-
Korçë/ Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, emigrantët shqiptarë fillojnë të rikthehen në vend për Pashkët
Sipas informacioneve nga autoritetet shqiptare, janë marrë masa për të përballuar situatën, duke shtuar numrin e sporteleve. Aktualisht, në hyrje të territorit shqiptar po operojnë 5 sportele, ndërsa në dalje 1.
9 Prill, 22:42 -
Pse besojnë se enët e baltës sjellin fat? Flasin besimtarët në Korçë për ritet e zakonet ortodokse, në prag të festës së Pashkës
Vetëm tre ditë na ndajnë nga festa e Pashkës ortodokse, dhe në Korçë kanë nisur përgatitjet. Është hapur panairi i poçarisë, ku ekspozohen produkte të ndryshme, ndër të cilat spikatin enët prej balte. Çdo familje korçare e blen një të tillë për festë, duke besuar se sjellin mbarësi.
9 Prill, 16:20 -
-
-
Korçë/ 2 emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, dyshohet se humbën jetën nga temperaturat e ulëta
Nga këqyrja paraprake nuk kanë shenja dhune dhe dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të ulëta. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet lidhur me rastin.
4 Prill, 17:12 -
Misteri i vrasjes së të moshuarit në Korçë, trupi u gjet nga postieri! Dyshohet se autori u përlesh me viktimën para se ta godiste për vdekje
Sot është përcjellë në banesën e fundit, 78-vjecari Gëzim Vija nga Bulgareci i Korcës, i cili u gjet i vrarë në banesë një ditë më parë. Policia nuk ka asnjë pistë dhe asnjë autor të dyshuar për ngjarjen e rëndë.
3 Prill, 11:12 -
Korçë/ Me plagë në kokë, gjendet i pajetë në banesë 78-vjeçari! Policia: Nuk ka vdekur nga shkaqe natyrale! Dyshohet se i moshuari është vrarë (EMRI)
Në komisariat janë shoqëruar të gjithë familjarët dhe të afërmit e viktimës, ku u janë marrë deklarimet për konflikte të mundshme. Për të zbardhur dinamikën, motivet dhe autorin/autorët, policia dhe prokuroria po përdorin metoda speciale hetimi.
2 Prill, 12:35 -
Aksion kundër ambulantëve në Korçë, Prefektura kërkon largimin e shitësve nga rruga
Policia Bashkiake ka ndërhyrë sërish sot, pasi shitësit ambulantë që tregtojnë prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale përgjatë aksit nacional Korçë–Pogradec u rikthyen vetëm dy ditë pas largimit. Aksioni kundër shitësve ambulantë u ndërmor nga Prefektura e Korçës me qëllim shmangien e aksidenteve përgjatë këtij aksi rrugor.
29 Mars, 15:50 -
-
-
Sherr mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur e 3 të lënduar me gërshërë (EMRAT+VIDEO)
Konflikti ndodhi mëngjesin e së shtunës mes një pronari servisi në lagjien 10 dhe 3 klientëve të tij që ishin të pakënaqur me punën e kryer në servis. Konflikti ka përshkallëzuar në dhunë dhe në përdorimin e gërshërës.
28 Mars, 10:44 -
'Nikolla i zemrës së Tiranës', vjen përmes një dokumentari, historia e kompozitorit elitar, Nikolla Zoraqi! Shanaj: Cilësohet si 'Tchaikovsky i Shqipërisë'
Dokumentari “Nikolla i zemrës së Tiranës” është pritur me emocione në teatrin e Korçës. Eshtë një rrëfim i rrallë për jetën dhe veprën e kompozitorit të madh Nikolla Zoraqi, me materiale të papublikuara më parë.
26 Mars, 15:29 -
Theu 'arrestin në shtëpi' për të çuar një djalë drejt Greqisë për 100 euro, arrestohet 52-vjeçari në Korçë
Në arrest shtëpie, por i kapur në flagrancë duke tentuar të çojë një 22-vjeçar ilegalisht drejt Greqisë për 100 euro, arrestohet 52-vjeçari në Korçë, ndërsa në hetim është edhe ndërmjetësi 37-vjeçar.
24 Mars, 12:35 -
Vrasja e të miturit me thikë në Korçë, prokuroria dërgon në gjyq 15 vjeçarin për vrasje! Merren të pandehur babai dhe xhaxhai i autorit
Ngjarja ndodhi pasditen e 14 gushtit 2025, pranë një lokali, ku dy bashkëmoshatarët me inicialet E.XH dhe E.G u përfshinë në një konflikt që përfundoi tragjikisht.
19 Mars, 15:02 -
-
VIDEOLAJM/ Sërish reshje dëbore në Korçë, Dardha e Voskopoja zgjohen nën velin e bardhë
Në fshatrat turistikë të Dardhës dhe të Voskopojës bora ka arritur deri në 5 cm. Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme në të gjithë qarkun, ku në disa zona termometri ka zbritur deri në -1 gradë Celsius, ndërsa vlerat maksimale janë regjistruar deri në 7 gradë.
19 Mars, 08:42 -
Aksidenti që i mori jetën 45-vjeçarit, si ndodhi përplasja mes tre makinave në aksin Korçë Maliq (VIDEO)
Sipas videos, në aksident janë përfshirë tre makina që po lëviznin në të njëjtin drejtim. Në një moment, makina e viktimës, një mjet i zi, duke lëvizur me shpejtësi, përplaset fort me një automjet gri përpara saj.
18 Mars, 18:21 -
-
-
-
Trupi i foshnjës 2-muajshe dërgohet pranë familjes në Korçë, përcillet për në banesën e fundit
Pas thirrjes publike që babai bëri një ditë më parë në media, foshnja që ndërroi jetë është sjellë pranë familjes, ndërsa aktualisht po përcillet për në banesën e fundit. Babai i foshnjes bëri një apel publik në media duke rrëfyer kalvarin e gjatë të përballjes me gjendjen shëndetësore të fëmijës së tyre.
17 Mars, 13:25