-
Fshehu 52 mln lekë të ardhura dhe s’pagoi sigurimet e lojtarëve, presidenti Refik Halili dhe 'KF Tirana' përfundojnë në gjyq
Klubi ‘KF Tirana’ dhe Presidenti Refik Halili kanë përfunduar në gjyq nën akuzën për fshehje të ardhurash. Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka dërguar për gjykim dosjen, pasi gjatë hetimeve për një procedim penal të vitit 2017 rezultoi se klubi Tirana ka fshehur rreth 52 mln lekë të ardhura dhe nuk ka paguar sigurimet për lojtarët.
1 Gusht 2024, 09:23 -
Itali/ Vdekja e 7 vjeçares Anisa Murati, Prokuroria hap hetime për 'vrasje nga pakujdesia' për Famullitarin e Demontes dhe për animatorët e shkollës verore
Prokuroria italiane po kryen hetime për vdekjen e 7 vjeçares shqiptare Anisa Murati, e cila humbi jetën pasi u mbyt në liqenin Caraglio pranë Cuneos ku ndodhej në një kamp veror.
31 Korrik 2024, 16:02 -
Kampet e emigrantëve, Washington Post: Kampi në Gjadër ende larg përfundimit! Qendra po sjell bum ekonomik në zonën e varfër rurale
Emigrantët e shpëtuar në det ndërsa përpiqen të arrijnë në Itali mund ta shohin veten të transportuar në Shqipëri duke filluar nga muaji i ardhshëm ndërsa kërkesat e tyre për azil janë duke u përpunuar.
31 Korrik 2024, 16:00 -
Skandali me mikrokreditë, Presidenti Begaj letër Kuvendit: Dyshime se sistemet mbikëqyrëse s'funksionuan! BSH toleroi shoqëritë financiare (LETRA)
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përmes një letre drejtuar Kuvendit shprehu shqetësimin lidhur me skandalin e mashtrimit me mikrokreditet ku viktima u bënë një numër i lartë qytetarësh. Begaj thotë se parlamenti duhet të ndërhyjë pasi ka dyshime se institucionet mbikëqyrëse nuk kanë funksionuar. Begaj: Institucionet duhet të ngriheshin në alarm
31 Korrik 2024, 14:49 -
Dallëndyshe Bici largohet nga drejtimi i Kadastrës, rikthehet tek IKMT! Ja kush është drejtuesja e re e Kadastrës
Urdrhi mban datën 30 korrik. Dallëndyshe Bici do të zërë vendin e Ervin Hoxhës i cili sot mori zyrtarisht detyrën e ministrit të Brendshëm pasi bëri dhe betimin tek presidenti Bajram Begaj. Në krye të Kadastrës emërohet Lorena Goxhabelli.
31 Korrik 2024, 10:25 -
-
Rritet pabarazia/ 135 mijë familje pa shtëpi në pronësi, por Shqipëria ka dyfish më shumë banesa bosh!
Një në pesë familje në Shqipëri, nuk ka shtëpi në pronësi, por jeton me qira. Shifrat e CENS-it 2023, tregojnë se pabarazia është thelluar pasi edhe pse janë mbi 356 mijë banesa bosh, rezultojnë mbi 135 mijë familje pa banesë. Sipas ekspertëve ka nevojë për një plan kombëtarë për kredi të buta për çiftet e reja.
29 Korrik 2024, 17:31 -
Grumbulluesit nën hetim, abuzuan me çmimet e fruta perimeve! Autoriteti i Konkurrencës: Në Tiranë u shtrenjtuan deri në 100%! Në Fier, Korçë, Berat, Elbasan deri në 50%
Çmimet e fruta perimeve janë rritur në mënyrë abuzive nga grumbulluesit deri në 100%. Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur hetim për 86 ndërmarrje grumbullimi e tregtimi me shumicë në Tiranë, Korçë, Fier, Elbasan e Berat, për shkak të abuzimit me çmimet, blerjes-shitjes pa faturë, dhe fiksim të çmimeve mes kompanive.
29 Korrik 2024, 13:48 -
-
-
-
-
Diplomohen 85 oficerë të FA, ministri Peleshi: Pagë deri në 900 mijë për nëntogerët e rinj! Forcojmë bashkëpunimin me Kosovën
85 oficerë të rinj të Forcave të Armatosura që përfunduan studimet e ciklit trevjeçar (bachelor) dhe kursin pasuniversitar të Përgatitjes së Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura, u diplomuan në një ceremoni të veçantë, ditën e sotme.
27 Korrik 2024, 12:42 -
-
Skema e mashtrimit te Fondi Besa, dërgohen në gjyq 5 persona, mes tyre 3 punonjës! Prokuroria: Morën kredi në emër të 15 qytetarëve dhe përvetësuan paratë
Prokuroria thotë se 15 qytetarët kanë rënë pre e skemës së mashtrimit nga 34-vjeçari Ledio Vrapi, banues në Gjermani i cili është shpallur në kërkim dhe akuzohet për mashtrim. Sipas prokurorisë Ledio Vrapi në bashkëpunim me 3 punonjësit e Fondit Besa, kanë vjedhur nëpërmjet mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuar
27 Korrik 2024, 10:11 -
-
Miratohet amendamenti/ Jo vetëm në listën e fiksuar, kuota gjinore do respektohet edhe në garën e hapur! 1 në 3 fitues do të jetë grua
Me 103 vota pro dhe 1 kundër, Kuvendi miratoi amendamentin që parashikon që deputetet gra të kenë një vend të sigurt edhe në listën e hapur, përpos listës së mbyllur me 1/3.
26 Korrik 2024, 23:30 -
‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme në Polici?
Pas punës 4 mujore hetimore në Komisionin Parlamentar për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, Kuvendi ka miratuar në seancën e fundit të kësaj legjislature vetëm raportin e mazhorancës. Palët nuk gjetën dakordësinë për të dalë me një raport.
26 Korrik 2024, 22:58 -
-
136 milionë Euro granti i BE për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit! Firmoset marrëveshja Shqipëri - BE - BERZH
Një marrëveshje që siguron 136 milionë Euro grante të BE-së për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit u nënshkrua sot, në Shtëpinë e Evropës, në Tiranë, nga Ministri i Financave Ervin Mete, Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato dhe Shefja e BERZH-it në Shqipëri Ekatarina Solovova.
26 Korrik 2024, 09:55 -
Spanjë/ 2 shqiptarë në pranga për 50 grabitje vilash luksoze në Ibiza e Majorka! Policia spanjolle: Në 2 vjet u vodhën objekte me vlerë 2 mln €
Më shumë se 50 grabitje të kryera në Ishujt Balearik në dy vitet e fundit janë zbardhur, me një përllogaritje të asaj që është vjedhur prej dy milionë eurosh.
25 Korrik 2024, 13:16
