-
-
Zjarri vë 'para' pyjet në Voskopojë, tymi 'mbytës' për turistët! Vatër e rrezikshme në Gorrisht të Vlorës! Ndërhyrje nga ajri në Dukat, Karaburun e në Majën e Rrunës në Kukës
Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet në Voskopojë, në zonën midis Krushovës dhe Shipskës. Një tjetër vatër e rrezikshme e aktivizuar që prej pasdites është edhe në Gorrisht të Vlorës, pranë puseve të naftës.
8 Gusht 2021, 07:43 -
Zjarret/ 7 vatra aktive, kritike situata në Dukat të Vlorës, flakët me ndihmën e erës kanë marrë përmasa të frikshme, 200 trupa në terren! E vështirë gjendja edhe në Kalimash e Mirditë
Në Dukat të Vlorës minutat e fundit raportojnë se ka një përkeqësim të ndjeshëm të situatës. Të ndikuara nga era e fortë në zonën Dukatit flakët kanë marrë përmasa të frikshme. Një vatër e rrezikshme paraqitet ajo në fshatin Thirrë, në bashkinë Mirditë, ku zjarri ka përparuar dhe mund të ketë edhe ndërhyrje nga ajri.
7 Gusht 2021, 19:29 -
Me 192 km/h dhe të dehur në timon, 'fluturojnë' 39 patenta, arrestohen 11 drejtues mjetesh në 24 orë në aksin Levan-Vlorë
Vetëm në 24 orët e fundit gjatë monitorimit me radarë e patrulla policie në aksin Levan-Vlorë janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe janë hequr 39 patenta për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
7 Gusht 2021, 14:36 -
-
Heroi i tërmetit, zjarrfikësi Luan Kapaj për Report Tv: Na kanë lënë në mëshirë të fatit, s'kemi veshje mbrojtëse! Na premtuan që pagat për orët shtesë do i marrim në muajt në vijim
Zjarrfikësi hero, Luan Kapaj, i cili rrezikoi jetën teksa po shpëtonte nga rrënojat e tërmetit të 26-nëntorit disa qytetarë dhe u dekorua edhe nga kryeministri Edi Rama për kontributin e tij, prej javësh po 'lufton' me flakët në zonë e Dukatit dhe Karaburunit në Vlorë në kushte të vështira. Në një intervistë për Report Tv, zjarrfikësi Kapaj shprehet se atij dhe kolegëve të tij nuk u mungon as guximi dhe as përvoja për të luftuar me flakët, por mjetet mbrojtëse duke vijuar që nga veshja, kokorja, maska që të mund të sigurojnë jetën e tyre fillimisht dhe më pas të ndërhyjnë sa më shumë në zonën e rrezikut.
7 Gusht 2021, 13:51 -
-
Denoncimi i Report Tv për orët shtesë të zjarrfikësve të Vlorës/ Dje e mohoi, Leli e pranon sot: Paratë nuk i kanë marrë për arsye të kufizimeve ligjore, do paguhen për të gjitha
Një ditë më parë e mohoi, ndërsa sot, kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka konfirmuar lajmi e 'Report Tv, duke pranuar se zjarrfikësit në Vlorë, prej dy muajsh nuk kanë marrë paratë që i takojnë për orët shtesë të punës. Sipas Lelit, kufizimet ligjore janë bërë pengesë që zjarrfikësit, të cilët janë heronjtë e këtyre ditëve të vështira ku ndodhet vendi me flakët, të bëhen pengesë që ata të mos shpërblehen për mundin dhe sakrificën e tyre.
7 Gusht 2021, 11:39 -
Zjarret në Mashkullorë, Qesorat e Llovinë të Gjirokastrës, nën hetim 3 persona! Procedohet edhe një 73-vjeçar në Lezhë! Shpallet në kërkim 42-vjeçari që i vuri flakën fshatit Gjormë
Vendi është përfshirë nga zjarret nga veriu në jug, ku shkak, në pjesën më të madhe të rasteve duket se është dora e njeriut dhe jo temperaturat e larta. Katër persona janë vendosur nën hetim ditën e sotme në Gjirokastër dhe një tjetër në Lezhë, të dyshuar si autorë të zjarreve që dogjën sipërfaqe të tëra me pemë e shkurre.
7 Gusht 2021, 10:57 -
Vlorë/ Shuhen zjarret në Dukat dhe në Gjirin e Gramës! Karaburuni digjet prej më shumë se 2 javësh, ende vatra aktive! Vijon operacioni me helikopterin e ardhur nga Holanda
Gadishulli i Karaburunit vijon të digjet nga flakët prej më shumë se 2 javësh tashmë, ndërsa fatmirësisht pasditen e sotme u bë e mundur shuarja e zjarreve në Dukat dhe në Gjirin e Gramës.
7 Gusht 2021, 08:11 -
Vlorë, 4 ushtarakë në spital pasi janë helmuar nga ushqimi! Nuk kanë probleme serioze
Paraqiten në urgjencë disa ushtarakë që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Disa kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në qendrën shëndetësore Orikum dhe më pas janë ccuar në urgjencën e Vlorës.
6 Gusht 2021, 21:46 -
-
Vijnë 56 mijë vaksina Pfizer, shkon në 1.7 milionë totali! Vijojnë të rriten infektimet me COVID, 149 raste dhe 1 viktimë në 24 orë
Vijojnë të rriten infektimet me COVID në vendin tonë pas shfaqjes së variantit Delta. Në 24 orët e fundit janë shënuar 149 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID. Ka mbërritur në vendin tonë një tjetër sasi vaksinash kundër koronavirusit. Sapo kanë ardhur edhe 56,160 vaksina Pfizer.
6 Gusht 2021, 18:45 -
U shuan në aksidentin tragjik në Vlorë, të afërmit ndërtojnë përkujtimore për familjen Gushi! Dy arushë, fotografi dhe fjalë rrëqethëse
Një përkujtimore me mesazhe sensibilizuese është ndërtuar në autostradën Fier-Vlorë në vendin ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, si pasojë e një aksidenti të rëndë
6 Gusht 2021, 17:47 -
Zjarrfikësit, heronjtë në 'luftën' me flakët në Vlorë, por Bashkia i ka lënë pa paga, 2 muaj që s'marrin paratë për orët shtesë! Leli pretendon se kaluan në datë 4, rrëzohet nga zjarrfikësit
‘Heronjtë’ e ditëve të fundit në Vlorë që po luftojnë në çdo moment me flakët e zjarrit nuk janë paguar për orët shtesë të punës. Bashkia e Vlorës prej dy muajsh nuk i ka paguar 35 zjarrfikësit e qytetit për 178 orët e gatishmërisë, teksa disponon për këto pagesa fondi prej 55 mln lekë të vjetra për vitin 2021.
6 Gusht 2021, 08:54 -
Zjarri në Gumenicë të Vlorës, Nënkolonel Muka për Report TV: S'ka banesa të djegura në këtë fshat, banorët u evakuuan të gjithë! Era në disfavorin tonë, shpresojmë të mos riaktivizohet vatra
Zjarri në Gumenicë, që ka ardhur nga fshati Gjorm i Vlorës duket se është neutralizuar dhe se aktualisht nuk ka asnjë rrezik për banesat, ndërsa të gjithë banorët u evakuuan në kohë për të mos rrezikuar jetën. Në një intervistë për Report Tv, Nënkolonel Dritan Muka tha se në këtë fshat nuk ka asnjë banesë të djegur dhe se është bërë e mundur neutralizimin e 6 vatrave që rrezikonin seriozisht banesat në këtë fshat.
5 Gusht 2021, 19:53 -
-
-
Zjarret në Gjormë e Gumenicë të Vlorës, digjen disa banesa, neutralizohet rreziku për të tjerat! Shuhen shumica e vatrave në Karaburun, ‘shpëton’ Llogaraja
Vlora vijon "betejën" me flakët në ditën e 14-të të zjarreve dhe situata është ende serioze. Një zjarr i frikshëm u përhap dje me shpejtësi në fshatrat Gjormë dhe Gumenicë. Zjarri dogji disa shtëpi të vjetra të pabanuara, ndërkaq "flakët" "përpinë" dhe disa stane e ullishte. Falë ndërhyrjes nga ajri dhe toka u bë e mundur neutralizimi i rrezikut për djegien e banesave të tjera. Po ashtu janë shuar pjesa më e madhe e vatrave në Karaburun, duke larguar rrezikun për përfshirjen e Llogarasë nga flakët.
5 Gusht 2021, 08:41 -
‘Mbrojtja’ bën bilancin, situata me zjarret nga veriu në jug! Në Vlorë 'lufta' për Karaburunin, vatra të reja në Shkodër, Fier dhe Elbasan
Në të gjithë vendin gjithsej janë aktive 16 vatra zjarri. Kështu bëhet me dije në bilancin e Ministrisë së Mbrojtjes për situatën e zjarreve nga veriu në jug
5 Gusht 2021, 07:18 -