TIRANË- Zgjedhjet e 25 prillit, përveç se ishin një betejë mes partive se kush do të merrte drejtimin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme, ishte edhe një garë e fortë për të parë se sa i “vlen lëkura” një kandidati për deputet.

Kur kanë kaluar më shumë se 10 orë nga procesi i numërimit, 7 kandidatë nga PS kryesojnë listën si më të votuarit në të gjithë Shqipërinë, ku i pari qëndron Taulant Balla me 16,169 vota. I dyti në renditje është ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi me 11,814. Kryeministri Edi Rama renditet i treti në listë me 11,393. Lista vijon me Niko Peleshin në Korçë, për t’u ndjekur nga Saimir Hasalla me 10,711. Në listën e më të votuarve është edhe ministri Blendi Klosi me 9,545, i cili kontribuoi edhe për të marrë mandatin e 5-të në Berat, ku ishte i renditur në vijën e zjarrit  në këtë qark dhe më pas është Aurora Mara me 9,318. Edhe zv.kryeministri Erion Braçe renditet në listën e më të votuarve për PS-në si i 8-ti më i votuar, teksa lista vijon me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila aktualisht është edhe më e votuara në qarkun e Tiranës. Në 10-tshen e më të votuarve të socialistëve është Paulin Stërkaj me mbi 6 mijë vota. Sa i përket më pak të votuarve në këtë forcë politike është Klodiana Spahiu, Fidel Ylli, Najada Çomo, që u soll me shumë bujë nga kryesocialisti Edi Rama. Asaj ia ka kaluar Luljeta Bozdo, që ka marrë 1,646 vota. I fundit është Alban Xhelili.

Përtej PS-së, në LSI, Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho janë 2 më pak të votuara që renditen të fundit ndërsa i pari është Agron Çela në Shkodër me 2,283.

Ndërsa ende vijon procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët në listat e partive, duket se figura të reja në PD po lënë në hije edhe drejtuesin historik të saj Sali Berishën i cili e ka drejtuar këtë parti për 29 vjet, deri në dorëzimin e stafetës te Lulzim Basha. Më i votuari në listat e PD rezulton Flamur Hoxha me 9159 i cili kandidon në Kukës. Pas tij më i votuari është në Korçë, Ervin Salianji me 8694. Pas tij me numër të lartë votash është edhe Agron Kapllanaj në Fier me 7464, që është gati të thyejë herësin dhe të thyej renditjen e partisë në këtë qark.   Kandidati pasues i listës më të votuar është në Elbasan. Luçiano Boçi me 7257 vota dhe Dashnor Sula me 7133 vota.

Më pas në renditjen e më të votuarve deri tani vijnë kandidatët në Shkodër, ky kryeson Bardh Spahia me 5923 vota, pas tij Zef Hila me 5882 vota dhe Helidon Bushati me 5658, i cili është i 3 më i votuari në këtë qark. Lista e më të votuarve vijon me Tiranën. Pas Bushatit vjen Lulzim Basha me 5427, Belind Këllicci me 3905. Agron Shehaj po në listën e Tiranës ku kandidon edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë  4355 vota, duke pasuar radhën, te Bujar Leskaj i Vlorës me 5102 vota dhe Kreshnik Çollaku me 5073 vota. Shumë figura të reja të PD kanë lënë pas ish-kryeministrin Berisha i cili ka marrë vetëm 1591 vota.

Më të votuarit e PS deri tani
Taulant Balla    17,146
Bledar Çuçi       11,814
Edi Rama          11,412
Niko Peleshi      11,306
Saimir Hasalla   10,922
Blendi Klosi       10,170
Aurora Mara      9,367
Erion Baçe         9,346
Belinda Balluku  8,314
Paulin Sterkaj    6,849

Më të votuarit e PD deri tani
Flamur Hoxha      9159
Ervin Salianji        8694
Agron Kapllanaj    7464
Luçiano Boçi         7257
Dashnor Sula        7133
Bardh Spahia       5923
Zef Hila                 5882
Helidon Bushati    5658
Lulzim Basha        542
 Belind Këlliçi        3905

KLIKONI këtu për zhvillimet minutë pas minute