vlorës dhe ka kapacitet më të madh! Gënjeshtrat e Kryemadhit për kompanitë fantazmë
Të dhëna që rrëzojnë propagandën e Metës dhe Berishës, landfilli i Elbasanit 3.5 milionë euro, i Vlorës 9.8 milionë euro dhe i Korçës 5.6 milionë euro. Si gënjeu Kryemadhi për kompanitë që kanë kryer evazion fiskal me inceneratorin e Tiranës
13 Shtator 2022, 08:18 -
-
Edhe Ilir Meta me garderobë të shtrenjtë, shfaqet me atlete luksi, kushtojnë më shumë se 600 dollarë
Jo vetëm Monika Kryemadhi shfaqet e veshur me rroba dhe aksesorë luksozë. Edhe Ilir Meta nuk i kursen vetes veshje të shtrenjta, ndonëse thuajse çdo ditë mban konferenca për shtyp apo deklarata ku kërkon t’i tregojnë se nuk kanë qeverisjen e duhur.
12 Shtator 2022, 12:40 -
106 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, asnjë viktimë dhe 148 të shëruar në të gjithë vendin
106 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga ky virus. Rastet pozitive kanë dalë nga 672 testime që janë kryer.
10 Shtator 2022, 16:50 -
Gjykatësi rrëzon padinë e ish-Presidentit Trump ndaj Hillary Clinton dhe FBI-së
Një gjykatës federal në Florida refuzoi padinë gjyqësore të ish-Presidentit Donald Trump kundër rivales demokrate në vitin 2016, Hillary Clinton dhe zyrtarëve të lartë të FBI-së, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e ish-presidentit se ata kishin vepruan në koordinim, së bashku me persona të tjerë, për të nisur hetimin mbi lidhjet e zyrtarëve të fushatës së tij me Rusinë, hetime që e shoqëruan atë pothuajse gjatë gjithë mandatit të tij.
9 Shtator 2022, 22:23 -
Kompania amerikane Microsoft: Pas sulmeve kibernetike në Shqipëri qëndron qeveria iraniane
Kompania amerikane “Microsoft” thotë se ka besim të lartë se pas sulmeve kibernetike të ndodhura në Shqipëri në 15 korrik të këtij viti që sulmuan faqet online të qeverisë si dhe të shërbimeve publike, qëndrojnë aktorë të sponsorizuar nga qeveria iraniane.
8 Shtator 2022, 19:08 -
Sekretari Blinken viziton Kievin, njofton 2.6 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në Ukrainë, në një vizitë të paparalajmëruar, dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të Uashingtonit për Kievin, ndërsa kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga sulmi i Rusisë ndaj këtij vendi.
8 Shtator 2022, 16:04 -
-
'Rikthehen' satelitët, shpallet kompania fituese për monitorimin: Kostoja 6 mln dollarë! Kontratat për 3 vite
Ideja e hedhjes së satelitëve 'Albania 1' dhe 'Albania 2' në orbitë ka nisur të marrë jetë. Pasi tenderi i parë u anulua për shkak se nuk kishte ofertë, tashmë është bërë me dije se ka një fitues. Agjencia e Prokurimeve Publike ka bëre me dije ditën e sotme se është shpallur fituesi për procedurën “dialog konkurrues” të satelitëve e organizuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
7 Shtator 2022, 09:40 -
-
Dokumentet sekrete/ Gjykatësja pranon kërkesën e ish-presidentit Trump për një ekspert të posaçëm
Në një fitore ligjore për ish-Presidentin Donald Trump, një gjykatëse federale pranoi të hënën kërkesën e tij që një ekspert i pavarur ligjor të shqyrtojë dokumentet e sekuestruara nga FBI-ja nga shtëpia e tij në Florida, si edhe ndaloi përkohësisht përdorimin nga Departamenti i Drejtësisë të të dhënave për qëllime hetimi.
5 Shtator 2022, 21:26 -
Bashkimi Evropian: Jemi të përgatitur nëse Moska ndërpret tërësisht furnizimin me gaz
Evropa është "e përgatitur mirë", falë kapaciteteve të magazinimit dhe masave për ruajtjen e energjisë, nëse Rusia vendos të ndërpresë plotësisht furnizimin me gaz, tha një udhëheqës i lartë i BE-së të shtunën mes të një beteje energjetike të intensifikuar midis Rusisë dhe Perëndimit për shkak të luftës në Ukrainë.
3 Shtator 2022, 20:47
