-
-
Pas 10 ditësh më në fund një helikopter për shuarjen e zjarreve duket në qiellin e Vlorës! Për pak orë vendos nën kontroll disa nga vatrat më të mëdha! Ende asnjë përgjigje për vonesën dhe dëmet
Sot në qiellin e Vlorës pas më shumë se 10 ditësh flakë dhe tym është dukur më në fund një helikopter me mision për të fikur zjarret. Helikopteri në vetëm pak orë punë ka bërë shumë, janë vënë nën kontroll vatrat më të mëdha të zjarreve dhe tashmë po punohet me intensitet për fikjen përfundimtare të tyre. Por duhet thënë se në Karaburun, Tragjas dhe zonën e Kuçit ka ende flakë dhe tym dhe luftë me zjarret!
1 Gusht 2021, 08:52 -
-
-
Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë përpara komisariatit të policisë, kërkojnë ndryshimin e masave anti-COVID: Të zgjatet orari i muzikës deri në mesnatë
Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë janë sërish të pakënaqur në lidhje me masat anti-COVID, ndërsa kanë dalë sot përpara komisariatit të policisë Vlorë.
31 Korrik 2021, 20:15 -
-
-
-
Vlora në flakë prej 10 ditësh, zv.ministrja e Mbrojtjes Bici e pranon: Helikopterët janë në remont! Zjarret të ishin parandaluar nga pushteti vendor
Në pikun e sezonit të zjarreve për shkak të thatësirave dhe temperaturave të larta dhe në një kohë kur Vlora prej 10 ditësh po digjet nga zjarret, helikopterët që mundësojnë ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e flakëve janë dërguar për remont. Atëherë kur helikopterët duhen pikërisht për shuarjen e flakëve sidomos në terrene të vështira, ata nuk janë të disponueshëm duke lënë plotësisht zbuluar nevojat për ndërhyrje.
31 Korrik 2021, 15:23 -
-
-
-
-
-
Vlorë/ Zjarr në Tragjas, Radhimë e Karaburun! Digjen qindra hektarë me shkurre e pemë! Flakët përpijnë hyrjen e Ksamilit! Punonjësit 'luftojnë' me mjete rrethanore
Prej disa ditësh tashmë, zjarret kanë 'pushtuar' sipërfaqe të tëra në Vlorë, ku në Karaburun, Tragjas e Radhimë, po digjen hektarë të tërë me bimësi e pyje. Flakët në gadishullin e Karaburunit vijojnë prej 4 ditësh tashmë, ndërsa situata mbetet mjaft kritike, pasi rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë. Tymi i zi ka "pushtuar" edhe Ksamilin.
30 Korrik 2021, 10:02 -
-
Fshehu miliona/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari Ken Dhima, bëmat e ‘rebelit’ të Vlorës nga shpërthimi kundër Soros tek përleshjet e fundit në gjykatë
Komisioni i Vettingut i jep fund karrierës 18-vjeçare të gjyqtarit Ken Dhima në drejtësi, rezultoi me dhurata, konflikt interesi dhe me pasuri të pajustifikuar me vlerë 600 mijë USD. Dyshime se fshehu edhe dy pasuri 300 mijë euro. I shpëtoi dy herë shkarkimit në 2014 dhe 2018, u kallëzua për pasurinë, por dosja e tij u mbyll.
29 Korrik 2021, 19:27 -
-
Po transportonte 12 sirianë me premtimin për t’i çuar drejt vendeve të BE kundrejt shpërblimit monetar, në pranga 42-vjeçari në Vlorë
Policia e Vlorës në zbatim të planit për të “goditur” rastet e transportimit të paligjshme të emigrantëve për kalimin e kufirit, ka vënë në pranga një 42-vjeçar.
29 Korrik 2021, 11:43 -
-
Zjarri 'pushton' Karaburunin, punonjësit e ADZM 'luftojnë' me mjete rrethanore, 2 orë në këmbë për të pirë ujë! Në Radhimë rrezikohen bizneset e banesat, në flakë dhe Mali i Kuçit
Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Radhimës në Vlorë, ku rrezikohen biznese dhe banesa. Ndërkaq vijon të jetë aktiv zjarri edhe në gadishullin e Karaburunit. Edhe pse punonjësit e zonave te mbrojtura (ADZM) kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për fikjen e zjarrit dhe normalizimin e situatës, gjendja vijon të jetë problematike pasi në zonën mbi kishën e Marmiroit në Orikum flakët janë aktivizuar serish.
29 Korrik 2021, 08:23