-
7 nga kandidatët më të votuar në vend të PS-së, i pari Balla! Kryemadhi e fundit nga LSI! Bashën e mund Hoxha, Berisha ‘bie gropë’/ TOP 10-shja nga PD-PS
Zgjedhjet e 25 prillit, përveç se ishin një betejë mes partive se kush do të merrte drejtimin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme, ishte edhe një garë e fortë për të parë se sa i “vlen lëkura” një kandidati për deputet.
28 Prill 2021, 20:25 -
Zgjedhjet e 25 prillit/ PS 'dërrmon' opozitën edhe në nivel Bashkish, socialistët fitojnë në 48 prej tyre, demokratët në vetëm 13! Basha i braktisi zgjedhjet lokale në 2019-n
Shqiptarja.com ka analizuar shifrat në të gjitha bashkitë e vendit dhe rezultatet janë shokuese për opozitën. Ka qarqe të rëndësishme si Vlora apo Elbasani që janë 7-0 për opozitën, apo edhe Korça 6-0. Partia Demokratike ka fituar në Kukës të treja bashkitë, ashtu si edhe në Lezhë, ndërkohë që në Shkodër ka marrë 4 bashki kundrejt 1 të PS-së.
28 Prill 2021, 10:22 -
Salianji pranon humbjen: Nuk jemi të lumtur, por i rikuperuam PD-së 7 mijë vota të humbura që nga 2005
Kandidatin për deputet i PD në qarkun e Korçës, Ervin Salianji ka njohur humbjen e PD duke dhënë kështu sinjalin e parë që vjen nga PD për pranimin e rezultatit. Qarku i Korçës është i rëndësishëm për zgjedhjet ku PD arri të marrë 5 mandate.
27 Prill 2021, 13:35 -
-
-
Shifra rekord votash të pavlefshme! Dhjetëra mijëra shqiptarë kanë votuar partinë dhe kandidatin e partisë tjetër
Me këtë trend në këto zgjedhje parlamentare mund të pritet që të regjistrohet një shifër shqetësuese që i kalon 80 mijë vota të pavlefshme gjithsej, një përqindje shumë e rëndësishme kjo parë në totalin e të gjithë votave të hedhura në kuti.
26 Prill 2021, 18:06 -
Rezultati në njësinë 10 në Tiranë, edhe votimi dhe numërimi elektronik konfirmon fitues PS! Xhafaj merr mbi 1/3 e votave të socialistëve, Agron Shehaj votohet më shumë se Basha! Shehi mposht Berishën
Votimi dhe numërimi elektronik në njësinë 10 në Tiranë, konfirmon fituese PS, ashtu siç ka dalë deri tani edhe manualisht në rang qarku të Tiranës duke treguar se ky sistem funksionin me saktësi duke ruajtur integritetin e votës. Vota preferenciale ka nxjerrë në pah që Dashamir Shehi ka mundur liderin historik të PD, Sali Berisha, ndërsa Agron Shehaj mund Bashën. Monika Kryemadhi pëson disfatë të madhe, merr vetëm 81 vota. Fatmir Xhafaj më i votuari i socialistëve.
26 Prill 2021, 08:20 -
-
Prokuroria përfundon verifikimin për kandidatin e Lëvizjes për Ndryshim: I dënuar me 3 muaj për falsifikim dokumentesh, i ka deklaruar në formular
Prokuroria ka përfunduar verifikimin për kandidatin për deputet të Lëvizjes për Ndryshim Adrian Gjoka, ku në një shkresë që i ka dërguar KQZ bën me dije se ai nuk rezulton të ketë gjenealitete të tjera në gjendjen civile përveç atyre që ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
22 Prill 2021, 10:59 -
430 të shëruar, 148 raste të reja me COVID dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit
Kurba e infektimeve në Shqipëri vijon të jetë në nivele të qëndrueshme, ku sot janë konfirmuar pozitiv me COVID 148 qytetarë, si rezultat i 3008 testimeve të kryera në total. Durrësi ka numrin më të lartë të numrit të viktimave në 24 orët e fundit, dhe ndiqet nga Korça, Berati, Fieri dhe Gjirokastra të moshave 56 - 72 vjeç.
20 Prill 2021, 17:34 -
-
-
-
COVID-19/ Të ardhurat në 3 mujorin e parë 2021 u rritën me 4.4 mld lekë! Rritet punësimi, konsumi e aktiviteti i bizneseve
Ekonomia e vendit po rikuperon humbjet që i shkaktoi pandemia COVID-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në tre muajit e parë të këtij viti janë mbledhur 108.6 miliardë lekë, janë rritur me 4.4 miliardë lekë krahasuar me vitin e kaluar. Ndikimin pozitiv e ka dhënë përmirësimi i punësimit, konsumit dhe aktiviteti i bizneseve
15 Prill 2021, 13:31 -
Kushi në takimin me Ambasadorin Izraelit: Krenari që nxënësit tanë të studiojnë vlerat mikpritëse të popullit shqiptar në strehimin e hebrenjve gjatë luftës
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka mirëpritur në zyrën e saj Ambasadorin e Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler.
14 Prill 2021, 10:00 -
Nis sot vaksinimi mbi 60 vjeç me sëmundje kronike në Tiranë e Kukës, në disa rrethe fillon nesër! Pritet të mbërrijnë edhe 7020 doza të vaksinës Pfizer
Ndërsa vaksinimi masiv vijon me ritëm mjaft të shpejtë, ditën e sotme nis edhe vaksinimi i personave 60-vjeç me sëmundje kronike, që vijon paralelisht edhe me vaksinimin e mbi 65-vjeçarëve.
12 Prill 2021, 07:50 -
-
Ora policore shtyhet deri në 22:00 nga dita e nesërme! Shtyrja me dy orë e qarkullimit në fuqi edhe për ditën e zgjedhjeve! Hapen fluturimet me Britaninë e Madhe
Duke filluar nga dita e nesërme më 12 prill ora policore do të shtyhet me 2 orë pra deri në 22:00-6:00, nga ora 20:00 që ishte vendosur që prej muajit nëntor. Gjithashtu një tjetër masë është edhe hapja e fluturimeve me Britaninë e Madhe. Të gjitha këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e hënë më 12 prill dhe do të jenë për një periudhë kohore 2 javore, që do të jetë në fuqi edhe ditën e zgjedhjeve të 25 prillit.
11 Prill 2021, 12:05 -
Manastirliu ndjek vaksinimin në Sheshin 'Skëndërbej': Procesi po vijon me moshat mbi 65 vjeç, nga e hëna ata mbi 60-vjeç me sëmundje kronike
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka parë nga afër vaksinimin masiv në Sheshin 'Skëndërbej' mëngjesin e sotëm, nga ku tha se ditën e hënë do të fillojë vaksinimi i atyre mbi 60 vjeç, me sëmundje kronike.
11 Prill 2021, 10:38 -
Pse s’iu ndjek Meta në Instagram? Edhe Kryemadhi tallet me Presidentin: Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shuar një kuriozitet të ndjekësve të saj në rrjetet sociale teksa i është përgjigjur pyetjes se pse bashkëshorti i saj, presidenti Ilir Meta nuk e ndjek në Instagram.
10 Prill 2021, 22:26 -
Situata nga pandemia, në 24 orët e fundit u kryen 8134 vaksina antiCOVID! Rama: Shqipëria arrin mbi 250 mijë vaksinime
Shqipëria ka arritur në kotën e mbi 250 mijë vaksinimeve që prej nisjes së fushatës “Shqipëria Buzëqesh”, ndërsa në 24 orët e fundit janë kryer 8134 vaksina antiCOVID në të gjithë vendin. Shifrat i ka publikuar kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në rrjete sociale. Deri më tani Shqipëria është në gjysmë të rrugës së objektivit të vendosur për muajin maj, për të arritur kuotën e 500 mijë vaksinimeve
9 Prill 2021, 21:06
