-
-
-
Policia aksion anti-kanabis në fshatrat e thella të Vlorës, operacioni pas evidentimit të parcelave nga dronët dhe helikopterët
Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion anti-kanabis ditën e sotme në zonën e Lumit në qytetin bregdetar, ndërsa mësohet se janë evidentuar disa parcela të mbjella me drogë. Aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele dhe vijon ende, ndërsa janë përfshirë me dhjetëra forca të Policisë të komisariatit të Vlorës.
4 Korrik 2021, 11:23 -
Megaoperacioni ‘Shpirti’/ Trafikantët i paguanin qiranë, KLP vendos nesër për ‘fatin’ e prokurorit Maksim Sota, pritet të pezullohet nga detyra
KLP do të mbildhet ditën e nesërme për të vendosur për “fatin” e Prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, i cili u arrestua gjatë megaoperacionit ‘Shpirti’ dhe aktualisht ndodhet në ‘arrest shtëpie’.
4 Korrik 2021, 10:32 -
Aksidenti tragjik në Vlorë që 'shoi' familjen Gushi, del ekspertiza! 'Audi' me shpejtësi 160 km/orë, 50 km mbi shpejtësinë e lejuar
Ka dalë ekspertiza e aksidentit tragjik që u regjistrua disa ditë më parë në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi. Gazetari i "Report TV", Arsen Rusta, bën me dije se Igli Madani ka qenë duke lëvizur në rrugë me shpejtësi 160 km/orë, 50 km më shumë se sa shpejtësia e lejuar, pasi në atë aks, maksimumi i shpejtësisë është 110 km/orë.
4 Korrik 2021, 10:28 -
Plagosi motrën me çifte 2 ditë më parë, arrestohet 63 vjeçari në Vlorë
Arrestohet 63 vjeçari Seit Danaj, i cili dy ditë më parë ka plagosur me çifte motrën e tij Bukuroshe Hoxha rreth 66 vjeçe në Vlorë, duke e qëlluar në këmbë dhe më pas u arratis në pyll, me armën e krimit me vete
4 Korrik 2021, 09:40 -
‘Shpirti’/ Anëtarët e organizatës së trafikut të drogës, nga prokurorë te zyrtarë policie e ish-shoqërues të Tahirit para gjykatës! GJKKO konfirmon masat, 24 në burg
28 të arrestuarit e megaoperacionit “Shpirti” përmes të cilit u shkatërrua një organizatë e mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, dolën para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. GJKKO ka konfirmuar të gjitha masat e mëparshme, duke lënë në burg 24 prej tyre dhe 4 në 'arrest shtëpie'.
4 Korrik 2021, 09:24 -
-
Operacioni ‘Shpirti’/Dy-ish shoqëruesit e ish ministrit Saimir Tahiri trafikuan 1 ton kanabis të sekuestruar në Itali dy vlonjatëve
Zbardhen detaje nga hetimet e operacionit “Shpirti” që çoi në pranga 38 persona, mes të cilëve prokurorin shqiptar Maksim Sota, por edhe dy truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
3 Korrik 2021, 15:02 -
Operacioni 'Shpirti'/ ‘Makina, rrushi, shezllone, dokumente’, zbardhen kodet e përgjimit mes bisedimeve të organizatës kriminale për transfertat e parave dhe dërgesat e drogës
4 'të penduar' që më pas u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë, të katërt në rangje të larta të grupeve mafioze e kriminale, i kanë dhënë 'dorën' më të madhe SPAK-ut i cili ka goditur në shenjë dhe ka shkatërruar një organizatë të mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike
3 Korrik 2021, 11:41 -
-
Vëllai plagos me çifte motrën në Vlorë! Autori ishte i dehur, pasi e qëlloi në këmbë mori armën dhe u arratis në pyll! Policia kontrolle me dron
Vëllai ka plagosur motrën e tij me armë gjahu në fshatin Bishan në Vlorë. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se ka qenë Seit Danaj, 60 vjeç ai që ka plagosur me armë gjahu çifte motrën e tij Bukuroshe Hoxha rreth 66 vjeçe duke e qëlluar në këmbë.
2 Korrik 2021, 16:46 -
-
Operacioni 'Shpirti'/ Detajet nga dosja, Maksim Sota, prokurori i Vlorës garoi edhe për SPAK! Trafikantët i paguanin qiranë, rrinte në një shtëpi me të penduarin e drejtësisë
Report Tv ka mësura nga dosja që ka SPAK në lidhje me operacionin ‘Shpirti’, rezulton se prokurori Maksim Sota me origjinë nga Lushnja dhe që ka jetuar në Vlorë ku punonte prokuror, qiranë e shtëpisë ia ka paguar grupi i Ilir Ducollarit. Po ashtu në dosje thuhet se prokurori kishte bashkëjetues në shtëpinë me qira në Vlorë trafikantin e drogës që sot për autoritetet është dëshmitar i drejtësisë.
2 Korrik 2021, 10:24 -
-
4 'të penduar' zbërthejnë organizatën e trafikut të drogës, drejtohej nga familje mafioze në Vlorë e Kavajë! SPAK 38 urdhër-arreste, mes tyre prokurorë, zyrtarë policie dhe ish-shoqërues të Tahirit! Report Tv zbardh 28 emrat
4 bashkëpunëtorë të drejtësisë kanë dhënë informacione 'të arta' dhe kanë shkatërruar një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit me detyrën dhe pastrimit të parave, ku si rezultat janë lëshuar 38 urdhër-arreste, mes tyre prokurorë, drejtues policie dhe zyrtarë. Deri tani janë zbuluar emrat e IIirjan Balla, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit; Prokurori i Vlorës Maksim Sota; ish-oficeri i policisë, Festim Lelaj, si dhe Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajë. Të arrestuar edhe 2 shoqërues të Sajmir Tahirit.
2 Korrik 2021, 07:29 -
Aksidenti që shoi familjen në Fier-Vlorë, shefi i Rrugores tregon detaje shokuese: E përfshirë edhe një makinë e tretë! Ja shpejtësia mesatare, frenoi 63 metra
Shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili, foli për një makinë të tretë, një AUDI Q7, e cila edhe ajo ishte duke ecur me shpejtësi skëterrë, është parakaluar nga Madani, i cili më pas ka goditur nga mbrapa mjetin që po udhëtonte famija Gushi
1 Korrik 2021, 22:30 -
Plazhi i Hidrovorit në Vlorë 30 vjet i mbuluar nga plehrat, kryetari i Këshillit të Qarkut: Sot nisi aksioni i pastrimit
Një nga plazhet publike më me hapësirë në Vlorë, ai i Hidrovorit prej 30 vjetësh nuk ka njohur asnjë investim, ndërsa rëra është e mbushur me mbeturina. Por sot kryetari I Këshillit të Qarkut njoftoi nisjen e aksionit të pastrimit dhe premtoi se shpejt do te nisin edhe investime te tjera.
1 Korrik 2021, 17:57 -
-
-