-
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara, kryeministri Rama me helikopter në Korçë! Do të inspektojë punimet në Polin e Dijes
Sipas informacioneve, kryeministri pritet të udhëtojë me helikopter drejt Korçës, duke mos përdorur aksin Maliq–Gramsh–Elbasan, i cili aktualisht është i vetmi segment rrugor i hapur për qarkullim në këtë drejtim.
23 Shkurt, 10:34 -
PAMJE ME DRON/ Aksi Librazhd-Pogradec shembet plotësisht! Dështon edhe përpjekja për Bypass-in provizor! Asnjë afat për hapjen e rrugës
Rruga kombëtare Librazhd-Pogradec ka rënë plotësisht! Çarja e tokës është thelluar, duke fundosur urën, asfaltin por dhe bypass-in provizor, që ishte planifikuar si mundësi alternative për lëvizjen e mjeteve e që pritej të hapej, por tanimë nuk ka asnjë afat. Tashmë ARRSH ka pezulluar punën në kantier për shkak se nuk ka siguri për punëtorët. Po shihet alternativa për të hapur një trase të re por deri atëherë e gjithë juglindja mbetet në izolim.
23 Shkurt, 10:32 -
-
Në gjykim si anëtar i organizatës, gazetari Artan Hoxha kishte vetë Sky Ecc (chati i kriminelëve)! Me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto
Vetëm 10 ditë pas arrestimit të gazetarit Elio Laze, një tjetër gazetar, edhe ky analist i “Syri Tv”, bëhet gati të përballet me drejtësinë në gjyq. Artan Hoxha është dërguar për gjykim si anëtar i një organizate kriminale, niveli më i lartë i krimit të organizuar në vend. Nga dosja e SPAK, gazetari Artan Hoxha rezulton të kishte vetë një llogari në SKY ECC, dhe bisedat i zhvillonte vetë direkt me kreun e organizatës kriminale ndërkombëtare Suel Çela, i njohur ndryshe si Marius Lulaj. “Suel Çela kujdesej për Artan Hoxhën si për anëtarët e tjerë të organizatës kriminale”, thuhet në dosje.
22 Shkurt, 15:16 -
Elbasan/ Shtylla e tensionit rrezikonte të binte, nisin punimet për demontimin e saj! Disa fshatra do të mbeten përkohësisht pa energji elektrike (VIDEO)
Disa fshatra të Elbasanit do të mbeten përkohësisht pa energji elektrike, teksa po punohet për çmontimin e një shtylle të tensionit të lartë, që rrezikonte të binte nga rrëshqitja e dherave.
22 Shkurt, 14:40 -
'Paralizohet' juglindja, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për shembjen e aksit Librazhd-Pogradec! ARRSH: Mund të hapet sot! Ura e degraduar, duhet shembur (VIDEO)
Për shkak të dëmtimeve në rrugën Librazhd-Pogradec, ARRSH bllokoi tërësisht qarkullimin. Prej më shumë se 24 orësh, lidhja e vetme nga Tirana drejt Korçës është përmes aksit Maliq–Moglicë–Gramsh, një rruge që kalohet me vështirësi për shkak të infrastrukturës së amortizuar dhe që shton distancën me një orë.
22 Shkurt, 11:06 -
Tentativa vrasjesh, trafik droge dhe korrupsion, SPAK mbyll hetimet për organizatën kriminale të Suel Çelës, dërgon për gjykim 21 persona! (EMRAT+AKUZAT)
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin e Suel Çelës. Të pandehur janë 21 persona, mes të cilëve ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ish-shefi i krimeve, Dedan Gjoni, si dhe gazetari Artan Hoxha.
22 Shkurt, 10:09 -
-
-
-
‘Paralizohet’ juglindja, shembja e rrugës Librazhd-Pogradec bllokon qarkullimin! ARRSH udhëzon drejtuesit: Përdorni këto rrugë alternative... (VIDEO)
Një rrëshqitje masive dherash ka çarë dhe deformuar rëndë aksin kombëtar Librazhd-Pogradec, duke detyruar ARRSH të bllokojë qarkullimin. Lidhja e vetme nga Tirana drejt Korçës është përmes aksit Maliq–Moglicë–Gramsh, një rruge që kalohet me vështirësi dhe e shton distancën me një ore. ARRSH ka udhëzuar drejtuesit të përdorin rrugë alternative.
21 Shkurt, 09:55 -
-
-
Nga Elbasani në Tiranë/ Shfrytëzonin fëmijët e mitur për të lypur, ekzekutohen masat e sigurisë për 8 persona! 4 lihen në burg (EMRAT + VIDEO)
Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi shfrytëzonin për të punuar dhe për të lypur fëmijët e mitur. Ata i merrnin fëmijët në qytetin e Elbasanit, pjesë të komunitetit rom, u jepnin lule të cilat i shisnin në rrugë.
17 Shkurt, 11:56 -
Porositi vrasjen e Ardit Spahiut nga Dubai, Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan! 2 burgime përjetë e 58 vite për të akuzuarit e tjerë
2 burgime të përjetshme dhe 58 vite burg ka dhënë gjykata belge për vrasjen e shqiptarit Ardit Spahiu nëntorin e vitit 2020. Urdhëruesi i atentatit Franc Çopja është dënuar me 25 vite burg. Spahiu u vra nga atentati mafioz për larje hesapesh me trafikantëve të drogës.
17 Shkurt, 11:12 -
Del nga shtrati përroi i Kushës! Punimet e ‘Salillarit’ për ndërtimin e aksit Elbasan-Papër bllokuan kanalin! Prefektura për Report Tv: Kompania ka marrë masat
Report Tv ka kontaktuar me Prefekturën e qarkut të Elbasanit ku në kthim-përgjigje është sqaruar se shkak për daljen e përroit nga shtrati, janë bërë punimet e kompanisë Salillari për ndërtimin e lotit të parë të autostradës Elbasan-Rrogozhinë, në segmentin nga qyteti deri në Papër.
16 Shkurt, 14:08 -
'Shkurti mbyllet me reshje, marsi do të sjellë diellin', Gjoni për Report Tv: Ngrica në zonat malore
Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se këto kushte atmosferike të paqëndrueshme do të vijojnë deri në fund të muajit.
16 Shkurt, 12:24 -
3 të kërkuar ekstradohen nga Danimarka, Franca e Italia drejt Shqipërisë, akuzohen për vepra të ndryshme penale
Dy prej tyre janë të dënuar, përkatësisht me 13 vjet dhe 8 muaj burgim, ndërsa tjetri i akuzuar për mashtrim. Nga Danimarka u ekstradua Daniele Matoshi, alias Daniele Çela, alias Oklid Cela. Nga Franca u ekstradua 25-vjeçari Christopher Rudoviç, i lindur në SHBA. Nga Italia u ekstradua Gazmir Mjelli alias Gazmir Hamzaj.
16 Shkurt, 11:09 -
Korçë, Pallati i Sportit më i bukur në Shqipëri? Sekretet, pushteti dhe ndërtimi! Amarcord, Esencë Report Tv
Pallati i Sportit në Korçë paraqet një ndër rastet më interesante ku ndërthuren me elegancë elementet formale dhe ato strukturore. Pallati u projektua në vitet 1973-1976 nga Mauricio Bego pranë kompleksit sportiv të qytetit.
15 Shkurt, 19:14 -
-