Sot një viktimë, 81 raste të reja me COVID-19! Shifrat në rritje, java që shkoi shënoi një mesatare prej 90 raste në ditë

Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 80 vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga shumë sëmundje. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 267 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 81 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2352 që nga fillimi i epidemisë.

Situata epidemiologjike vijon të paraqitet serioze, ku gjatë javës që kaloi kishte një trend në rritje të rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, me një mesatare javore rreth 90 raste. 

Një trend në rritje janë edhe rastet që janë shtruar në spital apo që kanë kërkuar trajtim në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë vijon apelin ndaj  qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

Çdo shkelje e këtij vendimi është i ndëshkueshëm dhe do të konsiderohet rrezik për jetën e qytetarëve të tjerë.

COVID-19 – Statistika (20 Korrik 2020)

Testime totale                   35705

Raste pozitive                     4171

Raste të shëruara             2352

Raste Aktive                        1706

Humbje jete                       113 (Qarku Tiranë 58, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   824

Durrës                  210

Shkodër                199

Vlorë                     101

Lezhë                    87

Korçë                    62

Kukës                    50

Elbasan                 48

Fier                        42

Berat                      38

Dibër                      26

Gjirokastër            19

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Infektohet me COVID infermierja në Elbasan, mjekoi një grua të prekur më parë

Infektohet me COVID-19 një infermiere e repartit të kirurgjisë në spitalin e Elbasanit. Infermierja ka mjekuar disa ditë më parë një zonjë e cila ishte e infektuar me COVID-19 dhe mendohet se nga kontakti me të është infektuar.

Ora 10:25
Infektohen me COVID edhe 6 punonjës të Kadastrës Fier

TIRANE-Në Fier dje u regjistruan 7 raste me COVID. Report Tv mëson se 6 nga rastet e njoftuara janë nëpunës të Kadastrës. Këta të fundit janë vetëizoluar prej disa ditësh kur u konstatua rasti i parë mes punonjësve të këtij institucioni.

Ky i fundit ishte pjese e kontakteve të mjekut anestezist i infektuar javën e shkuar  nga kontaktet me të afërm në Vlorë.  Gjithsej në Kadastrën e Fierit janë 7 nëpunës të infektuar me koronavirus dhe një pjesë e mirë e stafit të karantinuar. Pacientët janë duke u trajtuar në banesat e tyre ndërsa puna në këtë institucion vijon për shërbimet ndaj institucioneve dhe noterëve, gjykatë dhe policisë.

Në Kadastrën Fier punojnë 40 punonjës ndërkohë që vetëm 10 prej tyre aktualisht janë në punë ndërkohë që të tjerët janë në karantinë në shtëpi. Përsa i perket shërbimit ndaj qytetareve ai ofrohet nëpërmjet e-Albania dhe sporteleve ADISA-s. Dje u shënua një i vdekur dhe 82 të prekur me COVID.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahaahaha: 20/07/2020 22:43

    Kur te shoh ty i harroj statistikat fare... me te ate tenden e heq virusin

    Përgjigju
  • Latif: 20/07/2020 20:09

    O zot sa fustan seksi qe paske

    Përgjigju
  • Andi: 20/07/2020 16:26

    Skandal i vertete me vetem 260 testime ne dite. 32% e testimeve dalin pozitive. Kjo tregon qe nuk ka fare gjurmim te rasteve dhe nuk parandalohen ata qe jane te prekur dhe qe vazhdojne te infektojne te tjere, sepse nuk e dine as vete qe jane te prekur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion