-
DASH: SHBA do të mbështesë çdo qeverisje demokratike, pro-perëndimore në Mal të Zi
Departamenti amerikan i Shtetit tha se vota për rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi, përbënte demokraci parlamentare në veprim, përmes së cilës populli i Malit të Zi mban qeverinë përgjegjëse nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur.
20 Gusht 2022, 19:28 -
-
-
-
SHBA heziton të lëshojë fondet për Afganistanin, shkak shqetësimet lidhur me terrorizmin
Departamentit i Shtetit është ngarkuar me detyrën e ofrimit të ndihmave humanitare për afganët që jetojnë nën regjimin taleban. Por pavarësisht garancive të dhëna nga talebanët, Shtetet e Bashkuara ende nuk janë të gatshme, që në një të ardhme të afërt t'i lirojnë fondet e ngrira të bankës qendrore të Afganistanit.
17 Gusht 2022, 20:19 -
-
CIA paditet për përgjimin e dyshuar të avokatëve dhe gazetarëve që takuan Julian Assange
Një grup gazetarësh dhe avokatësh paditën agjencinë amerikane të inteligjencës, CIA-n dhe ish-drejtorin e saj Mike Pompeo nën akuza se agjencia i ka përgjuar kur vizituan themeluesin e faqes WikiLeaks, Julian Assange gjatë qëndrimit të tij në ambasadën e Ekuadorit në Londër.
16 Gusht 2022, 22:15 -
-
Dorëzohet kallëzim penal ndaj Bozhidar Deliç për krime lufte në Kosovë
Shoqata “Krimet e Luftës në Gjakovë” dorëzoi të martën kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme në Prishtinë ndaj nënkryetarit të parlamentit të Serbisë, Bozhidar Deliç, ish komandant i Brigadës 549 të ushtrisë serbe.
16 Gusht 2022, 16:02 -
Tragjedia me 10 viktima në Malin e Zi! Zhvillohen homazhe në Cetinje, të pranishëm kryeministri Abazoviç dhe Presidenti Gjukanoviç
Një ceremoni përkujtimore u mbajt të dielën në Cetinje të Malit të Zi për ata që humbën jetën pasi një sulmi me armë zjarri nga një 34-vjeçar. Dhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë të premten dhe policia thotë se autori kohët e fundit kishte shfaqur një “ndryshim në sjellje”.
14 Gusht 2022, 16:09 -
-
-
Arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali! U kap me drogë, sekuestrohen 300 mijë euro! Si e ndihmonte e dashura rumune për pastrimin e parave
Një biznesmen 35-vjeçar shqiptar i identifikuar si Anton Likmeta është arrestuar nga policia italiane në qytetin e Vicenzës pasi u kap me 670 gramë kokainë, 17 gramë kanabis. Policia italiane ka sekuestruar lëndën narkotike dhe si 300 mijë euro.
13 Gusht 2022, 11:27 -
SHBA/ Sulmi me thikë ndaj Salman Rushdie, shkrimtari rrezikon të humbasë njërin sy! Kush është autori 24-vjeçar që e sulmoi në skenë
Shkrimtari i njohur 75-vjeçar Salman Rushdie, i cili u sulmua ditën e djeshme me thikë rrezikon të humbasë njërin sy për shkak të plagëve të marra. Ai u sulmua ditën e djeshme në Chautauqua, në New York teksa po mbante një fjalim. Autori është një 24-vjeçar, Hadi Matar, nga New Jersey, i cili u arrestua në vendngjarje nga policia.
13 Gusht 2022, 09:04 -
6 herë kokainë në Port, SPAK shpall moskompetencë për 'Alba exotic Fruits'! Çështja në Prokurorinë e Durrësit
SPAK ka shpallur mos kompetencë për dosjen e kokainës së kompanisë Alba exotic Fruits, duke e deleguar atë në Prokurorinë e Durrësit. Kompanisë i janë kapur 6 herë drogë në Portin e Durrësit. Sipas SPAK nuk ka prova për grup të strukturuar kriminal.
12 Gusht 2022, 13:02 -
Errësuan xhamat e mjeteve pa leje nga DPSHTRR, Gonxhja: Për 6 muaj janë gjobitur mbi 4 mijë drejtues mjetesh
Në 6 muajt e parë të vitit 2022, drejtuesve të mjeteve u janë vendosur 4 625 gjoba për errësimin e xhamave të makinave pa marrë lejë nga DPSHTRR. Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, bën apel për respektimin e normës së errësimit të xhamave.
12 Gusht 2022, 11:39 -
-
Rishikohet buxheti i shtetit, shtohen me 13 mld lekë shpenzimet! Miratohet Paketa e Dytë e Rezistencës Sociale me vlerë 6.1 mld lekë
Rishikohet për herë të dytë buxheti i shtetit. Pritshmëritë për të ardhurat janë rritur me mbi 30 miliardë lekë. Ndërkohë, është miratuar edhe paketa e dytë e Rezistencës Sociale me vlerë 6.1 miliardë lekë.
9 Gusht 2022, 11:18 -
Kurti: Situata në veri mund të përshkallëzohej në konflikt të armatosur
Në komunat veriore të Kosovës, më 31 korrik, pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur, “për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd”. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
8 Gusht 2022, 20:53 -
Për herë të parë pas luftës, çmimi i naftës zbret në 94 dollarë fuçia! Konfindustria: Bordi të ndërhyjë, duhet të shitet nën 200 lekë/litri
Për herë të parë që prej nisjes së agresionit rus në Ukrainë, çmimi i naftës bruto në bursën ndërkombëtare ka zbritur në nivelin më të ulët. Prej dy ditësh në bursë një fuçi naftë kushton 93-94 dollarë, nga mbi 103 dollarë që ishte çmimi në fund të korrikut.
5 Gusht 2022, 07:52 -
'Nuk do ta fal kurrë babain, na la vetëm në ato vite të tmerrshme', Ermal Meta tregon se është shëruar, rikujton dhe fëmijërinë e tij
Këngëtari i njohur Ermal Meta është detyruar së fundmi të anulojë koncertet e tij për shkak të problemeve shëndetësore. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtari pak ditë më parë me anë të postimeve në rrjete sociale ku ka treguar fotografitë në të cilat dukeshin të ënjtura pjesë të ndryshme të fytyrës. Por tashmë, Ermal Meta njoftoi se ai e ka kaluar situatën jo të mirë shëndetësore në të cilën gjendej dhe tha se ishte një problem aspak serioz.
4 Gusht 2022, 12:24
