-
-
-
-
I humbur prej 8 ditësh, gjendet i vrarë me armë në banesë 46-vjeçari në Vlorë! Pas një konflikti në Kosovë i mbajtën pasaportën, u kthye ilegalisht në Shqipëri! E ëma e gjeti të vdekur në shtëpi
Altin Alikaj është vrarë me armë zjarri, por ende rrethanat e ngjarjes janë shumë të paqarta.Viktima ka një plagë në kokë, teksa familjarët pretendojnë se vrasja e 46-vjeçarit ishte e mirëorganizuar. Sipas tyre, autori apo autorët kanë helmuar qentë e komshinjve, në mënyrë që të mos lehnin për të sinjalizuar futjen e tyre në banesë.
19 Shkurt 2022, 11:14 -
20 egjiptianë punojnë në sektorin e peshkimit në Vlorë, kapiteni Muhamed Mansuri flet për Report Tv: Jam i kënaqur, paguhem 800 dollarë në muaj
Mungesa e punëtorëve ka detyruar pronarët shqiptarë të anijeve të peshkimit të marrin peshkatarë nga Egjipti. Muhamedi na ka rrëfyer eksperiencën si kapiten anije në Triport të Vlorës.
18 Shkurt 2022, 15:55 -
-
Vlorent Xhafaj me “Moxart” dhe “Schuman” në arturbinë, solisti francez: Muzikantët e njohur i duhen Shqipërisë
Vihen në skenën e “Arturbinës” 2 kryevepra të Moxart dhe Schuman. Vlorent Xhafaj tregon për “Report Tv” se Koncerti i Schumanit për violinë u vu për herë të parë në skenë gjatë diktaturës. Ndërsa francezi Nicolas Bone, thotë se emrat e njohur duhet t’i rikthehen vendit.
17 Shkurt 2022, 17:32 -
'Unë jam Donaldi', dhjetëra motoristë nisen me 'zhurma' drejt Vlorës! Ç'po kurdis Romeo këtë herë? (VIDEO)
Në ditë përpara finales së shumëpritur të "Big Brother" dhjetëra motoristë me bulza të stampuara "Unë jam Donaldi" me në krye Romeon janë nisur drejt qytetit të Vlorës për të pritur aty shpalljen e fituesit.
17 Shkurt 2022, 15:58 -
Qëllon në ajër në gjendje të dehur tek ish-Fusha e Aviacionit në Vlorë! Autori para një muaj kishte dalë nga burgu (VIDEO)
Pas raportimit të të shtënave policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke vënë në pranga Ervis Dollanin, i cili kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu.
14 Shkurt 2022, 18:47 -
-
-
Gjendet i riu Selim Lloçja në Vlorë! Hyn befas në transmetim live në ‘Pa Gjurmë’: Më fal vëlla e bëra nga e keqja (VIDEO)
Pas 10 ditëve i humbur gjendet 33-vjeçari Selim Lloçja në Vlorë. Hyrja befas live në studion e ‘Pa Gjurme’ në Report TV përloti të vëllain Agimin, i cili nuk përmbajti dot emocionet. Lotët dhe përqafimet mes dy vëllezerve përmbyllën me sukses misionin këtë të premte.
11 Shkurt 2022, 18:05 -
U dënua me 21 vite burg, intervista e Izet Haxhisë: Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin, kush e qëlloi! Çfarë më tha Fatmir Haklaj një ditë para vrasjes dhe pse kishte ardhur në Tiranë
Kjo pjesë është shkëputur nga cikli i intervistave të gazetës Dita me dëshmitarët dhe të dënuarit për vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia, i dënuar për vrasjen, ndodhet aktualisht i ekstraduar në Shqipëri në pritje të rihapjes së këtij procesi.
11 Shkurt 2022, 13:28 -
Autostrada lë në hije rrugën nacionale Fier-Vlorë, po degradohet plotësisht! Banorë të zonës vuajnë pasojat e mos investimit
Me ndërtimin e autostradës, aksi Fier-Vlorë u kthye në rrugë fshati edhe pse mban ende statusin rrugë nacionale. Prej 15 vitesh pa asnjë investim ajo po degradon plotësisht, ndërsa pasojat i vuajnë qindra banorë të fshatrave të dy qarqeve
11 Shkurt 2022, 12:48 -
Sezoni i kultivimit të kanabisit, policia e Vlorës kontrolle në ambientet e mbyllura për të goditur prodhimin e bimëve narkotike
Policia e Vlorës po zhvillon një kontroll masiv në ambientet e mbyllura për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kontrollet janë fokusuar në objekte të braktisura, sera, magazina në të gjithë territorin e qarkut të Vlorës
11 Shkurt 2022, 12:17 -
Mbrohet mjedisi dhe reduktohet trafiku, Bankers Petroleum transporton të gjithë naftën e prodhuar me tren! Në hekurudhë 3 lokomotiva, 33 vagonë, të sigurt me standardet e BE
Eksporti i naftës bruto të prodhuar në vendburimin Patos-Marinëz në Portin e Petroliferës, Vlorë, tashmë bëhet i gjithi nëpërmjet sistemit hekurudhor. Kompania Bankers Petroleum Albania konfirmon se e gjithë sasia e naftës bruto që shitet në tregun e eksportit, transportohet me tren, duke anashkaluar plotësisht transportin rrugor me kamionë.
8 Shkurt 2022, 12:48 -
Rishfaqet Liri Berisha, del në podium në Vlorë duke bërë fushatë për ‘Foltoren’
Liri Berisha, e cila që pas humbjes së zgjedhjeve në 2013 nga Sali Berisha dhe ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, ishte larguar nga sfera e jetës politike dhe publike, ndërsa është shfaqur së fundmi në mbështetje të Foltores, duke mbajtur fjalime para demokratëve. Bashkëshortja e ish-kryeministrit, e shpallur edhe ‘non grata’ nga SHBA po i vjen në ndihmë përpjekjeve të Sali Berishës për ta marrë Partinë Demokratike
7 Shkurt 2022, 07:39 -
Vlorë, qytetarë të shumtë i gëzohen motit të bukur, shëtitje në bregdet: Të rinjtë të braktisin kafenetë
Ka mjaftuar rritja vetëm me një gradë e temperaturave këtë fundjavë dhe Vlora popullohet në bregdetin e plazheve .Këtë fundjavë përgjatë plazhit të vjetër të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë preferuar shëtitjet në këtë bregdet si një terapi për një shëndet të plotë.
6 Shkurt 2022, 15:36 -
'Kur kam intervistuar unë Mozzikun, t'i bëje patinazh në Vlorë', Einxhel prapë sherr me Donaldin: Je shumë e ulët
Spektakli i Big Brother ka nisur me diskutime nga sherri që nisi puntatën e kaluar mes Einxhel dhe Donaldit, pasi ajo tha se ku ka punuar me aktorin ai nuk e ka paguar.Që nga ky moment nisën një sërë akuzash, ku ndër të tjera Einxhel tha se Donaldi është bërë i famshëm vetëm nga e dashura
4 Shkurt 2022, 22:15 -
-