Mandati nuk është i djegshëm, i takon popullit jo partisë

Mandati nuk është i djegshëm, i takon popullit jo partisë

Politika është politik, por në fund çdo gjë fillon dhe mbaron me ligjin 

(Shenim: s’kam bere politik dhe s’dua te debatoj per politike.)

Situata aktuale në Kuvendin e Shqipërisë, ngre një seri pikëpyetjes dhe mbi të gjitha vë ne dukje shume absurditete dhe vërteton iligjimitetin e sistemit ligjor zgjedhor aktual. Konkretisht:
 

Sistemi aktual parashikon si zona zgjedhore rajonale, 12 qarqet e vendit të cilët kanë një numër shpërpjestimisht të pabarabartë popullsie. Në këto kushte, pa një korrigjim kombëtar, ky system shkel parimin themelore kushtetues të barazisë së votës. Sepse vota e disa qytetarëve vlen nga 1,5 në 2 e më shumë vota. Në shifra në nivel kombëtar, kjo situatë, shprehet si vijon:
 
LSI ka marr gjithsesj në shkallë vendi 225.901 ose 14.28 % vota dhe ka përfituar 19 mandate. Pra ka marr një mandat për 11889.52 vota.
 
PS ka marr gjithsesj në shkallë vendi 764750 vota ose 48.34 %  dhe ka përfituar 74 mandate. Pra ka marr një mandat për 10334.45 vota.
 
PD ka marr gjithsesj në shkallë vendi 456.413 ose 28.85 %  vota dhe ka përfituar 43 mandate. Pra ka marr një mandat për 10614.25 vota.
 
PDIU ka marr gjithsesj në shkallë vendi 76.069 vota ose 4,81 % dhe ka përfituar 3 mandate. Pra ka marr një mandat për 25356.33 vota.
 
LIBRA ka marr gjithsesj në shkallë vendi 19806 vota ose 1,25 % dhe s’ka përfituar asnjë mandat.
 
Në këto kushte, pesha e votave paraqitet afërsisht si vijon:
 
- Një votë e PS dhe thuajse po aty edhe e PD, vlen rreth 0,15 herë ose ka rreth 15% më shumë sesa vota e LSI.
- Një votë e PS dhe thuajse po aty edhe e PD, vlen afersisht sa 2,5 herë vota ose ka 245,35 % më shumë vlerës sesa vota e PDIU.
- Ndërsa në rastin e LIBRA, ky raport e shprehur në përqindje duke qenë se s’ka marrë asnjë mandat, një votë e PS dhe thuajsë po aty edhe e PD, vlen afersisht sa 2 herë më shumë sesa vota e LIBRA ose ka rreth 192 % vlerë më shumë. Në fakt fakti që ska marrë asnjë mandat i bie që vlera të jetë më e madhe se 2.
 
Problematika pasqyrohet në të njëjtat raporte edhe përsa i përket pragut prej 3% dhe 5 % për parti dhe koalicione në kushtet kur numri i votuesve është ekstremisht i pabarabartë. Psh. Tirana ka pasur vota të 423728 vota, ndërsa Kukësi 42.837 vota ose 989 % më shumë ose 1 votë në Kukës vlen rreth 10 vota në Tiranë.
 

Nisur nga shifrat e mësipërme vërtetohet se sistemi është krejtësisht i deformuar dhe në funksion të dy ose 3 partive kryesore dhe është një sistem i cili bie ndesh me Kushtetutën e RSH.
 
Lidhur me mandatet e dorëhequra të opozitës, duhet theksuar se mandati si nocion nuk është i djegshëm sepse mandati nuk i takon partisë ose deputetit përkatës, por popullit i cili e delegon tek përfaqësuesi, i cili nuk është mandat detyrues në kuptim që nuk lidhet me partinë që e ka vendosur në listë kandidatin. Mandati lidhet me të drejtën për të qenë i përfaqësuar të një pjesë të popullsisë nga e cila buron ai. Në këtë kuptim, mandati nuk mund të humb edhe nëse e gjithë lista e partive aktuale parlamentare dorehiqen. Madje, në këtë rast si pasojë e pabarazisë së votës, sipas parimit të drejtpeshimit ose proporcionalitetit që është parim themelor kushtetues duhet t’i kalojnë 2 mandate partisë Libra dhe PDIU të marr afërsisht edhe 4 mandate të tjera. Ky do ishte rezultati nëse do të kishim korrigjim kombëtar dhe se korrigjimi kombëtar ndonëse nuk parashikohet në Kod Zgjedhor është një e drejtë kushtetuese që buron nga parimi themelor kushtetues i barazisë së votës.
 
Absurditeti tjetër është që nëse nga listat e partive që kanë dorëhequr deputetet aktual, 5 deputetë e më shumë e pranojnë mandatit, ato mund të krijojnë një grup parlamentar i cili do të ishte formalisht i partisë që i ka propozuar në listë ndonëse partia vetë në fjalë nuk është de fakto pjesë e parlamentit dhe asnjë vendim i kësaj partie nuk do të mund të zhbënte përkatësinë politike të këtij grupi tek kjo parti. Kjo do të bënte që ky grup parlamentar të përfitonte edhe fondet që i takojnë Grupit Parlmentar përkatës. Një situatë që juridikisht është normale dhe politikisht është absurde.
 
Pikëpyetja e radhës është cfarë bëhet me vendet që mbetet bosh dhe nuk plotësohen nga listat aktuale. Zgjidhja juridike është zgjedhje të përgjithshme për secilën zonë vetëm për numrin e mandateve që mbeten vakant dhe kjo nënkupton që një pjesë e këtyre mandateve mund të fitohen nga mazhoranca aktuale ose ndonjë parti tjetër e vogël.
 

Kjo gjë mbetet të marr përgjigje në vijim, por një gjë është e sigurt, kjo situatë dëmton cdo qytetar shqiptar dhe përdhos sovranitetin popullor dhe rrjedhimisht zhbën edhe demokracinë imagjinare që shqiptarët mendojnë që kanë ose kanë pasur.
 
Zoti i bekoftë Shqiptarët!

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 04/03/2019 09:43

    Ne te pergjithshmen ,problemi trajtohet mir .Mirpo, ceshtia eshte se ,populli bashkohet rreth partive ,dhe autorizon partite perkatese ,ne votime dhe kudo ,per ta perfaqesuar ate .Kur votat e popullit ,jan konvertuar ne deputet ,forca perfaqesuse e tij i shkon deputetit ,i cili e perdor kete force te se drejtes ne interes te popullit qe e ka votuar .Pra administrator i kesaj force ,-per nje kohe te caktuar ,sipas ligjit,-e administron partia ,te ciles i eshte besuar .Mirpo ceshtia eshte tek migrimi i deputeteve ,nga nje parti tek tjetera ,pa e pyetur popullin ,i cili e ka votuar ,per nje politike te caktuar .Rasti idorezimit te mandateve ,ne menyre kolektive ,eshte nje rast i vecant ,si i till ,duhet te kete nje trajtim te kujdesshem ,nga te gjitha forcat politike .Ky problem nuk duhet pare si nje lajthitie ,nga nje krahe i gjith politike .Demokracia ,mund te jete e mir ose e keqe ,se si e bejne ate njerezit e politikes .Prandaj pergjegjesia eshte e gjith politikes ,per ti zgjidhur ngercet ,qe her pas here krijohen .Nuk duhet te perdoren diversionet si menyra e shpetimit .Ky fakt eshte nje prishie e kontrates sociale ,qe nuk riparohet kaq leht sa mund te mendohet .

    Përgjigju
  • Dikushi: 03/03/2019 21:35

    Me fal Z Jordan Daci! Aktualisht mendoj se populli votoi Partine X apo Y dhe jo kandidatin perkates. Pra kandidatet jane vendosur ne liste nga Partia ketu mendoj se kemi nje kontradite ne zbatimin e ligjit. Kush i vendosi keta kandidate? Partia!!! Pse atehere kjo parti nuk paska te drejte ti heqe !!!??? Me kupto Jordan nuk e kam me ty si jurist,por me Partite qe kane vendosur keshtu ....!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave