-
Vihen nën kontroll flakët në Fushë-Arrëz, largohet rreziku për banesat! Rama: 13 vatra zjarri aktive në vend
Janë vënë nën kontroll flakët në Fushë-Arrës, duke larguar rrezikun për banesat. Ndërkohë 13 vatra zjarri janë aktive në vend,por fatmirësisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.
4 Gusht 2021, 19:28 -
Nesër temperatura deri në 38 gradë C, mbetet i lartë kërcënimi nga zjarret, IGJEUM: Fieri, Vlora dhe Gjirokastra, qarqet më të rrezikuar
Duket se normalizimi i situatës së krijuar nga zjarret në vend nuk do të ndihmohet nga moti, ku temperaturat e larta që pritet të jenë prezente ditën e nesërme, rrisin edhe më tej kërcënimet.
4 Gusht 2021, 16:49 -
-
Merr flakë një banesë në Dukat të Vlorës, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike! Banorët e fshatit në ndihmë për shuarjen e flakëve
Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Dukat të Vlorës. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa fatmirësisht brenda në banesë nuk ka persona.
4 Gusht 2021, 15:37 -
-
-
Abuzim me tenderat e ndërtimit të komisariateve, drejtori i Monitorimit në Ministrinë e Brendshme Ferdinand Tarazhi nën hetim nga SPAK! U kallëzua me 4 kolegë të tjera nga KLSH
Me Tarazhin janë kallëzuar edhe 4 anëtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme. Report Tv mëson se SPAK ka nisur hetimet për këtë rast dhe ka kërkuar sekuestrimin e praktikave për rikonstruksionin e komisariateve Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe Komisariatit nr. 4 në Tiranë.
4 Gusht 2021, 12:09 -
-
Vlorë/Në Karaburun vijon 'beteja' me flakët, shpëtohet Parku i Llogarasë, shuhet zjarri në gjirin e Gramës! Aktive vatra mbi bazën e Pashalimanit! 3 helikopter ndërhyjnë nga ajri
Pas 12 ditësh "luftë", flakët nuk janë "bindur" në Vlorë dhe vijojnë të "përpijnë" pyjet dhe kullotat. Në ditën e nëntë të zjarreve në Karaburun sot situata paraqitet më e qetë, konkretisht në shtëpitë afër fshatit Dukat i Ri ashtu dhe në Pashaliman, ku situata ishte më e rënduar
4 Gusht 2021, 08:02 -
-
-
-
-
'Pas zbulimit të anijes amerikane me urdhër nga Ministria e Mbrojtjes, u hap zjarr dhe…'/ Dëshmia e rrallë e ish–shefit të Ndërlidhjes së Sazanit, për incidentin e ’82-it
Memorie.al publikon historinë e panjohur të ndodhur në mesnatën e 21 tetorit të vitit 1981, kur një nga repartet ushtarake të ‘Baterisë bregdetare’ të dislokuara në Gjirin e Vlorës, raportuan se në ujërat teritoriale shqiptare, jo shumë larg Kepit të Gjuhëzs, kishin zbuluar periskopin e një “objekti armik” dhe pas kësaj me urdhër të Komandës së Flotës Luftarake-Detare në Ministrisë e Mbrojtjes në Tiranë, u ngritën në alarm luftarak të gjitha repartet ushtarake dhe ato të Flotës Detare të dislokuar për gjatë gjithë Gjirit të Vlorës.
3 Gusht 2021, 08:29 -
Zjarret të 'pabindur' në Vlorë, Haki Çako ‘detyrohet’ të braktisë pushimet, sot tre helikopterë në ajër! Peleshi, u kërkon ndihmë të huajve: Situata është serioze, do përdorim helikopterë privatë
As në ditën e dytë 1 helikopter i vetëm nuk ka mundur që t'i shuajë flakët që kanë përpirë prej më shumë se 10 ditësh pyjet në Vlorë duke shkaktuar dëme kolosale. Teksa u pa që situata po dilte tërësisht jashtë kontrollit dhe se shuarja e flakëve ishte e pamundur që të bëhej me mjete rrethanore, ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile pas presionit të madh nga mediet më në fund janë vënë në lëvizje
3 Gusht 2021, 07:31 -
Zjarret në vend, Rama: Angazhimi nga Forcat e Ushtrisë meriton respekt! Meta: Situata po precipiton shumë rrezikshëm, Haki Çako sjellje të papranueshme, të rikthehet urgjentisht në detyrë!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën me zjarret në vend, ku prej ditësh tashmë, flakët vijojnë të ‘përpijnë’ hektarë të tërë me pemë e shkurre. Në lidhje me situatën ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili kërkon që të merren masa, ndërsa dënon sjelljen e Kreut të Emergjencave Civile, Haki Çakos, i cili vijon pushimet edhe pse vendi ndodhet në këtë situatë.
2 Gusht 2021, 16:16 -
-
Vlorë/ Për të shtatën ditë radhazi zjarret djegin kurorën e gjelbër të Karaburunit, sot dita e dytë e ndërhyrjes nga ajri, helikopteri hedh mbi 300 mijë litra ujë, situata problematike! Zjarr edhe në Tragjas, Radhimë e Kuç
Situata e zjarreve vijon të mbetet kritike në Vlorë. Edhe këtë të hënë është nën flakë Karaburuni, një prej vatrave më të mëdha në këtë qark aktive prej 7 ditësh. Ndërhyrja nga ajri për të dytën ditë radhazi nuk ka mundur që ta shuajë këtë vatër të rrezikshme që vijon të mbetet ende problematike.
2 Gusht 2021, 07:34 -
Ndërhyrje nga ajri pas 10 ditësh për shuarjen e zjarreve, prefekti i Vlorës: Nën kontroll vatra e Dukatit, në Karaburun situata problematike nga era e fortë! Helikopteri rinis punën nesër
Ndërhyrja nga ajri me helikopter ditën e sotme ka sjellë një përmirësim të situatës së zjarreve në zonën e Dukatit dhe atë të Karaburunit, dy nga vatrat më të vështira në Vlorë që janë aktive prej më shumë se 10 ditësh, ndërsa nuk ka asnjë reagim për vonesën në ndërhyrje nga ajri dhe dëmet e shkaktuara. Helikopteri i ardhur pas remontit ka punuar gjatë ditës së sotme në të dyja vatrat atë të Dukatit dhe Karaburunit deri në orët e pasdites, ndërsa pritet që të rinis sërish punën nesër.
1 Gusht 2021, 19:04 -
-