-
Mandati nuk është i djegshëm, i takon popullit jo partisë
Kjo situatë, vërteton që ky sistem që i shërben shitjes së mandateve dhe kontrollit absolut të kryetarëve dhe zhbën të drejtën e qytetarit për të zgjedhur duhet shembur nga themeli, por a mund të bëhet kjo gjë kur opozita nuk është më në parlament dhe s’merr pjesë as në procesin ligjvënës?!
1 Mars 2019, 20:14 -
-
16-vjeçarët kërkojnë të drejtën e votës: Meritojmë të votojmë më shumë se ata që shesin votën
Adoleshentët sot nuk e ndjejnë veten të përfaqësuar nga kjo klasë politike e aq më pak nga debati i përgjithshëm politik i cili i ka harruar çështjet që i përkasin kësaj grupmoshe siç është edhe e drejta e votës mbi moshën 16 vjeç. Anxhela Xhaka dhe Xhuliano Myrta, 2 nxënës të shkollave të mesme ishin sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV për ti “dhënë një leksion” politikanëve të sotëm sa i përket mënyrës se si zhvillohet diskursi politik.
26 Shkurt 2019, 13:30 -
20 vjet SIGAL UNIQA Group Austria, inauguron veprën 'MIRENJOHJE-FALENDERIME TE GJITHEVE' në qendër të Tiranës
Qëllimi dhe tematika e skulpturës, e cila u vendos pranë Drejtorisë së Përgjithshme të SIGAL UNIQA, ishte mirënjohja dhe falënderimi për klientët, bashkëpunëtorët dhe stafin për besimin dhe përkushtimin që i kanë dhënë kompanisë për 20 vite.
25 Shkurt 2019, 18:46 -
KLP 'lan duart', ja kujt ja delegon kërkesën e PD-LSI për shkarkimin e Markut
Kreu i këshillit të Lartë të prokurorisë, Gent Ibrahimi, u ka kthyer përgjigje krerëve të grupeve parlamentarë të LSI-së dhe PD-së, në lidhje me kërkesën e dy forcave politike opozitare, për shkarkimin e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku dhe nisjen e hetimit disiplinor ndaj saj.
25 Shkurt 2019, 10:50 -
PD sulmon politikisht faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA, bien në sy avokati Goxhaj dhe gazetari i 'Babales'
Duket se PD nuk po e bën ballë për ballë qendrimin e saj kundrejt SHBA apo faktorëve të tjerë ndërkombëtarë por me anë të eksponentëve të saj nëpërmjet rrjeteve sociale dhe sulmeve jo të drejtpërdrejta
19 Shkurt 2019, 21:32 -
Gjendet i vrarë me armë zjarri i zhdukuri nga Tepelena
I zhdukur prej 6 shkurtit, gjendet i vdekur në malet e Këlcyrës, Sokol Rama. Ai u gjet i vdekur brenda makinës së tij në një humnerë në Limar të Këlcyrës. Sipas policisë viktima është vrarë me armë zjarri. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
19 Shkurt 2019, 13:32 -
-
-
Krimet e '97-'98, Braho hap “çantën e zezë”: Ja maja e ajsbergut dhe si po përgatitet Berisha për grusht të ri shteti
“Dokumentet, dokumentet me firmë e vulë kanë rëndësi. Fjalët i merr era, dokumentet mbeten dhe ato janë prova më e sigurtë dhe u shërbejnë gjykatave për shumë kohë pas zhvillimit të ngjarjeve që gjykohen dhe analizohen”, më thotë shpesh gjatë bisedave Spartak Braho.
13 Shkurt 2019, 15:11 -
Financat publike/ Qeveria rrudh 60% fondin e posaçëm për institucionet e shtetit
Përdoret për shpërblime, ndihma në fatkeqësi, punë të mirë apo festa. Kush janë kriteret për të përfituar nga fondi i veçantë dhe si caktohet. Si kanë ndryshuar në vite qeveritë me anë të VKM-ve shpërndarjen e tyre
13 Shkurt 2019, 08:05 -
-
KLSH:Tatimet abuzojnë me rimbursimet e TVSH-së për bizneset
Shteti rezulton në vitin 2017 me 91 milionë euro detyrime. Nga auditimi konstatohet se, sipas të dhënave elektronike të DPT të gjeneruara prej sistemit informatik, 586 raste që përfaqësojnë rreth 50% të vlerës së rimbursimit, kanë tejkaluar afatet e rimbursimit.
9 Shkurt 2019, 07:38 -
Rinovohet flota e autoambulancave të Tiranës, shërbim me aparatura moderne edhe në banesë
Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është shprehur se është trajnuar stafi dhe se me zgjerimin e grupeve të terrenit do të jenë 15 autoambulanca të reja në territor, vetëm në Tiranë.
7 Shkurt 2019, 14:34 -
Pesë vjet pa yllin shqiptar të këngës Vaçe Zela, kujtime nga dita e lamtumirës së fundit dhe vepra e saj
-Pesë vite më parë, më 6 shkurt 2014, në orët e para të ditës, u shua në Bazel të Zvicrës nga një sëmundje e rëndë Vaçe Zela. Ajo kishte zërin e rrallë të flladeve dhe të ujëvarave pranverore, të lakueshëm në të gjitha perkusionet e saj natyrore. Ky zë për më shumë se 40 vjet hyri në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë Atdheut.
7 Shkurt 2019, 08:05 -
Mbi 900 aplikime në platformën e ekselentëve, drejtoresha e DAP-it: Interes i jashtëzakonshëm, shtyjmë afatin e aplikimit për studentët
Ndërkohë që shumë studentë nuk kanë siguruar dot nga sekretaritë e fakulteteve dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin, qeveria ka vendosur të shtyjë afatin për aplikimet në platformë, për t’u dhënë kohë ekselentëve
6 Shkurt 2019, 20:28 -
Ekspozita “Përjetësia femërore” bën bashkë 36 artistë shqiptarë
Ekspozita “Përjetësia Femërore” e kuruar nga Artan Shabani është çelur në rezidencën italiane. Kuratori bën bashkë 36 artistë shqiptarë, të cilët sjellin figurës e gruas dhe kontributin e saj ne shoqëri, nga fillimi i viteve ‘900 deri në ditët e sotme. Për herë të parë ekspozohet vepra e Lasgush Poradecit, “Vajza me sy të gjakosur”.
5 Shkurt 2019, 18:43 -
Grupi i trafikut të klandestinëve/ Gabimi i policisë çoi në qeli 56-vjeçarin, lirohet në sallën e gjyqit
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta, raporton se Enver Muka 56-vjeç ishte lënë nga gjykata në masën 'arrest shtëpi', por një gabim me procedurat nga policia e kaloi në qelinë e burgut.
5 Shkurt 2019, 13:11 -
Trafiku i heroinës/ Goditja e grupit të drogës, si u infiltrua agjenti i policisë
Grupi i cili u arrestua para pak ditësh në Tiranë, në zonën pranë një qendre tregtare,është zbuluar nga një agjent i Policisë së Shtetit, i cili i është paraqitur trafikantit të drogës Besmir Dashi,se kërkonte të blinte prej tij një sasi të konsiderueshme heroinë.
3 Shkurt 2019, 07:30 -
U kapën me 5 kg heroinë në Sauk, Gjykata e Durrësit lë në burg 3 të arrestuarit e operacionit 'Vollga'
Pas arrestimit të 4 personave, që u kapën nën operacionin "Vollga" dy ditë më parë me 5.2 kg heroinë në Sauk, që vinte nga Maqedonia ne Shqipëri , Gjykata ka vendosur të lërë në burg 3 nga të arrestuarit Besmir Dashi, Amir Troci, Nexhmi Uka, Alban Raita.
2 Shkurt 2019, 12:44 -
