-
‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut
Tre tituj të rinj vijnë për lexuesit në rubrikën ‘Në Librari’ në Report TV, si dhe rubrika “Melodia e Vargut”
29 Dhjetor 2024, 07:22 -
Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona
Në Zall-Herr, Tiranë, është identifikuar një vatër e gripit të shpendëve (H5N1) në një fermë oborri familjar. AKVMB njofton se zona është karantinuar dhe janë marrë masa për parandalimin e përhapjes së infeksionit.
28 Dhjetor 2024, 19:56 -
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
Rasti i 2-vjeçarit me tumor i cili priti mbi 10 ditë në spital derisa Ministria e Shëndetësisë siguroi ilaçin ‘Actinomycin D’ që mungonte për kimioterapinë, sipas Partisë së Lirisë, është dëshmi se qeveria nuk tregon vëmendjen e duhur për shëndetin e qytetarëve.
26 Dhjetor 2024, 20:00 -
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
Debati në ‘Studio Live’ trajtoi sot edhe temën e sondazhit në Report TV për zgjedhjet e 11 Majit 2025, Kodin Zgjedhor dhe listat e hapura.
26 Dhjetor 2024, 18:14 -
Banorët e Roskovecit kundër ndërtimit të termocentralit: Qeveria të anulojë lejen, shkakton ndotje e sëmundje! Lejen për TEC-in e 'Gener 2' e dha Balluku
Një javë pasi zv/kryeministrja Balluku firmosi lejen për ndërtimin e një termocentrali që do prodhojë energji me gaz, banorët e Roskovecit dolën në protestë duke kërkuar anulimin e VKM-së. Ata thanë se TEC-i shkakton ndotje masive të ajrit dhe tokës e për rrjedhojë dëme për shëndetin e tyre.
26 Dhjetor 2024, 12:12 -
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
Apeli i GJKKO pranon kërkesën e SPAK, jep 2 vite dhe 8 muaj burgim, GJKKO e shkallës së parë dha 1,4 vite për Fran Frrokajn, ish-kryetarin e bashkisë së Lezhës. Frrokaj ka përfituar nga amnistia në muajin Prill për çështjen e parë, duke u liruar. Dy zyrtarët e tjerë dënohen respektivisht me 1,4 vite dhe 5 vite shërbim prove, u prish pafajësia. Largim dhe nga funksionet publike për 5 vite
23 Dhjetor 2024, 14:15 -
-
Dronët godasin ndërtesa të larta në Kazan të Rusisë
Shërbimi për shtyp i Rustam Minnikhanov, udhëheqësit të republikës autonome të Tataristanit, tha në një komunikatë se tetë dronë e sulmuan qytetin. Sipas komunikatës, gjashtë prej tyre i goditën ndërtesat e banimit, një e goditi një objekt industrial dhe një tjetër u rrëzua mbi një lumë
21 Dhjetor 2024, 21:07 -
-
Detaje/ Si u pastruan 11 mln euro të krimit përmes ‘Green View Marketing’, i çuan në Kanada! Kompania u krijua nga roja e plazhit! Në sitë 38 shoqëri të huaja, me aktivitet kazino e baste online
Shqiptarja.com zbulon detaje nga hetimet lidhur me pastrimin e 11 milionë eurove përmes kompanive guaskë në disa vende dhe krijimit të kompanive fiktive në Shqipëri. Hetimi zbuloi se Darin Gezdari shfrytëzoi kompaninë e tij të marketingut për transferta parash të pista deri në Kanada
20 Dhjetor 2024, 14:29 -
Inceneratori i Elbasanit/ Kantina e pijeve të Lefter Kokës i kalon shtetit, konfiskohen pasuritë e tij dhe 4 të tjerëve! Në total vlera 340 mln lekë
Policia ka ekzekutuar vendimin për konfiskimin e pasurive të Lefter Kokës dhe 4 personave të tjerë të përfshirë në çështjen e Inceneratorit të Elbasanit. Shtetit i kalon tashmë pasuri me vlerë rreth 340 mln lekë, mes tyre edhe kantina e ‘Pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, në Durrës.
20 Dhjetor 2024, 13:52 -
Dosja e inceneratorit të Tiranës, GJKKO nis gjykimin e ish-deputeti të PS, Alqi Bllako
Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK dhe kaloi për gjykim dosjen ndaj Ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, për akuzën e korrupsionit të zyrtarëve publikë ne lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës
20 Dhjetor 2024, 13:09 -
Pastruan 11 mln euro para krimi nga parajsat fiskale, 2 në pranga! Paratë transferoheshin në Shqipëri e pastaj në Kanada me kompani fiktive (EMRA + FOTO)
Gjatë 2 viteve, nëpërmjet kompanive fiktive, kryen transferta bankare me vlerë 11 milionë euro, nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta, në Shqipëri e më pas në Kanada. Darin Gezdari e Arlinda Marku rezultojnë pronarë të 10 subjekteve që hiqeshin si kompani konsulence.
20 Dhjetor 2024, 08:56 -
-
Miratohet pr.ligji/ Njihet çdo ditë pune para ‘93 edhe nëse s’është e dokumentuar! Përfitojnë rreth 29 mijë persona që punuan në kooperativë e ish-ndërmarrjet shtetërore
Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin që synon njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-kooperativat bujqësore për llogaritjen e pensioneve në sistemin e sigurimeve shoqërore.
19 Dhjetor 2024, 08:51 -
'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi foli sot në ‘Frontline Interview’ ku deklaroi për Marsela Karapançon se protesta e 23 dhjetorit do të jenë ndër më të mëdhatë, jo vetëm për mbështetjen e Sali Berishës, por edhe për të kanalizuar mllefin e akumuluar ndër vite nga qytetarët e pakënaqur.
17 Dhjetor 2024, 20:12 -
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
Më shumë se 545 mijë persona në vend janë vlerësuar nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, pasi të ardhurat e tyre ditore janë nën 751 lekë. Një vit më parë thotë INSTAT rreziku për të qenë i varfër ra me 0.9% krahasuar me vitin 2022.
13 Dhjetor 2024, 20:29 -
Tjetër ‘shans’ bizneseve që duan statusin e ‘investitorit strategjik’! PS propozon shtyrje afati deri në vitin 2026
Qeveria propozon një tjetër shtyrje të afatit të ligjit për investimet strategjike deri në vitin 2026. Afati që skadon në 31 dhjetor të këtij viti, socialistët propozojnë ta shtyjnë me dy vite të tjera, me argumentin se ka ende shumë kërkesa për investime madhore në sektorët strategjik të vendit dhe jo vetëm.
13 Dhjetor 2024, 17:18 -
GJKKO kalon për gjykim dosjen e inceneratorit të Tiranës me 12 të pandehur, mes tyre ish ministri Lefter Koka, Alqi Bllakos i rikualifikohet vepra penale
GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen me 12 të pandehur e parë për inceneratorin e Tiranës, mes tyre ish-ministri Lefter Koka. Më 12 gusht SPAK mbylli hetimet ku zbardhi rolet e zyrtarëve në favorizimin e shoqërisë së Klodian Zotos për të fituar koncesionin. Po sot GJKKO lehtësoi akuzën për ish deputetin Alqi Bllako.
13 Dhjetor 2024, 11:15 -