-
Mitingjet e Bashës, Rama: Fushatë mizerabël, faj i shëmtuar infektimi masiv me COVID! Lus zotin që të mos përfundojnë spitaleve! PD: Kryeministrin e ka kapur paniku i humbjes
Ndërsa PD vijon takimet elektorale në Korçë duke shkelur rregullat anti COVID, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e quajtur sjelljen e kryedemokratit Lulzim Basha një këmbëngulje djallëzore që po rrezikon shëndetin e qytetarëve nga COVID. Sipas kryeministrit qytetarët po keqpërdoren në mënyrë mizerable për fushatë.
31 Mars 2021, 12:36 -
‘Punojmë për të majtët dhe për të djathtët’, Peleshi në Korçë: Pas tetë vjetësh kemi tejkaluar problemet që gjetëm
“Shqipëria nuk ka kohë për të humbur me kthime pas, aq më tepër që tani nuk kemi më 1000 problemet e trashëguara nga qeverisjet e kaluara”, ka qënë ky mesazhi që kandidati për deputet i qarkut Korçë, njëherazi drejtues politik i PS për juglindjen ka dashur të ndajë me banorët e fshatit Shamoll dhe Malavec
31 Mars 2021, 12:02 -
-
Përdhunoi 43-vjeçaren e sëmurë në Devoll, gjykata lë në burg 20-vjeçarin
Gjykata ka lënë në arrest me burg 20-vjeçarin Klavio Karuni, i arrestuar për abuzim seksual me 43-vjeçaren me probleme mendore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Miras të Devollit, ndërsa ngjarja u zbulua pasi 43-vjeçarja rezultoi 6 muajshe shtatzënë.
30 Mars 2021, 11:46 -
-
-
-
Korçë/ Akuzohet se përdhunoi 43-vjeçaren e sëmurë, 20 vjeçarit pranon aktin e rëndë!
Një 43-vjeçare me probleme të shëndetit mendor ka rezultuar shtatzënë në muajin e 6-të ndërsa familjarët kanë denoncuar fqinjin e tyre në Miras të Devollit. 20-vjecari Klavio Karuni ka pranuar akuzën përpara hetuesve
27 Mars 2021, 10:30 -
-
-
-
-
Kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim në Kukës, Elsa Domi: Të persekutuari përfaqësojnë të djathtën e vërtetë! Braimllari: Në Korçë LSI merr 4 mandate
Avokatja Elsa Domi kryeson listën e kandidatëve të “Lëvizjes për Ndryshim” për qarkun e Kukësit dhe Indrit Braimllari, i cili kryeson listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Korçës kanë dhënë një intervistë për Report Tv ku tregojnë edhe prioritetet e tyre.
16 Mars 2021, 20:49 -
KQZ i ktheu listat për 11 qarqe/ PD rirendit kandidatët, shton më shumë emra, largon Gazmend Koduzin! Heq edhe emrin e kandidatit 'fantazëm'
Partia Demokratike ridërgon në KQZ më shumë kandidatë 222, ndërkohë që ligji parashikon 153. KQZ i ktheu listat e PD sepse kishte vendosur më shumë kandidatë dhe kishte mungesë në dokumentacion. Ndërkohë Lulzim Basha heq nga lista Gazment Koduzin në Tiranë dhe Fatlum Nurja në Shkodër i cili denoncoi disa ditë më parë se ishte vendosur në listë pa dijeninë e tij
16 Mars 2021, 15:48 -
Ulen shifrat, 543 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID! Humb betejën zyrtari i PD-së, gazetari në Korçë dhe ish kryetari i bashkisë Fushë Krujë
Kjo e hënë ka sjellë ulje të rasteve ditore me COVID, krahasuar me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë raporton për 24 orët e fundit 543 raste të reja dhe 15 humbje jete nga COVID. Mes viktimave është Alban Hidri, sekretar i grupseksionit të PD në Rrasë dhe Arben Kosturi, gazetar dhe kryetar i shoqatës rome "Distuni Albania" në Korçë.
15 Mars 2021, 18:21 -
Bindja Demokratike hap fushatën në Korçë, Patozi: Partitë e vjetra janë karta të djegura, e tregoi përplasja te FRD dhe në Elbasan
Gjatë prezantimit të kandidatëve të Bindjes Demokratike në Korçë, Astrit Patozi komentoi përplasjen e ndodhur tek zyra e FRD-së dhe në Elbasan për Ditën e Verës, duke thënë se kjo nxori në pah se partitë e vjetra nuk kanë më se çfarë të ofrojnë dhe janë karta të djegura.
15 Mars 2021, 16:52 -
-
‘Rikthim te rrënjët e mia, te origjina e fëmijëve të mi’, Xhaçka: Në Korçë nga sot për të vijuar projektin e së ardhmes
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, e cila kandidon në Korçë si deputete thotë se nga sot do të jetë në këtë qytet për të vijuar projektin e së ardhmes
14 Mars 2021, 22:19 -
Në errësirë, të pangrënë dhe të sëmurë! Mjerimi në familjen Dauti në Korçë, babai: Të tjerët hanë, fëmijët e mi shikojnë
Në Kamenicë të Korçës, jeton në mjerim familja Dauti me 5 fëmijë, dy prej tyre me probleme shëndetësore. Kryefamiljari gjen punë me ditë, ndërsa Bashkia e Korçës u jep ndihmë vetëm 5 mijë lek në muaj. Ata nuk kanë energji elektrike, ujë dhe asnjë kusht tjetër jetese.
12 Mars 2021, 11:11 -
S'respektoi kuotën gjinore, PS korrigjon listën për qarkun e Elbasanit! PD asnjë reflektim për problemet në 11 qarqet
Partia Socialiste ka korrigjuar fletën e votimit për qarkun e Elbasanit, pasi nuk kishte respektuar kuotën gjinore. Ligji parashikon që 1 në 3 kandidat të jetë i gjinisë së kundërt, por kjo nuk ishte respektuar në emrat e fundit të listës së këtij qarku.
12 Mars 2021, 10:49 -
Kandidatja e parë e PS në Korçë: Fuqizimi i grave dhe të rinjve, fokusi im! Do të transformojmë qytetin me projektet e reja
Eni Zaka, kandidatja e parë në listën e PS në qarkun e Korçës, e shikon një sfidë të bukur dhe me vlera angazhimin e saj për zhvillimin e shoqërisë dhe përfaqësimit të qytetareve korçarë në parlamentin e ardhshëm.
10 Mars 2021, 20:23
