-
-
-
-
59 viktima/ Dita e dytë radhazi me 3 humbje jete! U dërgua nga spitali privat, pacientja vdes në QSUT (64 raste të reja) një mjek i intubuar, infektohet n/ kryetarja e bashkisë Shkodër
Në 8 ditët e fundit 14 viktima/ Ministria e Shëndetësisë: Për të katërtën javë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, e atyre që kanë kërkuar shtrim në spital apo në terapi intensive. Një tjetër trend në rritje janë edhe rastet që kanë pësuar humbje jete. 64 raste të reja, 3 humbje jete, 54 të shëruar në 24 orët e fundit. Vatër e re në Pogradec, një grua në Kurbin infektohet me COVID në dasmë, problem përhapja nga fasoneritë, në Vlorë preket një punonjës i portit. Në Tiranë përhapja është komunitare, por edhe në biznese dhe institucione shtetërore.
29 Qershor 2020, 10:33 -
-
56 viktima/ Tre humbje jetë në 24 orë! 72 raste të reja me COVID në fasoneri e call center, 77 të shtruar te Infektivi, 38 të shëruar
12 viktima dhe 440 raste të reja në 7 ditë/ Ministria e Shëndetësisë: 72 raste të reja, 3 humbje jete dhe 38 të shëruar në 24 orët e fundit. Shpërndarja gjeografike e rasteve t] sotme: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.
28 Qershor 2020, 11:08 -
-
Dy makina të djegura në 1 orë, një merr flakë në tunelin e Elbasanit duke bllokuar një korsi, tjetra rrugës për në Dajt (VIDEO)
Brenda një ore dy automjete kanë marrë flakë në ecje, një në autostradën Tiranë-Elbasan në brendësi të tunelit dhe një në rrugën drejt Dajtit. Fatmirësisht në të dy rastet nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
27 Qershor 2020, 18:35 -
-
53 viktima/ Dy ditë rresht me nga 2 humbje jete me COVID! 61 raste të reja sot...'Infektohet' burgu i Fierit, ceremonia mortore vatër në Kukës
Dy ditë radhazi, Shqipëria ka shënuar 2 viktima me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me këtë virus në 53. Mësohet se ka ndërruar jetë një 59 vjeçare nga Lushnja dhe një 77-vjeçar nga Vlora. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, të dy pacientët vuanin nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
27 Qershor 2020, 10:31 -
-
51 viktima/ Në 24 orë humbin jetën dy pacientë me COVID, 77 raste të reja! MSH: 6% e mjekëve kanë kaluar koronavirusin
Shqipëria ka regjistruar sërish ditën e sotme një numër të lartë të të infektuarve, e ndërsa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 2 pacientë me COVID-19. Vdekje të papritura i cilëson Ministria e Shëndetësisë, pasi 76-vjeçari nga Tirana kishte pasur përmirësime pas 15 ditësh trajtim, e ndërsa viktima tjetër, 54-vjeçari ishte në gjendje më të rëndë, e për pasojë ndërroi jetë në Urgjencën e Spitalit. Ndërkohë, si rezultat i 402 testeve, janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 77 raste, ku Tirana mban numrin më të lartë të rasteve.
26 Qershor 2020, 10:31 -
-
'Një javë para ngjarjes së 18 dhjetorit ‘81, im atë, e parandjeu vrasjen e vëllait, ai dhe më tha…'/ Dëshmitë e rralla të nipit të ish-kryeministrit Mehmet Shehu
Memorie.al publikon historinë e panjohur të familjes së ish-kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, që nga periudha e Monarkisë së Zogut dhe gjatë viteve të pushtimit të Shqipërisë, kur pas kthimit të tij nga internimi në Francë, ai dhe e gjithë familja e tij u lidhën me Lëvizjen Antifashiste, duke qëndruar maleve deri në mbarimin e Luftës.
26 Qershor 2020, 07:51 -
-
-
49 viktima/ Ndërron jetë një 66-vjeçar! 78 të prekur në 17 qytete! Vatrat më të nxehta në Shkodër dhe Krujë! Mbyllet bashkia e Delvinës (VIDEO)
49 viktima që nga fillimi i pandemisë/78 raste të reja janë konfirmuar në Shqipëri me koronavirus. Një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Ndërkohë të infektuarit me COVID-19 janë në 17 qytete të Shqipërisë, ku numrin më të madh e ka Shkodra, Kruja dhe Tirana.
25 Qershor 2020, 10:34 -
-
Dy të viktima nga COVID brenda ditës, ndërrojnë jetë një vajzë 34-vjeçe dhe një 90-vjeçar! 67 raste të reja (VIDEO)
Në 9 ditët e fundit janë shënuar 13 viktima, 48 në total/ Dy persona kanë humbur jetën nga COVID-i ditën e sotme. Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë një 34-vjeçare nga Librazhdi, e cila prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë dhe e intubuar në spitalin Infektiv. Viktima më e re me COVID në Shqipëri. Ndërkohë që rreth orës 15:00 vdiq një 90-vjeçar. Megjithatë, një lajm optimist është se në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë.
24 Qershor 2020, 11:23 -
-