-
Forcat detare shqiptare dhe Marina franceze pastrojnë detin Jon, nxirren 310 municione historike në Vlorë! Nga predha të Luftës së II, te pistoletat
Predha të Luftës së dytë botërore, pistoleta dhe armë të tjerë nxirren nga fundi i Detit Jon. 310 municione historike, janë nxjerrë në gjirin e Vlorës gjatë një aksioni nga forcat detare shqiptare dhe Marina franceze
6 Korrik 2021, 07:36 -
Italiani iku pa paguar dasmën, pronari i hotelit në Vlorë për Report Tv: Na u lut që të mos vazhdonin denoncimin në media se po e ndante dhe gruaja e katërt
Vasil Bedinaj, pronar i Hotel "Rexhina" në Vlorë ka zbuluar se nuk i ka shkuar deri në fund padisë për italianin që bëri dasmën në Shqipëri dhe nuk pagoi shpenzimet. Kjo sepse siç ai bëri me dije për Report Tv, italiani e ka kontaktuar dhe i ka bërë një pagesë prej 1000 eurosh dhe me premtimin që do paguajë pjesën tjetër gjatë kësaj jave. Ai ka zbuluar se italiani i është lutur që të mos vijojë më me denoncimet në media, pasi po e ndante nga bashkëshortja që e ka shqiptare.
5 Korrik 2021, 12:28 -
Operacioni ‘Shpirti’, me 10 vota pro KLP pezullon prokurorin Maksim Sota! Akuzohet për shpërdorim detyre, trafikantët i paguan qiranë në Vlorë
Me 10 vota pro, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të pezullojë prokurorin e Vlorës, Maksim Sota, i arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të drogës të quajtur "Shpirti". Ka qenë vetë Sota, ai i cili ka paraqitur kërkesë në KLP për pezullimin e tij nga ushtrimi i detyrës, pasi konstatoi se është subjekt i një procedimi penal dhe këtë herë jo si prokuror, por si person nën hetim. Ky vendim i KLP vjen pasi është njohur me vendimin e SPAK për të marrë të pandehur dhe me masë “arresti shtëpie ndaj prokurorit.
5 Korrik 2021, 07:42 -
Pushuesit kthehen nga bregdeti jugut, fluks makinash në aksin Radhimë-Vlorë (VIDEOLAJM)
Qytetarët janë përballur edhe ditën e sotme me radhë të gjata kilometrike në aksin Radhimë-Vlorë. Që prej nisjes së sezonit turistik dhe temeraturave të larta që është përfshirë vendi ynë, qytetarët zgjedhin të kalojnë fundjavën në brigjet e bregdetit shqiptar. Mbyllja e fundjavës i përball qytetarët me tarfik të lënduar pothujase në të gjitha akset që të lidhin me kryeqytetin.
4 Korrik 2021, 20:51 -
Aksidenti tragjik në Vlorë që 'shoi' familjen Gushi, del ekspertiza! 'Audi' me shpejtësi 160 km/orë, 50 km mbi shpejtësinë e lejuar
Ka dalë ekspertiza e aksidentit tragjik që u regjistrua disa ditë më parë në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi. Gazetari i "Report TV", Arsen Rusta, bën me dije se Igli Madani ka qenë duke lëvizur në rrugë me shpejtësi 160 km/orë, 50 km më shumë se sa shpejtësia e lejuar, pasi në atë aks, maksimumi i shpejtësisë është 110 km/orë.
4 Korrik 2021, 10:28 -
Plagosi motrën me çifte 2 ditë më parë, arrestohet 63 vjeçari në Vlorë
Arrestohet 63 vjeçari Seit Danaj, i cili dy ditë më parë ka plagosur me çifte motrën e tij Bukuroshe Hoxha rreth 66 vjeçe në Vlorë, duke e qëlluar në këmbë dhe më pas u arratis në pyll, me armën e krimit me vete
4 Korrik 2021, 09:40 -
-
-
Vëllai plagos me çifte motrën në Vlorë! Autori ishte i dehur, pasi e qëlloi në këmbë mori armën dhe u arratis në pyll! Policia kontrolle me dron
Vëllai ka plagosur motrën e tij me armë gjahu në fshatin Bishan në Vlorë. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se ka qenë Seit Danaj, 60 vjeç ai që ka plagosur me armë gjahu çifte motrën e tij Bukuroshe Hoxha rreth 66 vjeçe duke e qëlluar në këmbë.
2 Korrik 2021, 16:46 -
-
4 'të penduar' zbërthejnë organizatën e trafikut të drogës, drejtohej nga familje mafioze në Vlorë e Kavajë! SPAK 38 urdhër-arreste, mes tyre prokurorë, zyrtarë policie dhe ish-shoqërues të Tahirit! Report Tv zbardh 28 emrat
4 bashkëpunëtorë të drejtësisë kanë dhënë informacione 'të arta' dhe kanë shkatërruar një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit me detyrën dhe pastrimit të parave, ku si rezultat janë lëshuar 38 urdhër-arreste, mes tyre prokurorë, drejtues policie dhe zyrtarë. Deri tani janë zbuluar emrat e IIirjan Balla, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit; Prokurori i Vlorës Maksim Sota; ish-oficeri i policisë, Festim Lelaj, si dhe Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajë. Të arrestuar edhe 2 shoqërues të Sajmir Tahirit.
2 Korrik 2021, 07:29 -
Aksidenti që shoi familjen në Fier-Vlorë, shefi i Rrugores tregon detaje shokuese: E përfshirë edhe një makinë e tretë! Ja shpejtësia mesatare, frenoi 63 metra
Shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili, foli për një makinë të tretë, një AUDI Q7, e cila edhe ajo ishte duke ecur me shpejtësi skëterrë, është parakaluar nga Madani, i cili më pas ka goditur nga mbrapa mjetin që po udhëtonte famija Gushi
1 Korrik 2021, 22:30 -
Plazhi i Hidrovorit në Vlorë 30 vjet i mbuluar nga plehrat, kryetari i Këshillit të Qarkut: Sot nisi aksioni i pastrimit
Një nga plazhet publike më me hapësirë në Vlorë, ai i Hidrovorit prej 30 vjetësh nuk ka njohur asnjë investim, ndërsa rëra është e mbushur me mbeturina. Por sot kryetari I Këshillit të Qarkut njoftoi nisjen e aksionit të pastrimit dhe premtoi se shpejt do te nisin edhe investime te tjera.
1 Korrik 2021, 17:57 -
-
-
-
Dje bojkotuan takimin e thirrur nga Leli, këshilltarët e bashkisë në Vlorë zhvillojnë mbledhjen sot para teatrit 'Petro Marko'! Miratohen pikat e rendit të ditës
Vijon ngërçi i komunikimit mes këshilltarëve të bashkisë së Vlorës dhe kryetari të bashkisë Dritan Lelit. Anëtarët e këshillit bashkiak ashtu siç kishin paralajmëruar janë mbledhur sot për të zhvilluar mbledhjen në ambientet e teatrit 'Petro Marko', por dyert e tij janë mbyllur sërish. Anëtarët e Këshillit bashkiak, kanë vendosur që ta zhvillojnë mbledhjen jashtë teatrit, në ambient të hapur në rendin e ditës
30 Qershor 2021, 10:21 -
Ekskluzive/Skica e aksidentit tragjik në Vlorë, shpejtësia skëterrë e 'Audi A8' shtyu 'Toyota-n' me familjen e emigrantëve 33 metra jashtë rrugës
Shpejtësia skëterre e mjetit “Audi A8” e drejtuar nga Igli Madani në autostradën Fier-Vlorë bëri që familja Gushi, dy prindërit dhe dy vajzat e mitura 14 dhe 9 vjeçare, ta kishin atë udhëtimin e tyre të fundi. Report Tv ka siguruar skicën e aksidentit tragjik në Vlorë, ku nga përplasja e fortë që “Audi” bëri me “Toyota”, e nxori makinë, ku udhëtonte familja, 33 metra jashtë rruge.
30 Qershor 2021, 10:06 -
Dalin pamjet e aksidentit, makina humb kontrollin nga shpejtësia dhe përfundon në dyqanin e luleve në Vlorë
Ky është edhe momenti ku Golf 5 përfundon në dyqanin e luleve në Vlorë. Pamjet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë të biznesit përball dhe dallojnë fare qartë se automjeti nga shpejtësia e tepërt s'ka mundur të frenoj në kohë
30 Qershor 2021, 09:12 -
-
'Dhëndri iku pa paguar'/ Italiani bën dasmën në Vlorë dhe paguan me çek fals! Denoncon hoteli: Akomodoi për një javë dasmorët
Në Vlorë, një italian i ka bërë gjëmën një hoteli. Ai është martuar me një shqiptare në një ceremoni të madhe, duke akomoduar për një javë dasmorët në hotel dhe ka paguar me çek fals. Denoncimin e ka bërë vetë hoteli në Facebook.
29 Qershor 2021, 22:04